Ka nisur në Kuvend seanca e radhës plenare, ku deputetët e opozitës kanë zgjedhur të përcjellin mesazh në një mënyrë ndryshe.
Që në nisje, kur kreu i Kuvendit Niko Peleshi po prezantonte Rendin e Ditës, deputetët shpalosën pankarta ku shkruhej: CNN these people are no fake news! O jari kur do e japësh dorëheqjen? Armiku i Shqipërisë është Edi Rama.
Prej 11 ditësh vijon protesta e qytetarëve të cilët kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.
Ata kanë bërë thirrje kundër të gjithë kastës së vjetër politike, me thirrjen simbol të protestës “Rama në burg, Berisha në burg”.














