• Kontakt
Monday, June 8, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit

15:32 : 08/06/2026
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Sipas INSTAT, nga viti 2020 deri në vitin 2025, në Shqipëri janë miratuar mbi 7,600 leje ndërtimi, ndërsa sipërfaqja totale e ndërtimeve të reja ka kaluar 13 milionë metra katrorë.

Vetëm gjatë vitit 2025 u dhanë 1,158 leje ndërtimi, krahasuar me 970 në vitin 2024 dhe 1,336 në vitin 2023, ndërsa sipërfaqja e ndërtimit arriti në mbi 1.3 milionë m². Nga totali i lejeve të dhëna në vitin 2025, 93 leje u dhanë vetëm në Tiranë; e thënë ndryshe, 1 në 3 leje ndërtimi shkoi në kryeqytet.

Pas këtij bumi ndërtimor fshihet një tjetër realitet: miliona tonë mbetje inerte që prodhohen çdo vit, pa një sistem funksional për trajtimin, riciklimin apo depozitimin e tyre. Në mungesë të kontrollit dhe infrastrukturës së nevojshme, lumenjtë, periferitë urbane dhe hapësirat e gjelbra po kthehen gradualisht në venddepozitime informale të etheve të ndërtimit.

Dhimitër Papa, inxhinier ndërtues dhe projektues, sipas një përllogaritjeje të thjeshtë, thotë se vetëm nga ndërtimi i një pallati 10-katësh me një sipërfaqe prej 2,000 metrash katrorë gjenerohen rreth 37,000 ton inerte ose 1,020 kamionë.

Ku po shkojnë këto sasi të mëdha? Sa hapësirë ofrohet për depozitimin e tyre?

Lexo edhe:

‘Rama n’burg, Beneti n’burg’/ Shkodranët presin me protesta kryeministrin në hyrje të qytetit

Shqiptarët peticion për largimin e Ramës, firmosin mbi 450 mijë persona

Venddepozitimet e paligjshme

ACQJ iu drejtua Bashkisë Tiranë për venddepozitimet zyrtare të inerteve. Kjo e fundit deklaroi se aktualisht nuk ka landfille ose vende të tjera për depozitimin e mbetjeve inerte, me përjashtim të Landfillit të Sharrës, ku depozitohen të gjitha llojet e mbetjeve.

Të njëjtën pyetje ia drejtuam Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit. Në përgjigjen e saj, ajo tha se ekzistojnë vende të përkohshme për depozitimin e inerteve. Por, pavarësisht se ato cilësohen si të përkohshme, operimi i tyre ka tejkaluar afatin 180-ditor të parashikuar në vendimin e fundit të vitit 2025 për menaxhimin e mbetjeve inerte.

Lumi Erzen, 2020

Planifikuesja urbane Dorjana Musai thotë se mungesa e monitorimit dhe kontrollit është shkaku kryesor i tejkalimit të afateve ligjore për venddepozitimet e përkohshme.

Por a është ky problemi i vetëm në menaxhimin e mbetjeve inerte?

Nga vëzhgimet e kryera në terren janë identifikuar zona depozitimi të paligjshme, ku inertet hidhen lirisht dhe në mënyrë masive, në zona periferike të Kombinatit, përreth lumit të Tërkuzës në Zall Herr, pranë digës së Liqenit të Farkës dhe në shumë hapësira të tjera, ku depozitimet janë në volume më të vogla.

Lumi Erzen, 2026

Nuk kursehet as lumi Erzen, ku inertet kanë ndryshuar edhe rrjedhën e tij në mënyrë të dukshme. Vihet re se disa prej sasive të inerteve janë fshehur nën barishte.

Vend depozitimi inertesh pranë lumit Erzen

Në këto kushte, iu drejtuam Bashkisë Tiranë dhe Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit për një reagim zyrtar ndaj situatës. Deri në momentin e publikimit të këtij shkrimi, autoritetet zgjodhën të mos përgjigjeshin.

Vend depozitimi inertesh pranë lumit Erzen

Seleksionimi dhe mbingarkesa

Sipas të dhënave të Agjencisë Kombëtare të Ekonomisë së Mbetjeve (AKEM) për vitin 2025, nga 23 bashki që kanë venddepozitime, në 7 prej tyre nuk është raportuar asnjë sasi mbetjesh.

Vend depozitimi inertesh pranë lumit të Tërkuzës

AKEM shpjegon se në këto zona ka pak ndërtime dhe, si pasojë, edhe pak mbetje inerte. Për këtë arsye, ato janë hedhur dhe matur bashkë me mbetjet urbane.

Lumi i Tërkuzës. 2020

Por direktivat e Bashkimit Europian kërkojnë që mbetjet të ndahen sipas llojit, sidomos mbetjet e ndërtimit, me qëllim që 70% e tyre të riciklohen.

Në Shqipëri, vendimi për menaxhimin e mbetjeve inerte, i miratuar në vitin 2025, ka sjellë ndryshime në mënyrën e klasifikimit të tyre, gjë që reflektohet edhe në terren.

Lumi i Tërkuzës. 2026

Për shembull, në Bashkinë e Fushë-Arrëzit dhe në njësinë administrative Qafë Mali, mbetjet inerte depozitohen në të njëjtin vend me mbetjet urbane, në zonën e quajtur “Kthesa e Krrabit”, rreth 3 kilometra larg qytetit.

Vend depozitimi inertesh pranë lumit të Tërkuzës

E njëjta situatë paraqitet edhe në fshatin Qafë Barak, pranë Hasit, ku mbetjet inerte janë të përziera me mbetjet urbane.

Pasojat mjedisore

Besjana Guri, aktiviste dhe drejtuese e organizatës mjedisore “Lumi”, thotë se përzierja e mbetjeve inerte me mbetjet e tjera ka pasoja më të mëdha sesa duken në pamje të parë.

Ajo liston një sërë problematikash, si dëmtimi i shtratit të lumit, bllokimi i rrugëve të emigrimit të peshqve, ndotja e ujit dhe, për rrjedhojë, zhdukja e shumë specieve ujore.

“Në rast reshjesh, lumi ndjek rrjedhën e tij natyrore dhe inertet shpërndahen, duke përfunduar në bllokimin e kanaleve”, shpjegon Guri.

Rasti më i fundit është në Durrës, ku mbetjet e prishjes së mureve rrethuese dhe objekteve pa leje kontribuuan në bllokimin e kanaleve kulluese, duke sjellë përmbytje pas reshjeve në zonën e Durrësit të Ri dhe plazhit.

Mirëpo, për Gurin problemi nuk mbaron këtu.

“Ndodh që këto mbetje të përzihen me substanca të rrezikshme apo të përfundojnë duke dëmtuar burimet ujore”, thekson ajo.

Gjatë viteve 2024–2025, mbetjet urbane të Porto Romanos u devijuan drejt Landfillit të Sharrës, çka sipas raportimeve në media kontribuoi në mbingarkesën e këtij të fundit, i cili përdoret edhe nga disa bashki të tjera përveç Tiranës.

Vend depozitimi inertesh pranë digës së liqenit të Farkës

Paralelisht, në Porto Romano janë evidentuar mbetje industriale të rrezikshme, për të cilat mungon transparenca mbi trajtimin dhe destinacionin përfundimtar.

Rrëshkitje masive dheu pranë venddepozitimit në digën e liqenit të Farkës

Kjo ngre një pikëpyetje serioze: në një sistem tashmë të mbingarkuar, a ekziston rreziku që flukse të pakontrolluara mbetjesh, përfshirë edhe inerte nga aktiviteti i ndërtimit, të depozitohen në Sharrë apo në vende të tjera?

Sipas Gurit, mungojnë studimet e dedikuara për inertet që të tregojnë pasojat dhe kohën e nevojshme për rikuperimin e zonave të prekura.

“Sidomos kur depozitohen në mënyrë të paligjshme, nuk ka asnjë mënyrë për të matur dëmin mjedisor që shkaktojnë mbetjet inerte”, shton ajo.

Guri vë në pikëpyetje ekzistencën e planeve të rehabilitimit për venddepozitimet e përkohshme pas largimit të mbetjeve inerte.

Ripërdorimi dhe kostot

Një tjetër element i vendimit të vitit 2025 “Për miratimin e kërkesave për menaxhimin e mbetjeve inerte” është ripërdorimi i këtyre mbetjeve në rast se janë të përshtatshme.

Por sa i realizueshëm është ky proces në terren?

Besjana Guri thotë se përzierja e tyre i bën inertet të papërdorshme dhe, për rrjedhojë, krijon stok të shtuar në hapësira mjedisore.

Të njëjtën gjë konfirmon edhe Dhimitër Papa, inxhinier zbatues dhe projektues.

Ai e konsideron ripërdorimin ekonomikisht të paarsyeshëm, duke argumentuar se procesi kërkon punë dhe kosto shtesë.

“Kostoja që ato të përpunohen dhe të ripërdoren është aq e lartë sa që më mirë i blen të reja, sepse duhen fuqi shtesë punëtore, ndarja sipas kategorive dhe identifikimi i materialeve që mund të ripërdoren”, shpjegon Papa.

Por Altin Seranaj, po ashtu inxhinier ndërtimi, ka një tjetër vlerësim.

Ai e sheh ripërdorimin e mbetjeve inerte si një alternativë kursimi dhe si zgjidhje për të shmangur kostot e depozitimit.

Seranaj shpjegon se procesi i depozitimit të plotë të sasisë së mbetjeve inerte ka katër faza:

“Faza e ndarjes, përpunimit, transportit drejt vendit të përcaktuar dhe, në fund, depozitimit”, sqaron ai.

Bazuar në të dhëna nga databaza europiane e kostove të ndërtimit (CYPE), raportet e Bankës Botërore dhe tarifat e landfillit të publikuara nga European Environment Agency, rezultojnë kostot mesatare relative për secilën fazë, si më poshtë:

Për një ndërtesë me sipërfaqe 2,000 metra katrorë, kostot totale të procesit të depozitimit të mbetjeve inerte variojnë nga 30 mijë deri në 54 mijë euro.

Por kompanitë e ndërtimit shpesh zgjedhin rrugën më të lirë. Për të mos paguar këto tarifa dhe për të mos humbur kohë me ripërpunimin, ato depozitojnë mbetjet inerte në vende të paligjshme.

Inxhinieri Seranaj shprehet se në sektorin e ndërtimit në Shqipëri mungon një kulturë riciklimi.

“Ose, më saktë, kjo çështje mbetet jashtë vëmendjes së sektorit”, shton ai.

Në këtë klimë paligjshmërie, sa masa janë marrë gjatë tre viteve të fundit në lidhje me depozitimet e paligjshme të inerteve?

Të dhënat që lidhen specifikisht me mbetjet inerte janë të pjesshme.

Sipas Policisë së Bashkisë së Tiranës, në vitin 2024 janë vendosur 54 masa ndaj mjeteve të rënda, përfshirë rastet kur ato kanë hedhur ose transportuar inerte në mënyrë të paligjshme.

Për vitin 2025 nuk ka shifra të ndara vetëm për inertet; ato janë përfshirë brenda masave të përgjithshme për ndotjen e mjedisit.

Në vitin 2026 (janar–mars) janë regjistruar 19 raste, kryesisht për kamionë që kanë hedhur inerte ose kanë shkaktuar ndotje nga kantieret e ndërtimit.

Inxhinieri Seranaj evidenton se mungon një sistem infrastrukturor i mirëfilltë për ripërdorimin e mbetjeve inerte.

Për këtë arsye, iu drejtuam Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë me një kërkesë për koment në lidhje me këtë situatë. Përgjigjja ishte heshtja.

Ndërkohë, sipas INSTAT, lejet e ndërtimit të dhëna vetëm për tremujorin e tretë të vitit 2025 arrijnë në një sipërfaqe prej 350,603 m², ndërsa për tremujorin e parë të vitit 2026 u miratuan 322 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, ose 24.8% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2025.

Sipërfaqja totale e parashikuar për ndërtim arriti në 377,061 m², duke shënuar një rritje prej 12.5% krahasuar me një vit më parë.

Pjesa më e madhe e këtyre ndërtimeve përqendrohet në Tiranë, ku lumenjtë dhe hapësirat natyrore në rrethinat e kryeqytetit vijojnë të përballen me degradim të rëndë mjedisor. Fenomeni ushqehet nga kombinimi i presionit të pandalshëm ndërtimor, mungesës së kontrollit efektiv dhe mosveprimit të institucioneve përgjegjëse. /ACQJ

 

Etiketa: betonizmEdi Ramalumenjndertimeqeveri

Lajme të lidhura

AKTUALITET

‘Rama n’burg, Beneti n’burg’/ Shkodranët presin me protesta kryeministrin në hyrje të qytetit

17:41 : 08/06/2026
AKTUALITET

Shqiptarët peticion për largimin e Ramës, firmosin mbi 450 mijë persona

16:20 : 08/06/2026
AKTUALITET

Fundi i palavdishëm i makiavelizmit

14:05 : 08/06/2026
AKTUALITET

PD dorëzon në Kuvend shfuqizimin e 4 ligjeve, kërkon dorëheqjen e Ramës

13:46 : 08/06/2026
AKTUALITET

Delegacioni i BE në Tiranë del kundër Ramës: Mbro natyrën, sa je në kohë!

11:04 : 08/06/2026
AKTUALITET

Rama tallet me pankartat e protestuesve: Rroftë mememania!

10:19 : 08/06/2026
Para

Operacion antidrogë në Torino, shqiptari dhe italiani kapen me 3,5 mln euro kokainë e hashash!

TË GJITHA

Arbitri i njohur dëbohet nga aeroporti amerikan dhe niset me urgjencë drejt Turqisë

18:26 : 08/06/2026

Dita e 9 e protestës, nis organizimi në sheshin “Skënderbej”

18:16 : 08/06/2026

Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi

18:11 : 08/06/2026

Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve

18:01 : 08/06/2026

Mijëra njerëz protestojnë në Berlin, kërkojnë dorëheqjen e kancelarit Merz

17:59 : 08/06/2026

U dënua me 25 vite burg për mashtrim me kriptomonedha, Sam Bankman-Fried kërkon falje presidenciale

17:50 : 08/06/2026

‘Rama n’burg, Beneti n’burg’/ Shkodranët presin me protesta kryeministrin në hyrje të qytetit

17:41 : 08/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusugrandpashabet girişmatbetgrandpashabetjojobetbetpark girişJojobetJojobet Girişcasibom girişGrandPashaBet Şikayetvardeneme bonusu veren siteler 2026Casibom GirişCasibomcasibomcasibomjojobetcasibom girişjojobet giriş