• Kontakt
Monday, June 8, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

I pagoi 1.5 mln euro shtetit belg, lirohet nga bosi shqiptar i drogës /EMRI

10:41 : 08/06/2026
në AKTUALITET, BOTA, KRONIKE

Shqiptari Flamur S., i njohur prej vitesh në botën e trafikut të drogës në Belgjikë, është liruar nga burgu pas miratimit të një marrëveshjeje për pranim paraprak të fajësisë.

Marrëveshja, e konsideruar si një nga më të rëndësishmet e arritura ndonjëherë në një proces të madh droge në Belgjikë, u aprovua të premten.

Sipas mediave të huaja, Flamur S. pranoi fajësinë për akuzat që i atribuohen dhe ra dakord për një dënim prej pesë vitesh burg, nga të cilat dy vjet efektive, si dhe për pagesën e 1.5 milionë eurove në favor të shtetit belg.

Menjëherë pas miratimit të marrëveshjes, ai u lirua nga burgu, pasi kishte vuajtur tashmë dy vjet paraburgim në Turqi dhe Belgjikë.

Avokati i tij, Johan Van Genechten, konfirmoi arritjen e marrëveshjes, por nuk dha detaje të mëtejshme lidhur me negociatat me prokurorinë federale.

Lexo edhe:

Kapet me 500 mijë euro drogë në kamion, arrestohet shqiptar në kufirin bullgar

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, arrest me burg për autorin Violand Braçellari

Sipas autoriteteve belge, Flamur S. ka luajtur një rol kyç në organizatën kriminale të trafikantit Flor Bressers. I njohur me nofkën “Maradona”, ai dyshohet se drejtonte ekipet e ashtuquajtura “gërmues”, të cilat nxirrnin ngarkesat e kokainës të fshehura në kontejnerë me mineral mangani. Gjithashtu, ai ishte përgjegjës për mbledhjen e shumave të mëdha të parave që qarkullonin brenda rrjetit.

Nga dokumentet e sekuestruara gjatë hetimeve rezulton se Flamur S. ka mbledhur rreth 17 milionë euro pagesa në Belgjikë dhe Holandë.

Kjo nuk është hera e parë që ai përballet me drejtësinë. Në vitin 2010, ai u dënua me tetë vjet burg dhe 27.500 euro gjobë si drejtues i një organizate kriminale që kontrabandonte dhjetëra kilogramë kokainë nga Amerika e Jugut drejt Evropës përmes korrierëve.

Në fillim të vitit 2025, Flamur S. u ekstradua nga Turqia, ku ishte fshehur së bashku me Sani Al Murdaa. Të dy kishin siguruar shtetësinë turke dhe për një kohë të gjatë besonin se ishin të paprekshëm nga autoritetet. Megjithatë, në vitin 2024 autoritetet turke ua revokuan shtetësinë dhe arrestuan Flamur S., i cili më pas u transferua në Belgjikë.

Pas rikthimit në Belgjikë, ai autorizoi avokatin e tij të negocionte me prokurorinë federale, proces që përfundoi me marrëveshjen e miratuar nga gjykata.

Ndërkohë, procesi Bressers do të vazhdojë në shtator për të pandehurit e tjerë, ndërsa çështja ndaj Flamur S. konsiderohet e mbyllur pas marrëveshjes së arritur me drejtësinë belge.

Etiketa: belgjikeBurgshqiptar

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kapet me 500 mijë euro drogë në kamion, arrestohet shqiptar në kufirin bullgar

11:27 : 08/06/2026
AKTUALITET

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, arrest me burg për autorin Violand Braçellari

13:58 : 07/06/2026
AKTUALITET

Shqiptari ekstradohet nga Serbia në Greqi, grabiti dhe asfiksoi një 65-vjeçar në Selanik

14:25 : 06/06/2026
BOTA

Belgjika shqyrton shitjen e bizhuterive mbretërore për të mbushur boshllëqet në buxhet

16:31 : 05/06/2026
AKTUALITET

Dhunuan protestuesin në Zvërnec, lihen në burg dy rojet private të kompanisë ‘Major Security’

15:50 : 05/06/2026
AKTUALITET

EMRI/ I dënuar me 25 vite burg, 47-vjeçari gjendet i pajetë në spitalin e burgjeve

21:35 : 04/06/2026
Para

Shqiptarët në Shtutgart protestojnë kundër Ramës: O tradhtar jep dorëheqje!

TË GJITHA

Detaje të reja nga vrasja në Kamëz, autori qëlloi nga makina, të dy ishin banorë lagjeje

13:12 : 08/06/2026

Miratohet në Komisionin e Ligjeve projektligji për Amnistinë Penale

12:46 : 08/06/2026

Vit zgjedhor/ Në 2025, gjysma e buxhetit të bashkive shkoi për pagat

12:40 : 08/06/2026

Vrasja e 26-vjeçarit në Kamëz pas sherrit në kalçeto, identifikohet autori i krimit

12:39 : 08/06/2026

Mosfunksionimi i e-Albania lë sërish bizneset pa punë, bllokohet shërbimi SelfCare dhe aplikimet

12:33 : 08/06/2026

Dosja Meta/ Shtyhet në GJKKO seanca për Fatime Kryemadhin, Ema Çokun dhe Pirro Xhixhon

12:28 : 08/06/2026

Lëvizte i armatosur, arrestohet 59-vjeçari në Korçë (EMRI)

12:23 : 08/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusugrandpashabet girişmatbet girişcasibomgrandpashabetbetpark girişJojobetJojobet Girişcasibom girişGrandPashaBet Şikayetvarcasino siteleriCasibom GirişCasibomcasibomcasibomjojobetcasibom girişjojobet giriş