Një moment i pazakontë është regjistruar gjatë protestës, që po mbahet këtë pasdite në Tiranë, për Zvërnecin.
Teksa një qytetare po mbante fjalimin e saj, u njoftua se një vajzë e mitur kishte humbur në mes të turmës së protestuesve.
Pas njoftimit, protesta është ndërprerë dhe pjesëmarrësit janë mobilizuar për të ndihmuar në gjetjen e të miturës.
Qytetarja ka bërë me dije se fëmija është vajzë dhe është e veshur me rozë.














