• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Betonizimi i zonave të mbrojtura, Zhupa kërkon interpelancë: Ku është ministri i Mjedisit?

10:46 : 04/06/2026
në AKTUALITET, POLITIKE

Kuvendi ka nisur me debate të ashpra këtë të enjte, 4 qershor, teksa deputetja e PD, Ina Zhupa ka kërkuar interpelancë urgjente me Ministrin e Mjedisit për të dhënë llogari mbi projektet që rrezikojnë Zvërnecin dhe zonat e tjera natyrore, kjo kërkesë që u lënë jashtë rendit të ditës.

Zhupa akuzoi mazhorancën për shkatërrimin e natyrës dhe dhënien e pasurive kombëtare me koncesion pa asnjë transparencë. Raste të tilla si betonizimi i gjirit të Manastirit, koncesioni i Butrintit, ndërtimi i aeroportit të Vlorës dhe planet për ndërhyrje në Nartë, u denoncuan si akte që po zhdukin mjedisin për të ngritur vila dhe resorte mbi pronën publike.

Në qendër të kritikave ishte edhe ligji i ri për zonat e mbrojtura, i cili tashmë është dërguar në Gjykatën Kushtetuese. Nga foltorja, Zhupa theksoi se vetë Bashkimi Evropian ka kërkuar shfuqizimin e këtij ligji, ndërkohë që qeveria refuzon të përfshijë në program propozimet e reja ligjore për të mbrojtur standardet evropiane, të depozituara prej muajsh.

“Një interpelancë urgjente me ministrin e mjedisit, pikërisht për çështjet e zonave të mbrojtura dhe të Zvërnecit. Ky vend ka dhe ministër mjedisi, nuk ka vetëm ministër ndërtimi dhe infrastrukture. Dhe të vijë dhe t’i japë llogari shqiptarëve çfarë projekti është, a mbrohen zonat e mbrojtura, ku e keni ministrin e mjedisit? Pse nuk është futur në rendin e ditës interpelanca urgjente? U mësuat ju kolegë që nuk pyesnit, betonizonit çfarë të donit, bëtë gjirin e manastirit atje kompleks, nuk pyetët që ishte zonë e mbrojtur. Dhatë Butrintin me koncesion, nuk pyetët fare. Bëtë aeroportin e Vlorës në një zonë të mbrojtur, nuk pyetët. Sot doni t’i hyni Nartës me kokë dhe nuk pyesni. Po harruat, harruat që shqiptarët nuk e duan ta tregojnë Shqipërinë si një përrallë me flamingo, të cilat kanë ekzistuar dhe t’ua tregojnë fëmijëve vetëm plastikë edhe nëpër kopshte zoologjike.

Por luftojnë për Shqipërinë. Luftojnë për Shqipërinë dhe sot janë çuar, për një betejë në fakt që unë personalisht e kam nisur që me Butrintin. Partia Demokratike e ka çuar në Gjykatë Kushtetuese ligjin e zonave të mbrojtura 21/2024. Dhe ju zotërinj, për turpin tuaj e keni miratuar. Sot ju kërkon Bashkimi Evropian juve ta hiqni. Ju kam sjellë ligjin, nuk e keni futur as në program. Pse nuk e keni futur në program? Ua kam sjellë që në 14 maj. Është një nga kërkesat e protestuesve. Protestues të ndershëm, shqiptarë. Jo grekë, jo serbë, jo rusë, jo agjentë. Janë shqiptarë ata që iu dhimbset Shqipëria. Se turizmi i qëndrueshëm, nderuar kolegë, shikoni standardet e Bashkimit Evropian, është me mjedis të qëndrueshëm.

Lexo edhe:

Tabaku: Shqipëria është trajtuar si pronë e pushtetit, jo si pasuri e përbashkët e qytetarëve

Kuvend/ Miratohen me votat e mazhorancës 2 projektligje

Ashtu zhvillohet Shqipëria, duke respektuar mjedisin dhe duke ndërtuar sipas standardeve që kërkon Bashkimi Evropian. Nuk ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm. Nuk ekziston t’i themi fëmijëve që këtu ka qenë një lagunë, këtu ka qenë një liqen, këtu ka qenë një zonë e mbrojtur, tani është vila e këtij, resorti i këtij, pallati i këtij. Kjo është historia që doni t’i tregoni ju shqiptarëve, po në fakt ju sot duhet të tërhiqeni dhe duhet të trembeni. Nga shqiptarët e ndershëm, që protestojnë atje përtej çdo partie, përtej çdo krahu politik, sepse i bashkon një gjë e vetme: Shqipëria, interesi i Shqipërisë. Nuk mund të na thoni ju janë anti-zhvillimit se kërkojnë të respektohet mjedisi, të respektohet ajo që ka ndërtuar natyra në mijëra vjet dhe ju doni ta prishni në 10 ditë. Nuk mund të na thoni që po bënit studim mjedisor me buldozer dhe po mbronit mjedisin me të”,- u shpreh Zhupa ndër të tjera.

Etiketa: ina zhupainterpelancekuvend

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tabaku: Shqipëria është trajtuar si pronë e pushtetit, jo si pasuri e përbashkët e qytetarëve

22:20 : 04/06/2026
AKTUALITET

Kuvend/ Miratohen me votat e mazhorancës 2 projektligje

21:27 : 04/06/2026
AKTUALITET

“S’të skuqet as fytyra kur gënjen”, Zhupa debat me Ballën

19:32 : 04/06/2026
AKTUALITET

“3 vjet që shmang llogaridhënien”/ Bardhi kërkon Ramën në Kuvend: Interpelanca nuk delegohet!

12:07 : 04/06/2026
AKTUALITET

Dhuna në Zvërnec, Ina Zhupa: Shteti i shërben kriminelëve

19:39 : 01/06/2026
AKTUALITET

“Ku është ai, s’po e gjej”/ Braçe kërkon ministrin e Bujqësisë në Kuvend: Të kam çuar një ankesë…

18:44 : 01/06/2026
Para

Pas Llamanit, Arben Muçobega betonizon Liqenin e Thatë, Rama i jep leje për 15 kulla

TË GJITHA

Këmbimi valutor 5 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

09:04 : 05/06/2026

Liderët mblidhen në Tivat për samitin BE-Ballkani Perëndimor, ja çfarë pritet të diskutohet

08:59 : 05/06/2026

Aksident i rëndë në Kardhiq – Delvinë, një i vdekur dhe tre të plagosur

08:45 : 05/06/2026

Një krahasim i projekteve problematike në Beograd e në Zvërnec

08:34 : 05/06/2026

35% e shqiptarëve nuk përballojnë qiratë, faturat, pushimet, apo blerjen e rrobave të reja

08:18 : 05/06/2026

Plagosje me armë zjarri gjatë natës në Vlorë

08:05 : 05/06/2026

Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit sot

08:02 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom