Kuvendi i kombëtar i Partisë Demokratike ka mbyllur punimet pas një maratone që nisi rreth orës 10:00 dhe vazhdoi për afro 7 orë.
Kryetari i Komisionit Mbikëqyrës, Ivi Kaso lajmëroi përfundimin dhe detajet e tjera mbi atë që vijon.
Mësohet gjithashtu se ka përfunduar procesi i votimit për 15 komisionet, teksa procesi i numërimit do të zhvillohet në selinë qendrore të Partisë Demokratike dhe do të nisë në orën 20:00.
Kujotjmë që gjatë ditës së sotme Kuvendi i PD miratoi ndryshimet në statut. Ndër risitë kryesore është parashikuar përfaqësimi i diasporës deri në 15% në organet drejtuese të partisë dhe në listat e kandidatëve, si dhe rritja e rolit të grave dhe vajzave, me synimin për të arritur një përfaqësim deri në 40%.
Po ashtu, ndryshimet parashikojnë ngritjen e një Komisioni të Seleksionimit të Kandidaturave për deputetë dhe kryetarë bashkie, si strukturë e pavarur nga organet drejtuese, përpara procesit të primareve.
Reformat prekin edhe organizimin bazë të partisë, duke synuar forcimin e grupseksioneve, nëndegëve dhe rolit të Kolegjit të Kryetarëve të Grupseksioneve, si dhe përmirësimin e marrëdhënieve mes degëve dhe të zgjedhurve vendorë.














