• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Njeriu “mbi-ligj”/ Arben Rakipi sfidon Parlamentin e Brukselin, mban në Magjistraturë pedagogët e shkarkuar nga Veting

11:07 : 30/05/2026
në AKTUALITET, INVESTIGATIONS, KRYESORE, POLITIKE, VETTING, VIDEO

Nga Boldnews

Drejtori i Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi, ka vendosur të sfidojë hapur Parlamentin dhe Komisionin Europian, duke mbajtur në detyrë dy pedagogë të brendshëm, të cilët nuk e kaluan procesin e Vetingut.

Ish-gjyqtari administrativ, Amarildo Laçi dhe ish-prokurori i Krimeve të Rënda, Henrik Ligori, gjetën “strehë” tek Shkolla e Magjistraturës, pasi iu shmangën procesit të rivlerësimit kalimtar me dorëheqje.

Megjithëse ligji për “Organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, i miratuar në vitin 2016, parashikonte ndalim për emërimin si pedagogë të brendshëm të Magjistraturës të gjyqtarëve e prokurorëve që nuk e kalonin procesin e Veting-ut, drejtori Arben Rakipi, nëpërmjet interpretimeve të dyshimta, vendosi punësimin e tyre.

Në foto: Arben Rakipi, drejtori i Shkollës së Magjistraturës

Kjo situatë aspak normale nxiti reagimin e misioneve ndërkombëtare që monitorojnë zbatimin e Reformës në Drejtësi në Shqipëri.

Lexo edhe:

Dëshmitari tregon se Ahmetaj ishte në dijeni për ankandin e Buka Sh.a

Denoncimi/ Ish-gjyqtari Petrit Aliaj, ndërtim pa leje në tokën e Bektashinjve në Ksamil

Për më tepër, Komisioni Europian, në Raport-Progresin për Shqipërinë për vitin 2025, u rekomandoi autoriteve shqiptare që të merrnin masat e nevojshme ligjore për të ndrequr këtë handikap të rëndë.

Parlamenti Shqiptar, në Shkurt 2026, miratoi disa amendime në ligj, duke vendosur parashikime më të qarta për ndalimin e emërimit në Magjistraturë të ish-magjistratëve që kishin dështuar me Vetingun.

Në foto: Amarildo Laçi, ishj-gjyqtar administrativ, aktualisht pedagog i brendshëm i Magjistraturës

Por, për Drejtorin e Shkollës, Arben Rakipi, të gjithë këto lëvizje nuk i kanë bërë aspak përshtypje, duke vijuar në bindjen e tij që të mbajë në detyrë dy ish-magjistratët pa Veting.

“Boldnews.al” pyeti Rakipin nëse Amarildo Laçi dhe Henrik Ligori janë ende në detyrë si pedagogë të brendshëm të Magjistraturës dhe nëse Shkolla ka reflektuar ndryshimet ligjore të Shkurtit 2026 për rastet e tyre dhe të tjera të ngjashme.

Drejtori i Magjistraturës, nëpërmjet Zyrës së tij, deklaroi në 12 Maj 2026 se “Shkolla nuk ka zhvilluar proces rekrutimi për staf pedagogjik pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve në ligjin 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”. Pedagogët e brendshëm dhe të jashtëm të Shkollës së Magjistraturës të cilët japin kontribut në Shkollë janë emëruar në përputhje të plotë me ligjet në fuqi në kohën e emërimit të tyre”.

Duke konfirmuar se Amarildo Laçi dhe Henrik Ligori janë ende në detyrë, Shkolla e Magjistraturës deklaroi se institucioni “zhvillon procedura rekrutimi për staf pedagogjik të jashtëm në mënyrë të përvitshme, duke zbatuar kurdoherë kërkesat e ligjit për kriteret e rekrutimit.

Vetëm pak orë para mbërritjes së kësaj përgjigjeje, redaksia mori edhe një “konfirmim” publik për mbajtjen në detyrë të këtyre dy pedagogëve.

Në foto (në rreth): Henrik Ligori, ish-prokuror, pedagog i Magjistraturës, në kremtimin e Ditës së Drejtësisë

Të paktën njëri prej tyre, Henrik Ligori, ishte përfaqësues i Shkollës së Magjistraturës në një aktivitet të zhvilluar në 11 maj 2026 nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë në Gjykatën e Fierit, ku, si për ironi, u diskutua për integritetin e magjistratëve të rinj, në kremtimin e Ditës e Drejtësisë.

Rakipi, sfidant i ligjit

Drejtori i Magjistraturës ka treguar një qasje interesante sfiduese ndaj ligjit për emërimin e magjistravë pa Veting si pedagogë të brendshëm.

Ai personalisht emëroi ish-gjyqtarin Laçi dhe ish-prokurorin Ligori si pjesë e stafit të tij, megjithëse ligji “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” parashikonte, që në vitin 2016, ndalimin e emërimit si pedagogë të brendshëm të Magjistraturës të gjyqtarëve e prokurorëve që nuk kalonin Vetingu.

Duke parë këtë këmbëngulje të tij, partnerët ndërkombëtare kërkuan nga autoritetet shqiptare që të bënin ndryshimet në ligj, me qëllim pikërisht qartësimin e Arben Rakipit për mënyrën e rekrutimit të stafit të brendshëm.

Në Raport-Progresin për Shqipërinë në vitin 2025, Brukseli zyrtar konstatoi se  “Legjislacioni ka nevojë dhe duhet të miratohet për të ndaluar magjistratët e përjashtuar nga vettingu ose ata me ndalim 15-vjeçar nga pozicione të larta gjyqësore të marrin pozicione si staf trajnimi në Shkollën e Magjistraturës”.

Në foto: Pjesë nga Progres-Raporti i vitit 2025 për Shqipërinë

Mbi këtë rekomandim thelbësor, Parlamenti i Shqipërisë ndërmori nismën për ndryshimin e ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, i cili u miratua në shkurt të këtij viti.

Në relacionin e Komisionit të Ligjeve thuhej se amendimi ligjor synon “forcimin e rolit të Shkollës së Magjistraturës, pasi parashikon standarde të reja për përzgjedhjen e stafit akademik dhe trajnerëve, përjashtimin e ish-magjistratëve që nuk kanë kaluar apo nuk i janë nënshtruar procesit të vetting-ut, si dhe përmirësimin e sistemit të trajnimit fillestar dhe të konkurrimit për ndihmës ligjorët dhe këshilltarët ligjorë”.

Në foto: Relacioni i Komisionit Parlamentar të ligjeve për amendimet në ligjin “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” (shkurt 2026)

Bazuar në këtë frymë, ligjvënësit bënë një ndryshim, duke vendosur një paragraf të ri (1/1) në nenin 264 të ligjit.

Aty thuhet: “Magjistrati që nuk ka kaluar me sukses procesin e rivlerësimit kalimtar të prokurorëve dhegjyqtarëve ose ka dhënë dorëheqjen, pa iu nënshtruar procesit të rivlerësimit në përputhje me ligjin nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, sipas vendimit përkatës të organeve kompetente, nuk mund të përzgjidhet në detyrën e pedagogut, trajnerit/ekspertit në programet e formimit fillestar dhe vazhdues të Shkollës së Magjistraturë”.

Në foto: Shkolla e Magjistraturës

Amendimet ligjore hynë në fuqi në fund të Shkurtit 2026, ndërkohë që rezulton se Shkolla e Magjistraturës i ka injoruar tërësisht.

Paketa e Reformës në Drejtësi synonte largimin nga sistemi i gjyqtarëve dhe prokurorëve me probleme në pasuri ose integritet, nëpërmjet procesit të Vetingut.

Në praktikë, u konstatua se të paktën dy prej këtyre magjistratëve, ish-gjyqtari administrativ, Amarildo Laçi dhe ish-prokurori, Henrik Ligori, iu shmangën Vetingut me dorëheqje dhe më tej u emëruan pedagogë të brendshëm në Shkollën e Magjistraturës.

Në qershor të vitit 2020, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) vendosi të deklarojë ndërprerjen e procesit të Vetingut për ish-gjyqtarin Administrativ të Tiranës, Amarildo Laçi, për shkak të dorëheqjes.

Po për shkak të dorëheqjes, KPK vendosi të deklarojë ndërprerjen e procesit të Vetingut në shkurt 2021 edhe për ish-prokurorin, Henrik Ligori.

Të dy këta subjekte ndaloheshin për të qenë pjesë e sistemit të drejtësisë për 15 vjet.

 

Etiketa: Amarildo LaçiArben RakipiDrejtori i Shkollës së MagjistraturësHenrik Ligoriish-prokurorikomisioni europianParlamentin e Brukselinptagogshkolla e magjistraturesvetingvetting

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dëshmitari tregon se Ahmetaj ishte në dijeni për ankandin e Buka Sh.a

21:19 : 26/05/2026
AKTUALITET

Denoncimi/ Ish-gjyqtari Petrit Aliaj, ndërtim pa leje në tokën e Bektashinjve në Ksamil

21:10 : 21/05/2026
AKTUALITET

“Diskreminuesja” tek anti-diskriminimi me votë socialiste!

11:22 : 17/05/2026
BOTA

Komisioni Evropian: Nuk ka vendim formal për ngrirjen e fondeve për Serbinë

15:29 : 04/05/2026
AKTUALITET

Ish-prokurori i Tiranës emërohet drejtori i Hetimit Doganor

10:44 : 10/04/2026
AKTUALITET

Procesi i vetingut mbyll siparin, lë pas një sistem drejtësie të brishtë

09:01 : 21/03/2026
Para

UNICEF: 77 fëmijë të vrarë dhe të plagosur në Liban vetëm brenda një jave

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetcasibomjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom