Në konferencën rajonale për transformimin digjital, sigurinë juridike të pronës dhe integrimin europian që po mbahet në Tiranë, Kryeministri Edi Rama e paraqiti teknologjinë dhe dixhitalizimin si “bekim të vërtetë” për Shqipërinë dhe lidhi çështjen e pronave me fazën e re të negociatave me Bashkimi Europian.
Megjithatë deklaratat optimiste të Ramës bien ndesh me realitetin që përjetojnë mijëra qytetarë shqiptarë në raport me pronat, korrupsionin dhe mungesën e sigurisë juridike.
Prej vitesh, çështja e pronave mbetet një nga plagët më të mëdha të shtetit shqiptar.
Pavarësisht reformave të reklamuara nga qeveria, konfliktet pronësore, vonesat në regjistrime dhe akuzat për favorizime politike vazhdojnë të dominojnë.
“Kemi hapur të gjithë kapitjet e negociatave dhe piketat ndërmjetme të përcaktuara dhe tani i futemi fazës së mbylljes së këtyre negociatave. Plotësim i piketave të ndërmjetme nga Shqipëria dhe përcaktimi i piketave përmbyllëse është element thelbësore, sa i takon grupkapitujve të themelorëve, e përfshirë gjithashtu kapitullin 23, që ka të bëjmë me gjyqësorin dhe e drejta e pronës është pjesë e këtij kapitulli.
Për vend si i yni, teknologjia e re na ka sjell bekim të vërtetë, sepse na ka lejuar të bëjmë hope. Na ka lejuar ta shohim të ardhmen me një mënyrë krejt tjetër.
Gjatë 35 viteve të fundit na është dashur të trajtojmë një material kaq kompleks sa është realisht një nga vështirësitë më të thella dhe një nga vështirësitë më të thella me të cilat jemi përballur. Kalimin nga një sistem me pronë shtetëror, ku nuk zotërohej prona privat, kaluam në një situatë ku shteti humbi kontrollin mbi territori dhe pati një bum të madh demografik pas regjimit komunist dhe këto lëvizje ndikuan në formësimin e territorit”, theksoi Rama.














