• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mbi kancelarin gjerman dhe anëtarësimin tonë në BE

09:10 : 23/05/2026
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE

Nga Genc Pollo

Më 18 maj, kancelari gjerman Merz, në një letër për tre drejtuesit e Bashkimit Europian propozonte që gjashtë shtetet Ballkanit Perëndimor, përfshi Shqipërinë, si dhe Ukraina e Moldavia të mos anëtarësoheshim fillimisht me të drejta të plota në BE si psh. Kroacia, e pranuar në vitin 2013, që është rasti i fundit i anëtarësimit të rregullt. Z. Merz rimerrte ide të njohura të anëtarësimit me faza, një nismë për të cilën kemi shkruar shpesh në tre vitet e fundit, por edhe i detajonte ato. Për anëtarët e rinj, ai propozon anëtarësi me të drejtë fjale, por pa të drejtë vote në tre organet europiane: në Komision (me komisionerë pa portofol), në Këshill e në Parlament) si dhe adoptim hap pas hapi të acquis communautaire (legjislacionit të BE-së), akses gradual në Tregun e Përbashkët shoqëruar me rritjen e financimit nga Brukseli, sesione periodike BE/neoanëtar dhe mekanizma korrigjues nëse neo-anëtari bën regres në vlerat themelore europiane. Kancelari shprehet gjithashtu se kjo anëtarësi e pjesshme në një moment të dytë do të shndërrohet në anëtarësi të plotë.

Po kështu para pak ditësh pesë shtete anëtare të BE (Austria, Çekia, Italia, Sllovakia e Sllovenia) në një notë të brendshme drejtuar Komisionit Europian i sugjeruan gjithashtu një integrim me faza si psh., në Tregun e Përbashkët duke nisur me energjinë, transportin e politikat digjitale.

Të pretendosh mbas shumë sinjaleve në këto tri vite, përfshi edhe këto të fundit, se Shqipëria do të negociojë e mbyllë 35 kapitujt dhe në vijim do të anëtarësohet njëlloj siç ndodhi me kandidatët e anëtarësuar në tri dekadat e fundit të kujton strucin me kokën e zhytur në rërë. Pretendimet e qeverisë “Rama” se do konkludojë negociatat në vitin 2027 dhe, mbas ratifikimeve të nevojshme, do të arrijë anëtarësimin në vitin 2030 janë jo vetëm jorealiste, por edhe absurde në mos qesharake për një vëzhgues të jashtëm. Për dikë që vëzhgon nga brenda vendit duket qartë se kjo temë përdoret kryesisht për propagandë.

Lexo edhe:

Maran i befason të gjithë, publikohet formacioni zyrtar për ndeshjen në “Air Albania”

AirDNA: Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fakti që Komisionerja për Zgjerimin ka insinuar se afatet 2027/ 2030 janë të mundshme nuk ka ndihmuar as perspektivën realiste të anëtarësimit dhe as perceptimin e Komisionit si organ serioz. Muajin e shkuar morëm lajmin e mirë se BE dhe Mali i Zi krijuan një grup pune për traktatin e anëtarësimit, çka duket se po devijon nga trendi i anëtarësimit me faza dhe po qëndron në modelin “kroat”. Por koha do të tregojë nëse Podgorica do të arrijë anëtarësinë e plotë duke mbetur përjashtimi që konfirmon rregullin në Ballkanin Perëndimor, apo do ngecë me një anëtarësi gjysmagjel si pesë të tjerët. Për Shqipërinë debati i mësipërm është i rëndësishëm, por jo më i rëndësishmi. Vendi ynë ishte një republikë kushtetuese në vitet 2005 e 2013; padyshim me imperfeksione si në përgjithësi demokracitë po ku ishte e mundur të ndryshoje pushtetin përmes votës.

Dhe statusin kandidat për BE ne e morëm vetëm në vitin 2014. Sot Shqipëria ndodhet nën një regjim autoritaro-kleptokrat, por ama ka çelur të tëra kapitujt e negocimit me BE. Historia do e shikojë këtë si ironi të madhe e si relativizim të vlerave europiane. Ndihma e më e madhe që mund të japë BE do të ishte për restaurimin e vlerave bazë kushtetuese. Për këtë Brukseli ka një parim të neglizhuar e madje, të harruar në 12 vitet e fundit: kondicionalitetin.

Episodi i fundit me IBAR-in, pezullimi i tij për pesë muaj dhe rreptësimi i gjuhës, përfshi edhe për zgjedhjet, në tekstin e fundit të Këshillit tregon se ka ende shpresë që procesi i negociatave, përtej teknikalitetit e burokracisë, të mund të jetë në thelb i dobishëm. Dhe për këtë zgjim të vonuar të Bashkimit Europian lipset që të themi me pak sarkazëm “Ju faleminderit Rama dhe Balluku”.

Etiketa: BEgenc pollomerzShqiperi

Lajme të lidhura

SPORT

Maran i befason të gjithë, publikohet formacioni zyrtar për ndeshjen në “Air Albania”

18:51 : 03/06/2026
AKTUALITET

AirDNA: Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

15:16 : 03/06/2026
AKTUALITET

Pse korrupsioni vijon të mbijetojë në Shqipëri? CSDG: Goditen zyrtarët, por duhet goditur sistemi

13:59 : 03/06/2026
RAJONI

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

13:50 : 03/06/2026
AKTUALITET

Miratohet nisja e negociatave për heqjen e roaming-ut mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

12:04 : 03/06/2026
AKTUALITET

Kurthi i Ramës ndaj Amerikës

09:57 : 03/06/2026
Para

DETAJE/ FNSH e ruante në Fier, 41-vjeçari përfundon në Greqi dhe shkëmben zjarr me policinë

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetcasibomjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom