Policia e Lezhës ka zbardhur emrat e 7 të arrestuarve gjatë operacionit antidrogë të koduar “Perimetri 2” ditën e sotme. Gjithashtu është goditur edhe një aktivitet i lojërave të paligjshme të fatit.
Të arrestuarit janë: Ermir Stojani, Fatjon Fufi, Xhulio Marku, Bruno Dungaj, Elson Piscaku, Fatjon Piscaku dhe Kol Stojani. Ky i fundit akuzohet për organizimin e lojrave të fatit.
Gjatë operacionit u zbulua gjithashtu një lokal ku organizoheshin lojëra fati në kundërshtim me ligjin. Për këtë rast u arrestua pronari i subjektit, i cili sipas Policisë nuk e kishte regjistruar aktivitetin dhe punonjësit në organet kompetente.














