Gjykata e Posaçme e Apelit ka shpallur sot (20 maj) vendimin për dosjen që lidhet me ish-drejtoreshën e ARRSH-së Sonila Qato dhe 6 të tjerëve.
Shkalla e dytë ka ndryshuar një pjesë të akuzave që lidhen me 4 nga të pandehurit, mes tyre edhe Qato, që lidhej me veprën e shkeljes së barazisë në tenderë, duke i shpallur të pafajshëm. Teksa ka lënë në fuqi vendimet e mëparshme për çështjen e falsifikimit.
Vendimi u dha nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Iliriana Olldashi, Engert Pëllumbi dhe Tereza Merkaj.
Të pandehurit në këtë dosje voluminoze të SPAK kanë qenë 10 persona, mes tyre zyrtarë dhe ish-zyrtarë:
Miranda Shkurti, Nikollaq Mihali, Admir Pahumi, Simon Prendi, Elona Gogo, Erdit Salillari, Sonila Qato, Arbër Troka, Almir Hoxhaj dhe Arjana Hasani.
Ata akuzoheshin se favorizuan një shoqëri në hije në tenderin 19 milionë euro të tunelit të Skërficës, në rrugën Kardhiq-Delvinë, në vitin 2019.
Një pjesë e të pandehurve kishin marrë pafajësi edhe në shkallën e parë.
Vendimi i plotë i Apelit të GJKKO-së:
“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Iliriana Olldashi, Engert Pëllumbi dhe Tereza Merkaj, vendosi:
Lenien në fuqi te vendimit nr. 52, date 23.07.2025 të Gjykatës se Posaçme e Shkalles se Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për të pandehurit M.Sh, N.M, A.P, A.T, A.H dhe A.H.
Lenien në fuqi të vendimit nr. 52, date 23.07.2025 te Gjykates se Posaçme e Shkalles së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për te pandehurin S.P për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”, parashikuar nga neni 186/2 dhe 3 të Kodit Penal, pasi në bazë të nenit 388, pika 1, germa “b” të K.Pr.Penale, fakti nuk përbën vepër penale.
Ndryshimin e vendimit nr. 52, datë 23.07.2025 të Gjykatës së Posaçme e Shkalles së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pjesën tjetër të tij, në këtë mënyrë:
– Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit S.P për kryerjen e veprës penale
“Shkelja e barazisë se pjesëmarrësve ne tendera apo ankande publike”, parashikuar
nga neni 258 i Kodit Penal, pasi në bazë të nenit 388, pika 1, germa “b” të K.Pr.Penale, fakti nuk përbën vepër penale;
– Deklarimin e pafajshëm të të pandehurës E.G për kryerjen e veprës penale
“Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal, pasi në bazë të nenit 388, pika 1, germa “b” te K.Pr.Penale, fakti nuk përbën veper penale;
– Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit E.S për kryerjen e vepres penale ”Shkelja e barazise së pjesëmarrësve ne tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal, pasi në bazë të nenit 388, pika 1, germa “b” të K.Pr.Penale, fakti nuk përbën vepër penale;
– Deklarimin e pafajshëm të te pandehurës Sonila Qato per kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal, pasi në bazë të nenit 388, pika 1, germa “b” të K.Pr.Penale, fakti nuk përbën veper penale;
– Shpenzimet gjyqësore ne ngarkim te shtetit. U shpall në Tiranë, sot më datë 20.04.2026”.














