• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ndalimi i studentëve shqiptarë në RMV, Bardhi: Trajtim çnjerëzor nga policia

13:06 : 20/05/2026
në AKTUALITET, Lajmet e Dites, POLITIKE

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas raportimeve se 40 studentë shqiptarë nga Tirana janë ndaluar për më shumë se 8 orë nga autoritetet maqedonase, teksa udhëtonin drejt Shkupit për t’iu bashkuar protestës për gjuhën shqipe.

Përmes një reagimi publik, Bardhi dënoi atë që e cilësoi si “ndalim arbitrar” dhe “trajtim çnjerëzor” ndaj të rinjve shqiptarë, duke pretenduar se ata janë mbajtur për afro 9 orë në pikat kufitare pa asnjë akuzë apo shpjegim.

Në reagimin e tij, Bardhi kritikoi edhe institucionet shqiptare për mungesë reagimi ndaj situatës, duke theksuar se nuk ka pasur asnjë deklaratë nga Qeveria Shqiptare apo Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Reagimi i Bardhit: 

Dënoj me forcë ndalimin arbitrar dhe trajtimin çnjerëzor që policia e Maqedonisë së Veriut u bëri rreth 40 të rinjve shqiptarë, të cilët për afro 9 orë u mbajtën praktikisht peng në pikat kufitare, pa asnjë akuzë, pa asnjë shpjegim dhe pa asnjë të drejtë minimale njerëzore.

Lexo edhe:

“3 vjet që shmang llogaridhënien”/ Bardhi kërkon Ramën në Kuvend: Interpelanca nuk delegohet!

“I siguroi Ballukut imunitet”/ Bardhi: Pa mbyllur kapitullin e Ramës, Shqipëria nuk i mbyll dot negociatat

Është skandaloze që studentë shqiptarë, shumica 18-20 vjeç dhe shumë prej tyre vajza, të trajtohen si kriminelë vetëm sepse po udhëtonin për të mbështetur protestat në mbrojtje të gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Ata të rinjë meritojnë vetëm respekt dhe mirënjohje për guximin dhe sakrificën.

Por po aq skandaloze është heshtja e e Tiranës zyrtare. Asnjë reagim nga Qeveria Shqiptare. Asnjë reagim nga Ministria e Jashtme. Asnjë mbrojtje për qytetarët shqiptarë të poshtëruar dhe të keqtrajtuar në kufi. Asnjë reagim edhe pse, shteti shqiptar u vu në dijeni se policia e Maqedonisë së Veriut i ka lëvizur 40 të rinjtë shqiptarë nga kufiri me Shqipërinë, në Kumanovë, deri pranë kufirit me Serbinë, pa asnjë shpjegim dhe pa asnjë procedurë normale. Ky nuk është kontroll kufitar. Kjo është pengmarrje shtetërore.

Kur bëhet fjalë për propagandë boshe mbi “stabilitetin rajonal”, për rolin e “liderit global” që Edi Rama ka aq qejf t’ia përsërisin autokratët e Ballkanit apo për foto e samite para kamerave, Tirana zyrtare nuk lë vend pa u mburrur. Por kur policia e Maqedonisë së Veriut merr praktikisht peng të rinjtë shqiptarë, i ndalon për orë të tëra pa asnjë akuzë, i trajton si kriminelë vetëm pse mbështesin protestat për gjuhën shqipe dhe identitetin kombëtar, Edi Rama dhe qeveria e tij zhduken.

Asnjë reagim. Asnjë dënim. Asnjë mbrojtje për qytetarët shqiptarë. Kjo nuk është diplomaci. Është kapitullim dhe braktisje e turpshme e qytetarëve shqiptarë.

 

Etiketa: gazment bardhi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“3 vjet që shmang llogaridhënien”/ Bardhi kërkon Ramën në Kuvend: Interpelanca nuk delegohet!

12:07 : 04/06/2026
AKTUALITET

“I siguroi Ballukut imunitet”/ Bardhi: Pa mbyllur kapitullin e Ramës, Shqipëria nuk i mbyll dot negociatat

10:32 : 24/05/2026
AKTUALITET

Opozita kundër kalendarit të Kuvendit, Bardhi: Seancat plenare po kthehen formale

14:25 : 20/05/2026
AKTUALITET

“Zgjodhi Ballukun, jo integrimin”, Bardhi: Rama ngop shqiptarët me lugën boshe të Shqipërisë 2030

12:15 : 14/05/2026
AKTUALITET

Rama refuzon interpelancat në Kuvend, Bardhi-Peleshit: Jep dorëheqjen, s’po zbaton Kushtetutën

11:55 : 07/05/2026
AKTUALITET

Bardhi-Peleshit: Po mbroni korrupsionin dhe po na përjashtoni nga Këshilli i Integrimit

11:07 : 07/05/2026
Para

Meta publikon "pyetjet e munguara" për SPAK: 4 vite pa iu dërguar SHBA-së për kontratën e lobimit

TË GJITHA

Nga Italia dhe Shqipëria deri në Dubai, goditet organizata e trafikut të kokainës, 6 të arrestuar

13:10 : 04/06/2026

FOTO/ Dikur kunata, komenti i Gigi Hadid për martesën e Dua Lipës ndez rrjetin

13:07 : 04/06/2026

Ç’po ndodh në Zvërnec? Çmontohet gjatë natës gardhi rrethues

13:02 : 04/06/2026

Makina përfundon në kanal në aksin Lushnje-Fier, banorët shpëtojnë babë e bir

12:50 : 04/06/2026

Ujësjellësi i Elbasanit si “inceneratori”/ Qytetarët paguajnë tarifë për impiantin fantazëm të ujërave të ndotur

12:44 : 04/06/2026

Ish-ushtaraku amerikan merr peng dhjetë persona në bankë, FBI e vret pas 15 orësh rrethim

12:42 : 04/06/2026

“Revanshi”/ SPAK kërkon 98 vite burg për Durim Bamin, Aldo Avdylin dhe 5 të tjerë

12:27 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom