Moti i keq me reshje shiu që përfshiu vendin pasditen e kësaj të shtune, ka shkaktuar mungesë të energjisë elektrike në Tiranë.
Sipas raportimeve, ndërprerje energjie për rreth gjysëm ore, pati në një pjesë të qendrës së Tiranës, si edhe disa biznese dhe ambiente shërbimi në zonë.
Mësohet se situata ka shkaktuar habi edhe te turistët që ndodheshin pranë sheshit qendror dhe zonës së Bunk’Art, të cilët u surprizuan nga mungesa e energjisë në zemër të kryeqytetit.
Sipas OSHEE-së, problemi u shkaktua nga një avari në nënstacionin “Qendër” për shkak të motit të keq.
Ndërkohë operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike bëri të ditur se ekipet ndërhynë dhe rikthyen furnizimin me energji në zonat e prekura.













