• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Çudira” nga “SORI AL” e çiftit Jaka-Tafani: Studentët e Akademisë nuk u helmuan, pësuan gastroenterit akut

17:23 : 14/05/2026
në AKTUALITET, KRONIKE

SORI-AL, kompania e çiftit kriminal Nikolin Jaka dhe Alma Tafani, furnizon Akademinë e Sigurisë prej shtatë vitesh. Pas rastit të helimit të studentëve të Akademisë, Boldnews.al raportoi se nga viti 2019 deri sot, kjo dyshe ka përfituar tre kontrata rresht, pa garë, pa konkurrencë, me një rritje prej 70 për qind të tarifës mujore.

Pas masës së bllokimit të aktivitetit nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, kompania SORI AL ka reaguar duke kundërshtuar pretendimet për helmim ushqimor të studentëve të Akademisë së Sigurisë.

Në deklaratë, kompania pretendon se referuar dokumentacionit të administruar nga Shërbimi Infektiv pranë QSUT, personat e paraqitur kanë shfaqur simptoma të lehta deri të mesme, ndërsa diagnoza është cilësuar si “gastroenterit akut i dyshuar” dhe jo helmim ushqimor i konfirmuar laboratorikisht.

Sipas subjektit, pacientët kanë marrë trajtim simptomatik dhe janë larguar nga spitali brenda pak orësh, pa pasoja serioze shëndetësore.

Lexo edhe:

Helmimi te Akademia e Policisë, Prokuroria e Tiranës shkresë AKU-së: Pse zhbllokuat aktivitetin e “Sori-al”?!

Helmimi te Akademia e Sigurisë/ AKU zhbllokon aktivitetin e “Sori-AL”

Shoqëria thekson gjithashtu se analizat laboratorike dhe epidemiologjike të Institutit të Shëndetit Publik nuk kanë identifikuar patogjenë viralë apo bakterialë tek personat e ekzaminuar, ndërsa tamponët e personelit kanë rezultuar negativë për Salmonella dhe Shigella. Po ashtu, sipas deklaratës, analizat e ujit kanë rezultuar brenda standardeve të lejuara.

“SORI-AL” pretendon se nga nëntë mostrat e analizuara nga AKU, tetë kanë rezultuar konform standardeve ligjore dhe mikrobiologjike, ndërsa jokonformiteti lidhet vetëm me një kampion ushqimor të papërdorur, që sipas kompanisë i përket vaktit të darkës dhe jo drekës, me të cilën lidhet episodi i raportuar.

Kompania shpreh rezervat edhe ndaj masës së bllokimit total të aktivitetit, duke argumentuar se raporti epidemiologjik nuk rekomandon mbylljen e aktivitetit, por monitorim dhe masa korrigjuese higjieno-sanitare. Sipas saj, masat administrative të ndërmarra janë të pajustifikuara dhe përtej kompetencave ligjore.

Reagimi i plotë:

Në vijim të deklaratës publike të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU), si dhe përballë interesit të lartë publik dhe perceptimit të krijuar gjatë këtyre ditëve, Shoqëria “SORI-AL” sh.p.k. ndjen detyrimin moral të vijojë të sqarojë opinionin publik mbi rrethanat reale faktike dhe dokumentacionin zyrtar të administruar deri më tani lidhur me ngjarjen e datës 06.05.2026 pranë Akademisë së Sigurisë.

Referuar dokumentacionit zyrtar të administruar nga Shërbimi Infektiv pranë QSUT, personat e paraqitur kanë shfaqur një tablo klinike të lehtë deri të mesme, ndërsa diagnoza është referuar vetëm si “gastroenterit akut i dyshuar” dhe jo si helmim ushqimor i konfirmuar laboratorikisht. Po ashtu, sipas të njëjtit dokumentacion mjekësor, pacientët kanë marrë trajtim simptomatik dhe janë larguar nga spitali brenda një intervali shumë të shkurtër kohor, nga 1 deri në 3-4 orë, në gjendje të stabilizuar dhe pa pasoja serioze për shëndetin e tyre.

Nga ana tjetër, raportet laboratorike dhe epidemiologjike të administruara deri më tani nga Instituti i Shëndetit Publik nuk kanë identifikuar patogjenë viralë apo bakterialë tek personat e ekzaminuar. Po ashtu, tamponët rektalë të personelit kanë rezultuar negativë për Salmonella dhe Shigella, ndërsa analizat e ujit kanë rezultuar brenda parametrave të lejuar sipas standardeve në fuqi.

Është gjithashtu me rëndësi të theksohet se vetë Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bërë publik faktin se nga 9 mostra të kampionuara, 8 prej tyre kanë rezultuar brenda normave ligjore dhe mikrobiologjike të lejuara, ndërsa pretendimi për jokonformitet lidhet vetëm me një kampion të vetëm ushqimor. Ky kampion i përket vaktit të darkës, produkt i pakonsumuar, dhe nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë me rastin e dyshuar për helmim të raportuar në datën 06.05.2026, pasi vetë episodi i raportuar lidhet me vaktin e drekës dhe jo me vaktin e darkës.

Megjithatë, ajo që nuk sqarohet në deklaratën publike të AKU-së është fakti se masa ekstreme e bllokimit total të aktivitetit nuk është mbështetur mbi ndonjë konkluzion përfundimtar laboratorik që provon ekzistencën e një episodi helmimi ushqimor të konfirmuar, por mbi raportin epidemiologjik të Institutit të Shëndetit Publik. Ndërkohë, vetë ky raport epidemiologjik nuk rekomandon mbylljen e aktivitetit, por rekomandon monitorim, masa korrigjuese higjieno-sanitare dhe ndjekje të mëtejshme të situatës.

Pavarësisht kësaj, ndaj subjektit janë marrë masa ekstreme administrative, përfshirë bllokimin total të aktivitetit dhe vendosjen e gjobave të shumëfishta, masa të cilat janë në tejkalim të kompetencave të parashikuara nga Neni 46, pika 2 e Ligjit për Inspektimin dhe Neni 47 i Ligjit “Për Ushqimin”.

Shoqëria “SORI-AL” konsideron se çdo masë administrative duhet të mbështetet mbi prova të plota, standarde ligjore dhe respektim rigoroz të procedurave administrative, dhe jo mbi interpretime paraprake apo trajtime që krijojnë impakt publik disproporcional përpara përfundimit të hetimeve.

Pavarësisht situatës së krijuar, shoqëria jonë ka marrë menjëherë masa të shtuara higjieno-sanitare, duke realizuar pastrim të thelluar, dezinfektim dhe ndërhyrje profesionale D.D.D.

Shoqëria “SORI-AL” do të vijojë të bashkëpunojë me institucionet kompetente, duke ndjekur njëkohësisht të gjitha rrugët administrative dhe ligjore për mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të saj të ligjshme.

Etiketa: Akademia e SigurisëhelmimSori-Al

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Helmimi te Akademia e Policisë, Prokuroria e Tiranës shkresë AKU-së: Pse zhbllokuat aktivitetin e “Sori-al”?!

11:32 : 26/05/2026
AKTUALITET

Helmimi te Akademia e Sigurisë/ AKU zhbllokon aktivitetin e “Sori-AL”

15:44 : 19/05/2026
AKTUALITET

Helmimi i 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë/ Prokuroria merr në pyetje ish-kreun e AKU Tiranë

10:42 : 19/05/2026
AKTUALITET

Helmimi në Akademinë e Sigurisë, thirret në prokurori drejtori i AKU-së

15:13 : 15/05/2026
AKTUALITET

AKU i bllokoi biznesin, reagon “Sori-Al”: Po bëhet ndëshkim brutal dhe presion! Ushqimi brenda normave

10:12 : 15/05/2026
AKTUALITET

Helmimi i studentëve në Akademinë e Policisë, prokuroria kërkesë AKU-së: A janë bërë kontrolle periodike?

09:38 : 15/05/2026
Para

Këshilli i Medias: Sulmet e Kryemadhit ndaj gazetares Çela, presion ndaj gazetarisë investigative

TË GJITHA

Vrau efektivin e “Shqiponjave”/ Violand Braçellari prej vitesh xhiro në fshat, i shpëtoi 4 operacioneve të RENEA-s

13:23 : 04/06/2026

Nga Italia dhe Shqipëria deri në Dubai, goditet organizata e trafikut të kokainës, 6 të arrestuar

13:10 : 04/06/2026

FOTO/ Dikur kunata, komenti i Gigi Hadid për martesën e Dua Lipës ndez rrjetin

13:07 : 04/06/2026

Ç’po ndodh në Zvërnec? Çmontohet gjatë natës gardhi rrethues

13:02 : 04/06/2026

Makina përfundon në kanal në aksin Lushnje-Fier, banorët shpëtojnë babë e bir

12:50 : 04/06/2026

Ujësjellësi i Elbasanit si “inceneratori”/ Qytetarët paguajnë tarifë për impiantin fantazëm të ujërave të ndotur

12:44 : 04/06/2026

Ish-ushtaraku amerikan merr peng dhjetë persona në bankë, FBI e vret pas 15 orësh rrethim

12:42 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom