• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Sa e rrezikojnë LDK-në tensionet në Prishtinë?

08:57 : 08/05/2026
në RAJONI

“Bashkimi i së djathtës” në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), i paralajmëruar si synim i kësaj partie deri tash opozitare, po sfidohet në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të cilat do të mbahen më 7 qershor.

Përderisa udhëheqësit e LDK-së po i finalizojnë bisedimet për një listë të përbashkët zgjedhore me ish-presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në Prishtinë – ku pushtetin lokal e drejton kjo parti – këtë javë u shfaqën mosmarrëveshje të brendshme.

Përparim Rama, i cili në zgjedhjet lokale të tetorit të vitit të kaluar u rikonfirmua në krye të Komunës së Prishtinës nën logon e LDK-së, gjatë kësaj jave lidhi marrëveshje për koalicion të qeverisjes lokale me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK).

Pasuan largimet e drejtuesve të disa drejtorive komunale nga radhët e LDK-së, në vend të të cilëve u vendosën ata të PDK-së.

Lexo edhe:

Kurti dhe Haxhiu takim me kreun e Këshillit të Evropës: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës!

Gazi amerikan si test i politikës energjetike të Kosovës

Reagimi i LDK-së, e cila Prishtinën e konsideron si bastion të saj elektoral, ishte i menjëhershëm përmes një komunikate për opinion: partia e drejtuar nga Lumir Abdixhiku tha se strukturat e saj nuk kanë qenë pjesë e kësaj marrëveshjeje, dhe se ajo “nuk krijon obligime politike për LDK-në”.

A ka përplasje brenda LDK-së?

Rreth asaj se çfarë po ndodh në LDK e kemi pyetur nënkryetarin e partisë, Lutfi Haziri. Ja çfarë tha ai për Radion Evropa e Lirë (REL):

“Është një lloj moskoordinimi, një lloj tensionimi, por besoj që do të përballohet”.

Ai shtoi se, megjithatë, vendimi i Ramës për koalicion me PDK-në për qeverisje lokale “e ka prekur” nismën për bashkimin e së djathtës brenda LDK-së dhe të forcimit të saj para zgjedhjeve të parakohshme.

“Ia ka humbur shkëlqimin këtij procesi. Kështu do ta definoja, jo më tepër…”, u shpreh ai, duke shtuar se “për momentin, kjo është e tejkalueshme”.

Rama, ndërkaq, përmes një postimi në Facebook, u shpreh “kundër çdo retorike përçarëse”, dhe e arsyetoi marrëveshjen me PDK-në si diçka të mirë në interes të qytetarëve, duke thënë se “qytetarët nuk jetojnë në parti”.

Lutfi Haziri pranë grupit të LDK-së në Kuvendin e Kosovës.
Lutfi Haziri pranë grupit të LDK-së në Kuvendin e Kosovës.

Si shihen këto zhvillime?

Politologu Dritëro Arifi konsideron se pretendimi i LDK-së për një bashkim të së djathtës në prag të zgjedhjeve të majit është ambicie me mjaft sfida, por jo e parealizueshme.

Sipas tij, praktikat e deritashme kanë treguar se partitë kundërshtare lidhin koalicione për bashkëqeverisje lokale në komuna të ndryshme.

Në këtë drejtim, ai konsideron se koalicioni i Ramës me PDK-në në kryeqytet nuk e dëmton më shumë LDK-në sesa shpërfaqja e mosmarrëveshjeve në publik.

“Kjo po e shpërfaq një tjetër anë negative të LDK-së – nuk ka koordinim të duhur… Nëse nuk arrijnë ta menaxhojnë më mirë [situatën] dhe e përshkallëzojnë situatën me këto deklarata të palogjikshme, atëherë dëmtohet më shumë lideri i partisë. Ia humb një lloj kredibiliteti, panevojshëm”, tha Arifi për REL-in.

Ai shtoi se mosmarrëveshjet brenda LDK-së reflektohen edhe në komunikatën e saj lidhur me vendimin e Ramës.

“Kjo e dëmton partinë edhe në nivel qendror, sepse po vërehet se partia nuk e ka kontrollin edhe mbi degët e veta”, tha Arifi.

Në sytë e analistit Ylli Hoxha, LDK-ja aktualisht është gjetur përballë interesave të saj për zgjedhjet në nivel qendror dhe interesave të Ramës për krijimin e një shumice për qeverisje bashkë me PDK-në në nivel lokal në Prishtinë.

Por, ai pret që udhëheqësit e LDK-së dhe Rama të jenë të kujdesshëm për të ruajtur një minimum të unitetit në parti, para zgjedhjeve parlamentare.

“Do të ishte krejtësisht e papërgjegjshme që ta kthesh Vjosa Osmanin, dhe të pretendosh ta bashkosh të djathtën, ndërkaq ta humbësh kryetarin e komunës [së Prishtinës]. Besoj që do të ketë proces, i cili do ta parandalojë përshkallëzimin e mëtutjeshëm të kësaj krize”, tha Hoxha për REL-in.

Rama dhe Abdixhiku gjatë fushatës për zgjedhjet e nëntorit 2025.
Rama dhe Abdixhiku gjatë fushatës për zgjedhjet e nëntorit 2025.

Efekti në rezultatin e zgjedhjeve parlamentare

LDK-ja e sheh si të menaxhueshme situatën e krijuar nga, siç e kanë quajtur në parti, “moskordinimi” me Ramën, dhe nuk pret që kjo situatë të ndikojë negativisht në rezultatin e partisë në zgjedhjet e 7 qershorit.

Rama ka thënë se ashtu siç e ka “përkrahur pakusht LDK-në në zgjedhjet e kaluara, do ta përkrah edhe në këto zgjedhje”.

As politologu Arifi nuk pret që mosmarrëveshja e shpërfaqur ndërmjet LDK-së dhe Ramës të ndikojë në rezultatin zgjedhor të kësaj partie.

“Nëse dinë ta menaxhojnë këtë çështje, po besoj që do të dalin pa u dëmtuar, dhe pa u vërejtur fare që ka pasur ndonjë jokomunikim ose keqkuptime të këtyre dy niveleve”, tha Arifi.

Edhe analisti Hoxha mendon që LDK-ja do të arrijë ta menaxhojë situatën. Në të kundërtën, sipas tij, përshkallëzimi eventual i përplasjes ndërmjet udhëheqjes së LDK-së dhe kryetarit të Prishtinës do të ndikonte negativisht në rezultatin zgjedhor të partisë.

“Konsideroj se të gjithë këta aktorë kanë një pjekuri minimale se [një situatë konflikti] do të bëjë dëm”, tha Hoxha.

Ai dhe Arifi besojnë se një stabilitet brenda LDK-së do të ndikojë në një rezultat zgjedhor më të mirë të kësaj partie, krahasuar me zgjedhjet e dhjetorit të vitit të kaluar.

Në ato zgjedhje, LDK-ja doli si partia e tretë më e votuar, me 13.57 për qind të votave të fituara, që i siguroi 15 vende në Kuvendin e Kosovës.

Me minus 52 mijë vota në krahasim me zgjedhjet e shkurtit të vitit 2025, LDK ngeli me 5 vende më pak në Kuvend./REL

Etiketa: kosoveLDK

Lajme të lidhura

RAJONI

Kurti dhe Haxhiu takim me kreun e Këshillit të Evropës: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës!

16:27 : 03/06/2026
RAJONI

Gazi amerikan si test i politikës energjetike të Kosovës

15:42 : 03/06/2026
RAJONI

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

13:50 : 03/06/2026
RAJONI

Hapet Muzeu i Viktimave në Mitrovicë, Kurti nderon të vrarët e masakrës së ’99

22:51 : 01/06/2026
RAJONI

Raporti i fundit i pagave në Kosovë: Kush paguhet më shumë e kush më pak?

16:55 : 01/06/2026
RAJONI

Midis historisë dhe liderit: Si vendoset vota në Kosovë?

14:03 : 01/06/2026
Para
Viktima

Ekzekutoi biznesmenin me plumb në kokë, kush është autori i dyshuar i vrasjes në Sarandë/ EMRI

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom