• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shqiptarët zhyten në varfëri! 23% e popullsisë jeton me 681 lekë në ditë, ja çfarë mund të përballojnë

08:18 : 07/05/2026
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE

Vitin e kaluar 23.4% e popullsisë shqiptare ka jetuar me 8.3 dollarë (681 lekë në ditë me kursin e këmbimit lek USD), sipas të dhënave zyrtare të Bankës Botërore. Shifrat tregojnë se Shqipëria kishte nivelin më të lartë të varfërisë në Rajon edhe në 2025 së bashku me Kosovën dhe do të vijojë ta ketë edhe së paku deri në fund të dekadës.

Një e katërta e popullsisë së vendit është jashtë konsumit pasi shporta e blerjeve me këtë shumë është shumë e kufizuar vetëm sa për mbijetese. Shërbimet arsimore dhe shëndetësore apo qiraja në këtë nivel të ardhurash janë tërësisht të papërballueshme.

Metodologjia e Bankës Botërore përllogarit se rreth 60 për qind e shumës prej 681 lekësh pra rreth 400 lekë shkojnë për ushqime ditore dhe pjesa tjetër prej 281 lekësh për të përballuar të gjitha shpenzimet e tjera.

400 lekë në ditë ushqim çfarë blen

Lexo edhe:

Kultivonin kanabis me vlerë miliona paund, arrestohen 6 shqiptarë në Britani (EMRAT)

Të ardhurat buxhetore në Ballkan, Bosnja dhe Serbia të parat, dy shtetet shqiptare në fund

Me një buxhet prej 400 lekësh në ditë për ushqim, 23.4 % e popullsisë në Shqipëri detyrohet të orientohet tërësisht drejt produkteve të shportës bazë dhe shumë të kufizuar pa mish, pasi kjo shumë është e mjaftueshme vetëm për një dietë modeste. Ky nivel shpenzimi kërkon një menaxhim qe eliminon mundësinë për konsumuar produktet jetike të shportës.

Për të qëndruar brenda këtij kufiri 400 lekë një person gjatë një ditë mund të blejë një bukë masive kushton rreth 100 – 120 lekë, dy kokrra vezë llogariten rreth 50 – 60 lekë, një gotë kos ose qumësht që kushton rreth 60 – 80 lekë, gjysmë kilogrami patate ose disa mollë kushtojnë rreth 50 – 70 lekë. Me tej mund te blihet një porcion fasule, oriz ose makarona llogaritet rreth 70 – 90 lekë.

Ky buxhet nuk lejon hapësirë për produkte si mishi i viçit apo i derrit, pasi kostoja e tyre tejkalon mundësitë ditore. Po ashtu, shpenzimet për si ëmbëlsirat, pijet me gaz apo kafetë në lokal janë të pamundura.

281 lekë të tjera për drita dhe uje

40 për qind e shumës prej 681 lekësh gjithsej 281 lekë shkojnë për mbulimin e faturave të dritave dhe ujit. Energjia elektrike dhe uji për një konsum minimal llogariten rreth 150 deri në 200 lekë në ditë, dhe edhe pse shteti ofron subvencione prej rreth 648 lekësh në muaj për kategoritë në nevojë, barra mbetet përsëri e lartë.

Situata vështirësohet më tej nëse personit i duhet të lëvizë për punë ose arsim, pasi transporti publik me urban kushton 80 lekë në ditë për një biletë vajtje-ardhje. Kjo kosto e nxjerr buxhetin ditor menjëherë me minus, duke e detyruar individin të zgjedhë mes ecjes në këmbë ose pakësimit të mëtejshëm të ushqimit. Ndërkohë, produktet e higjienës bazë si sapuni apo pasta e dhëmbëve zënë rreth 20 deri në 30 lekë të tjera nga ky buxhet modest.

Çfarë nuk mund të konsumojë 23% të popullsisë

Kategoria që jeton me 681 lekë në ditë mbetet me nevoja kritike plotësisht të pambuluara. Qiraja në zona periferike, që kushton rreth 1,075 lekë në ditë, është e papërballueshme pasi tejkalon të gjithë buxhetin ditor. Po ashtu, blerja e medikamenteve apo vizitat mjekësore private janë të paarritshme pa ndihmë shtesë. Edhe arsimi mbetet një sfidë, pasi tarifat universitare kërkojnë kursime drastike ose punësim shtesë. Sa i përket veshjeve, blerja e rrobave apo këpucëve ndodh vetëm përmes kursimeve afatgjata ose mbështetjes nga të afërmit jashtë vendit. Kjo kategori gjithashtu nuk mund të përballojë pushime dhe konsumin e vakteve jashtë dhe të marrë pjesë në aktivitetet kulturore./ Monitor

Etiketa: ekonomishqiptarevarferi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kultivonin kanabis me vlerë miliona paund, arrestohen 6 shqiptarë në Britani (EMRAT)

10:12 : 03/06/2026
AKTUALITET

Të ardhurat buxhetore në Ballkan, Bosnja dhe Serbia të parat, dy shtetet shqiptare në fund

11:28 : 01/06/2026
AKTUALITET

Po transportonin 5 kg kokainë me një furgon me targa shqiptare, arrestohen 3 shqiptarë në Itali

15:57 : 29/05/2026
AKTUALITET

Kursimet për pensione privat, ende në vlera modeste

11:19 : 29/05/2026
AKTUALITET

EMRAT/ U arrestuan në Greqi për plagosjen e pakistanezit, kush janë dy të rinjtë nga Saranda

10:10 : 29/05/2026
AKTUALITET

Goditet organizata ndërkombëtare e trafikut të drogës Spanjë-Shqipëri-Itali, 9 të arrestuar

16:41 : 28/05/2026
Para

Skandal! Helmohen nga ushqimi 40 studentë të Akademisë së Sigurisë

TË GJITHA

Këmbimi valutor 4 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:09 : 04/06/2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për sot

07:59 : 04/06/2026

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom