Kryeministri Edi Rama ka firmosur pasditen e kësaj të mërkure, vendimet për ndryshimet në kabinetin qeveritar.
Sipas vendimeve të fundit, Blerta Rama, është liruar nga detyra e zv.ministres së Ekonomisë dhe Inovacionit.
Ndërsa, Tana Kika, ish drejtoreshë në Agjencinë Kombëtare të Veterinarisë dhe të Mbrojtjes së Bimëve, është emëruar në postin e zv.ministres së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
Kujtojmë se Kika u pezullua nga detyra si drejtoreshë e AKVMB në vitin 2022, pas një rasti të gripit të shpendëve në një pulari në Durrës.














