Një tjetër fundjavë e gjatë që shënon trafik kilometrik në hyrjet dhe daljet e Elbasanit.
Thuajse e gjithë unaza e Elbasanit është paralizuar nga trafiku i mjeteve që kthehen nga juglindja, raporton TCH.
E njëjta situatë paraqitet çdo fundjavë, të premteve dhe të dielave në kthim. Kulmin e lëvizjeve e shënojnë fundjavat e gjata.














