• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“AKSHI”/ Ferit Hoxha kryediplomat, vëllai, Gëzim Hoxha, nën hetim për grup kriminal e pastrim parash

13:10 : 26/04/2026
në AKTUALITET, INVESTIGATIONS, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldenws.al

Ferit Hoxha është një zyrtar karriere në diplomaci. Megjithatë, emërimi i tij si Ministër i Jashtëm nga Edi Rama, pikërisht në momentin kur i vëllai, Gëzim Hoxha, u regjistrua zyrtarisht nga Prokuroria e Posaçme si pjesë grupit të strukturuar kriminal AKSHI, një institucion shtetëror, për të cilin ka akuza publike se funksionon si “kopshti financiar privat” të kryeministrit, nuk mund të kalojë pa hije dyshimi.

Ai mori zyrtarisht postin e kryediplomatit në 30 mars 2026, pasi kryeministri Edi Rama largoi zhurmshëm paraardhësen e tij, Elisa Spiropali, një politikane shumë e afërt me shefin e qeverisë.

Duket se Spiropali ia prishi qejfin Liderit të partisë sepse “kishte folur anglisht më shumë se sa duhet”, frazë që u aludua se ajo kishte diskutuar me partnerë ndërkombëtarë për çështje korruptive brenda maxhorancës socialiste.

Ferit Hoxha mund të ishte edhe më herët një kandidat potencial për Ministër të Jashtëm. Por, momenti i emërimit të tij, e shndërron diplomatin e karrierës në zyrtarin e radhës të zgjedhur nga kryeministri Rama që, personalisht, ose familjarisht, ka probleme të theksuara me drejtësinë.

Lexo edhe:

‘Air Albania’ si charter privat/ Si u refuzua hetimi për udhëtimet e Ramës, zbardhen faturat e borxheve

Zvërneci/ Rama përplaset me gazetaren e CNN: Nuk ka protesta në të gjithë Shqipërinë, lajme të rreme

Në foto: Ferit Hoxha (m) u dekretua Ministër i Jashtëm në 30 mars 2026 nga Presidenti Bajram Begaj (d)

Ministri i ri, si rregull, nuk mund të mbajë përgjegjësi për veprimtarinë e të vëllait. Gëzim Hoxha është i rritur, është biznesmen dhe kryen zgjedhjet e tij në mënyrë të pavarur.

E, megjithatë, fakti që ai dyshohet se ka vepruar si pjesë e grupit kriminal “AKSHI”, për të cilin opozita konsideron Linda Ramën, bashkëshorten e kryeministrit, si “personazhin kryesor”, nuk mund të kalojë pa vendosur hije dyshimi edhe mbi emërimin e Ferit Hoxhës si kryediplomat i Shqipërisë.

Roli i Gëzim Hoxhës tek “Afera AKSHI”

Prej vitesh, kanë ekzistuar dyshime publike se Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) kishte krijuar një sistem korruptiv në shpërndarjen e tenderave multi-miliona euro.

Gjatë vitit 2025, Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) regjistroi një procedim penal, me disa vepra të rënda penale, përfshirë “Konkurenca e paligjshme nëpërmjet dhunës”, “Heqje e paligjshme e lirisë”, “Shkelja e barazisë në tendera”, si edhe “grupi i strukturuar kriminal” dhe “kryerja e veprimeve në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”.

Ka dyshime se drejtuesja jetëgjatë e AKSHI-it, Mirlinda Karçanaj, në bashkëpunim me disa vartës të saj dhe disa kompani private, kishte krijuar një rrjet, nëpërmjet të cilit miliona euro të institucionit, riktheheshin tek anëtarët e dyshuar të grupit kriminal nëpërmjet korrupsionit.

Në foto: Ish-Drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, duke hyrë në Prokurorinë e Posaçme

Sipas Prokurorisë së Posaçme, Karçanaj bashkëpunonte me sipërmarrësin Ermal Beqiri, pronar i disa kompanive në fushën e teknologjisë së informacionit, për të shpërndarë tenderat tek klientë të besuar.

Këta klientë, pasi fitonin tenderat që dyshohet se organizoheshin pas shumëfishimit fiktiv të çmimit të mallrave, kalonin një pjesë të parave tek sipërmarrësi Ergys Agasi në formën e “shërbimit të konsulencës”.

Prokurorët besojnë se Agasi nuk ofronte realisht asnjë shërbim, por një pjesë të këtyra shumave monetare, që llogariteshin në total mbi 1 milionë euro, i kalonte në forma të kamufluara tek drejtoresha e AKSHI-t, Karçanaj.

Ndër kompanitë që dyshohet se janë përfshirë në këtë skemë është “First” shpk, në pronësi të Gëzim Hoxhës, vëllait të Ministrit të Jashtëm, Ferit Hoxha.

Në foto: Sipërmarrësi Gëzim Hoxha (foto e marrë në burime të hapura në internet)

Në aktet e Prokurorisë së Posaçme, të konsultuara nga “Boldnews.al”, thuhet se “Kompania First (e Gëzim Hoxhës) ka transferuar shumën 123.629.664 lekë, si produkt i veprës penale të korrupsionit aktiv”. Kjo shumë u sekuestrua në llogaritë bankare të ‘First” shpk, me vendimin e Gjykatës së Posaçme të datës 20 prill 2026.

Gëzimi në SPAK, Feriti në qeveri

Në muajt e fundit, karriera profesionale, por edhe aspekti personal i dy vëllezërve Hoxha, ka ecur me vektorë në drejtim të kundërt. Ndërkohë që Feriti mori postin më të lartë qeveritar të karrierës së tij, i vëllai, Gezimi, po shkonte poshtë e më poshtë.

Në 5 Dhjetor 2025, Prokuroria e Posaçme regjistron emrin e tij, bashkë me të tjerë të dyshuar të dosjes së “aferës AKSHI”, në Regjistrin e Personave ndaj të cilëve zhvillohen hetime, hapi i parë i marrjes zyrtarisht nën hetim të një personi.

Në foto: Gëzim Hoxha dyshohet nga SPAK, si pjesë e “grupit kriminal” të AKSHI-t

Në të njëjtën ditë, Gjykata e Posaçme cakton ndaj Gëzim Hoxhës masën e sigurimit personal “Ndalim i daljes jashtë shtetit”. Ai dyshohet se ka kryer veprat penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale”, kryer në formën e “grupit të strukturuar kriminal” dhe “kryerja e veprimeve në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”.

Në 16 Prill 2026, Prokuroria e Posaçme i atribuon edhe një tjetër vepër penale Gëzim Hoxhës, atë të “korrupsionit aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike”.

Menjëherë më pas, në 20 Prill, Gjykata e Posaçme, me kërkesë të SPAK-ut, vendosi sekuestrimin e shumës 123.629.664 lekë në llogaritë e kompanisë “First” të Gëzim Hoxhës.

Miliarda e AKSHI-t për “First”

Të dhënat zyrtare tregojnë se kompania “First” shpk është themeluar në vitin 2008, me aksioner kryesor Gëzim Hoxhën.

“Boldnews.al” konsultoi të dhënat e Thesarit të Shtetit, të përpunuara nga portali informativ “open.data.albania”, lidhur me fondet publike të përfituara nga “First” shpk ndër vite.

Në periudhën 2015-2018, “First” shpk rezulton të ketë arkëtuar rreth 370 milionë lekë të reja (rreth 4 milionë euro) nga fondet publike, nga të cilat thuajse 90 përqind e tyre kishin origjinë llogaritë e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

Në foto: Gjykata e Posaçme ka sekuestruar mbi 1 mln euro në llogaritë e “First” shpk

Në periudhën e mëpashme, 2019-2025, përfitimet e “First” shpk rezultojnë thuajse 10-fish më të larta. Të ardhurat e arkëtuara nga fondet publike për kompaninë e Gëzim Hoxhës llogariten në 2.86 miliardë lekë të reja (rreth 30 milionë euro).

Sërisht, klienti kryesor është AKSHI-i, i cili, deri më tani, ka arkëtuar për llogari të “First” shpk mbi 13 milionë euro. Këto shifrave, gjithësesi janë paraprake, pasi mes kompanisë së Gëzim Hoxhës dhe Agjencisë së drejtuar deri në Shkurt 2026 nga Mirlinda Karçanaj, vijojnë të jenë aktive disa kontrata.

 

Etiketa: akshiEdi RamaFerit HoxhaGëzim Hoxha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

‘Air Albania’ si charter privat/ Si u refuzua hetimi për udhëtimet e Ramës, zbardhen faturat e borxheve

22:00 : 03/06/2026
AKTUALITET

Zvërneci/ Rama përplaset me gazetaren e CNN: Nuk ka protesta në të gjithë Shqipërinë, lajme të rreme

21:18 : 03/06/2026
AKTUALITET

Morali i munguar i politikës

20:40 : 03/06/2026
AKTUALITET

Dy orë protestë, ndizet bulevardi: Pa ikur Rama nuk largohemi!

20:28 : 03/06/2026
AKTUALITET

Vogëlushja mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel, do ta sjellim në Surrel

20:04 : 03/06/2026
AKTUALITET

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg, opozitë e shitur

19:39 : 03/06/2026
Para

“Lushnja në llum, Balluku pispilloset”, Korreshi: Kanalet me fekale po mbysin Kadiajn

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom