Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në një spital privat ku i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Burime bëjnë me dije se pas përfundimit të ndërhyrjes, Veliaj është rikthyer sërish në ambientet e paraburgimit.
Deri më tani nuk bëhen të ditura detajet.
Kujtojmë se Erjon Veliaj është arrestuar që në 8 shkurt 2025. SPAK ka renditur ndaj Veliajt 13 akuza, të tilla si korrupsion pasiv, pastrim parash, mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre dhe futja e sendeve në burg.
Shumica e akuzave është ajo e korrupsionit pasiv e kryer në 9 raste, në raport me disa kompani për të cilat SPAK thotë se ka marrë përfitime të parregullta në formën e shumave monetare dhe pasurive të paluajtshme, të cilët nga ana e tyre kanë marrë leje ndërtimi dhe përfituar fonde publike nga Bashkia Tiranë.
Edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, akuzohet nga SPAK për korrupsion pasiv në 9 raste në lidhje me subjekte tregtare dhe organizata jofitiprurëse, njëjtë si Erion Veliaj. Gjithashtu, Xoxa akuzohet edhe për pastrim parash, mosdeklarim pasurie dhe fshehje e të ardhurave.













