Deputeti demokrat, Belind Këlliçi, ka reaguar pas votimit në paramentin grek, për heqjen e imunitetit të 13 deputetëve të partisë në pushtet, të dyshuar për korrupsion.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Këlliçi shkruan se votimi i Athinës, nxorri dhe një herë në pah se sa mbrapa e la Edi Rama Shqipërinë me votën e tij me 12 mars pro korrupsionit të Ballukut dhe kundër drejtësisë.
“Leksionin grek Edi Rama pati mundësi ta marrë më shpejt se kushdo tjetër pasi ndodhet pikërisht atje, ku u prit dhe nga Kryeministri”, shkruan Këlliçi.
Sipas tij, ndryshe nga Rama, kryeministri grek nuk urdhëroi partinë e mbështetësit e tij që të ndalonin drejtësinë e të mbronin aferat në Kuvend.
Sipas Këllicit, arsyetimi i Ramës se imuniteti i deputetit nuk hiqet dhe nuk lejohet hetimi pa vendosur kuvendi, rezulton të jetë një tjetër mashtrim i ulët i tij.
“Ky lajm që vjen nga Athina hedh poshtë dhe tezën e përdorur nga Edi Rama sikur dhe në vendet e BE imuniteti nuk hiqet dhe madje nuk lejohet as hetimi pa vendosur kuvendi. Mashtrim i ulët për torollakët e rilindjes e askënd tjetër”, shton Këlliçi ndër të tjera.
Reagimi i plotë:














