Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja me armë zjarri e regjistruar mbrëmjen e kësaj të marte në Memaliaj.
Sipas raportimeve, dy grupe personash janë përleshur me njëri tjetrin, ndërsa sherri ka degraduar në përdorimin e armëve.
Si pasojë ka mbetur i vrarë shtetasi i identifikuar si Endri Goxhaj 30-vjeç, ndërsa është plagosur rëndë një tjetër i identifikuar si Dario Nela, 30-vjeç.
Vetë autori i dyshuar, është vëllai i të plagosurit, i identifikuar si Donald Nela, i cili pas krimit është arratisur me automjet.
“Rreth orës 20:50, në Memaliaj, dyshohet se pas një konflikti, shtetasi D. N., 29 vjeç, ka qëlluar me armë zjarri shtetasin E. G., 30 vjeç, i cili ka humbur jetën rrugës për në spital.
I plagosur, në rrethana ende të paqarta, ka mbetur edhe vëllai i autorit të dyshuar, shtetasi D. N., 25 vjeç, jashtë rrezikut për jetën.
Autori i dyshuar, pas ngjarjes, është larguar me automjet”,- njofton Policia.
Sipas policisë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.














