Rasti i trajtuar sot, më 21 prill, në emisionin “Stop”, në Tv Klan, lidhej me konfliktin për një sipërfaqe toke në zonën Ndroq-Kalash, i cili ka nxjerrë në pah përplasjen mes pretendimeve ligjore dhe atyre tradicionale për pronësinë.
Fiqirete Capi pretendon se është pronare legjitime e tokës, që prej vitit 1991, të përfituar sipas ligjit 7501 dhe të pajisur së fundmi me certifikatë pronësie në vitin 2025.
Nga ana tjetër, Kasem Kodra e kundërshton këtë pronësi, duke e konsideruar tokën si “tokë të babës” dhe duke e mbajtur atë prej vitesh.
Situata përshkallëzohet me ndërtimin e një sere dhe një muri rrethues pa leje në këtë pronë, çka sjell ndërhyrjen e autoriteteve.
Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit konstaton shkeljen dhe fillimisht i jep mundësi palës që ta prishë ndërtimin në mënyrë vullnetare, për të shmangur penalitetet.
Edhe pse fillimisht ka një pranim për prishje nga ndërtuesi, qëndrimi ndryshon pas ndërhyrjes së avokatit, i cili këshillon ndjekjen e procedurave ligjore dhe kundërshtimin e detyrimit për leje ndërtimi.
Bisedat:
Djali i Kasem Kodrës: Merre certifikatën e pronës, në rast se prona është ato tek toka ime…,ti do më thuash mua “dua kaq lekë”! Më kërcet t’i jap, s’më kërcet, s’ti…
Fiqirete Capi: Ju keni lekë. Shkoni paguani andej prokurorë, unë nuk kam lekë.
Djali i Kasem Kodrës: Atëherë, lekët i ke paguar ti, që ke paguar certifikatën, s’i kam paguar unë.
Fiqirete Capi: Jo, unë s’kam mundësi të paguaj lekë.
Djali i Kasem Kodrës: Unë akoma pronat e mia i kam pa certifikatë. Pse? E kam tokën e babës unë atë, nuk ma merr kush mua atë! Ti, meqenëse është toka aty, më thuaj mua “Fato më duhen kaq lekë mua, o vëlla”. Do, mirë! S’do, asnjë gjë, s’ka asnjë gjë të keqe.
Fiqirete Capi: Si do të ma blesh ti tokën mua?
Djali i Kasem Kodrës: Në qoftë se e ke me certifikatë.
Fiqirete Capi: E kam!
Djali i Kasem Kodrës: Më thuaj sa lekë bën! Hajde, mirupafshim!
Fiqirete Capi: Je gati për ta blerë?
Djali i Kasem Kodrës: Po, po, po, sa ç’është çmimi, jo sa ç’do ti.
Fiqirete Capi: Sa është çmimi?
Djali i Kasem Kodrës: Atë e di ti…Shif! Pyet!
Fiqirete Capi: Unë nuk e di, sa është çmimi. Më trego ti, sa është çmimi!
Fiqirete Capi: Pyet, se unë nuk kam blerë ndonjëherë tokë në Kalash. Toka në Kalash është në Kalash. Unë kam blerë një tokë këtu me 20 mijë lekë metri.
Fiqirete Capi: A thu do ta blej, a thu do ta blej…?!
Djali i Kasem Kodrës: Ti, në rast se është toka, atë po themi, bëje llogari, më thuaj “dua kaq lek”! Në rast se është tek toka ime, në rast, se nuk është tek toka ime, nuk e dua…
———————————————-
Inspektori IMT: Jemi nga IMT, Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit, Bashkia Tiranë.
Kasem Kodra: Po!
Inspektori IMT: Tani, po bien dakord, që ne do t’ia heqim këtë, (serën) do t’ia lirojmë. Në rast pastaj, se nuk ndodh, ne pastaj do mbajmë procedurat ligjore. Në këto momente, zotëria, n.q.s nuk fillon cmontimin në mënyrë vullnetare, ne do t’ia prishim…Zotëria thotë, do të vijë edhe avokati.
Djali i Kasem Kodrës: Po vjen avokati, punë 6-7 minutash…
Gazetari: E mbyllim kështu?
Kasem Kodra: Po!
Djali i Kasem Kodrës: Ne serën do ta heqim, po tokën nuk e gëzon asnji këtu.
Gruaja e Kasem Kodrës: Po u fut zetor këtu, le të futet…!
Gazetari: Tjetër punë pastaj, vetgjyqësia, pastaj le ta zgjidhë shteti…! Ne nuk jemi për këto.
Inspektori IMT: Do ç’montohet, s’do ç’montohet?
Djali i Kasem Kodrës: Do ç’montohet! Shqip po të themi!
————————————————–
Inspektori IMT: Unë, si IMT, në lidhje me bërjen e serës, që ka dy vite, që është bërë sera, ti do ta cmontosh, apo të mbaj një procedurë?
Avokati i Kasem Kodrës: Procedurë!
Inspektori IMT: U konstatua serë me sipërfaqe me 45×30 dhe rrethimi me beton arme me sipërfaqe 120 linearë, rrethimi i murit, me lartësi 60 cm dhe trashësi 15 cm.
Inspektori IMT: Ke leje për ndërtimin e rrethimit?
Avokati i Kasem Kodrës: Jo! Shko kallzoje! Pse nuk e kallzon?
Inspektori IMT: Patjetër! Unë bëra konstatim, kjo është tjetër gjë…Tani unë konstatova, që është bërë rrethimi i pronës, dokumentacion përkatës dhe bërja e serës…
Avokati i Kasem Kodrës: Po, po!
Inspektori IMT: Për këtë gjë unë mbajta procedurë, akt-konstatimi.
Avokati i Kasem Kodrës: Dhe dicka tjetër: vetëm konstatuat apo morët masë?
Kasem Kodra: E kam marrë nenin 6.
Avokati i Kasem Kodrës: Do ta marrim nenin 6 tek komuna, po!.
Inspektori IMT: Paraqiteni të gjithë dokumentacionin, që keni, brënda 10 ditëve pranë zyrave të IMT-së Tiranë!
Avokati i Kasem Kodrës: Tani pyetja tjetër: keni marrë vetëm akt-konstatimi, apo keni marrë edhe masë administrative?
Inspektori IMT: Dëgjo tani! Inspektorët e IMT-së mbajnë vetëm akt-konstatimi dhe pastaj bëhet vlerësimi tek IMT-ja dhe del situata, vlerësohet, dalin me gjobë dhe vendim prishjeje.
Inspektori IMT: Po më thoni, që masat admnistrative dalin më pas, pasi vlerësohen në zyrat tuaja?
Inspektori IMT : Po patjetër! Dalin më pas.
Avokati i Kasem Kodrës: Ok! Në rregull!
/Emisioni STOP














