Një person ka humbur jetën pasditen e kësaj të mërkure në Lezhë.
Viktima është identifikuar si Sazan Sula, 46 vjeç.
Sipas policisë, viktima ishte duke peshkuar pranë urës së Prekanit, në zonën e Shënkollit, kur dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të kësaj ngjarjeje të rëndë.














