Një pallat është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të marte në Tiranë, përballë spitalit “Nënë Tereza”, ndërsa pamjet janë dramatike.
Zjarrfikësit kanë ndërhyrë për të shuar flakët ndërsa siç duket edhe nga pamjet forcat zjarrfikëse me anë të shkallëve të tyre kanë mundur të nxjerrin një grua prej godinës.
Ajo u dërgua menjëherë në spital, teksa dukej në gjendje të asfiksuar.














