Detaje të reja kanë dalë në dritë nga operacioni i zhvilluar mbrëmjen e djeshme në kryeqytet ku u goditën tre Call Center-a që mashtronin të huaj me qëllim zhvatjen e shumave të mëdha të parave.
Ndaj të gjithë personave rëndon vepra penale ‘Mashtrim komjuterik’, ndërkohë që janë zbuluar edhe emrat e “Team Leader-ave” të arrestuar nga Policia.
Sipas, VoxNews bëhet fjalë për Kristian Buda, Benard Biba, Klejdi Dyrma, Eba Taipi dhe Eno Hana.
Dyshohet se shtetasit e mësipërm në bashkëpunim edhe me të tjerë kanë mashtruar me mijëra qytetarë evropianë dhe dëmi përllogaritet të jetë më shumë se 50 milionë euro i shkaktuar nga aktiviteti i këtyre call centerave.
Masat e lëshuara nga Prokuroria:
- Arrest në burg
- Eduart Dalla
- Mateo Hoxha
- Tedi Agastra
- Ledio Toçi
- Xhoel Mekollo
- Marsel Lami
- Xhoji Hitaj
- Ndalim dalje jashtë vendi
- Aida Vokli
- Ledjon Cenaj














