• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Shtrenjtimi i energjisë, a po gjen Gjermania një rrugëdalje?

08:57 : 14/04/2026
në BOTA

Në fillim të marsit, një litër benzinë super kushtonte 2 euro e 50 cent në disa pika karburanti në Gjermani. Aktualisht, çmimi mesatar është 2,14 euro. Kjo sërish përbën rreth 25 për qind më shumë krahasuar me fillimin e vitit, kur karburanti tregtohej me 1,70 euro për litër.

Shkak për rritjen u bë lufta kundër Iranit, e nisur nga SHBA dhe Izraeli. Regjimi në Teheran reagoi, ndër të tjera, duke bllokuar Ngushticën e Hormuzit, një rrugë detare kyçe për transportin e anijeve cisternë.

Gjermani: Prej vitesh çmime të larta për energjinë

Që nga shpërthimi i luftës, çmimet e karburanteve janë rritur ndjeshëm në mbarë botën. Në Gjermani, ku energjia është tashmë shumë e shtrenjtë në krahasim ndërkombëtar, pasojat ndihen gjerësisht – si nga ekonomia ashtu edhe nga popullsia. Pas hezitimeve të zgjatura dhe debateve për gjetjen e mënyrës më të mirë, qeveria federale, e përbërë nga partitë konservatore të Unionit (CDU/CSU) dhe Socialdemokratët (SPD), ra dakord për masa lehtësuese.

Komisioni i koalicionit, i kryesuar nga kancelari federal Friedrich Merz (CDU), shpalli pas një takimi krizash në fundjavë (12.04.2026) në Berlin një masë me efekt të menjëhershëm: taksa mbi karburantet për naftën dhe benzinën do të ulet me 17 cent për litër për një periudhë dy mujore. Kjo korrespondon me një vëllim prej rreth 1,6 miliardë eurosh. “Me këtë masë do ta përmirësojmë shumë shpejt situatën për drejtuesit e automjeteve dhe për ndërmarrjet”, deklaroi kreu i qeverisë.

Lexo edhe:

Rritet sërish çmimi i naftës

Deri në 35 ditë për kompensimin e naftës, operatorët përballen me procedura të gjata verifikimi

Çfarë pret kancelari federal Merz nga industria e naftës

Merz e lidhi njoftimin e tij me një mesazh të qartë: “Në këtë kontekst presim që industria e naftës ta përcjellë këtë lehtësim drejtpërdrejt dhe pa asnjë kufizim te konsumatorët.” Megjithatë, Gjermania ka shumë pak ndikim mbi çmimet e naftës së papërpunuar në tregjet botërore. Kjo është e qartë edhe për qeverinë federale.

Kancelari iu referua pasojave të gjeopolitikës, veçanërisht dështimit të negociatave për një armëpushim në luftën me Iranin. Si pasojë, çmimet e naftës u rritën sërish brenda natës në mbi 100 dollarë për fuçi. “Kjo tregon se kjo krizë, kjo luftë, është shkaku i vërtetë i problemeve me të cilat përballemi në vendin tonë”, theksoi Merz.

Shpresa për një armëpushim në luftën me Iranin

Njëkohësisht, ai i zbehu shpresat për mbështetje të mëtejshme shtetërore, duke theksuar se shteti nuk mund të kompensojë të gjitha rreziqet dhe pasiguritë e politikës botërore. “Çdo euro që marrim nga buxhetet tona mungon diku tjetër”, tha Merz. Për këtë arsye, ulja e taksës mbi karburantet është e kufizuar në dy muaj. “Kjo do të thotë, sinqerisht, se më pas çmimet do të rriten sërish”, shtoi kancelari. Shpresa e tij është që të arrihet një armëpushim mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara dhe që çmimet e naftës në tregjet botërore të bien.

Ministrja e Punës, Bärbel Bas (SPD), njoftoi paralelisht se synon të ashpërsojë ligjin kombëtar të konkurrencës. “Ky është një mjet i fortë – ose duhet të bëhet i tillë – në mënyrë që edhe në të ardhmen të kemi në dorë instrumente të mjaftueshme për të parandaluar abuzimet me çmimet në pikat e karburantit”, deklaroi ajo. Sfondi i këtyre planeve janë çmimet e karburanteve në Gjermani, të cilat krahasuar në nivel evropian janë veçanërisht të larta.

A do të ketë një taksë mbi fitimet shtesë?

Ministri i Financave, Lars Klingbeil (SPD), ndryshe nga kancelari Merz, mirëpriti faktin që Komisioni i Bashkimit Evropian (BE) dëshiron të shqyrtojë mundësinë e një takse të ashtuquajtur mbi fitimet shtesë për kompanitë e naftës. “Parimi është i qartë: fitimet e shtesë nga krizat duhet të mblidhen dhe t’u kthehen konsumatorëve”, deklaroi Klingbeil.

Kryeministri i Bavarisë dhe kryetari i CSU‑së, Markus Söder, dëshiron gjithashtu ta bëjë Gjermaninë më pak të varur nga importet e energjisë. Sipas tij, kjo vlen njësoj si për energjitë e rinovueshme nga era dhe dielli, ashtu edhe për lëndët djegëse fosile. “Prandaj duhet të intensifikohet edhe nxjerrja e gazit nga rezervat vendase”, kërkoi Söder.

Tatimi mbi të ardhurat pritet të ulet në vitin 2027

Qeveria federale u dakordësua gjithashtu gjatë takimit dyditor të Komisionit të Koalicionit që nga janari i vitit 2027 të lehtësojë barrën tatimore për grupet me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Njëkohësisht synohet të parandalohet rritja e kostove të sigurimit shëndetësor. Se si do të realizohen konkretisht këto masa, do të jetë objekt diskutimesh intensive mes ekspertëve në komisione gjatë javëve dhe muajve në vijim.

Edhe në fushën e pensioneve priten ndryshime të rëndësishme brenda këtij viti, sipas vullnetit të qeverisë. Plani parashikon forcimin e pensionit privat përmes stimujve shtetërorë dhe investimeve në tregun e aksioneve. Kancelari federal Merz shpreson që reformat e shumta të kenë edhe një efekt pozitiv psikologjik: “Në fund duhet të arrihet rikthimi dhe forcimi i besimit të njerëzve në funksionimin e vendit tonë”, tha Merz. /DW

Etiketa: benzinecmimeenergjiGjermaninafte

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rritet sërish çmimi i naftës

13:15 : 02/06/2026
AKTUALITET

Deri në 35 ditë për kompensimin e naftës, operatorët përballen me procedura të gjata verifikimi

10:15 : 02/06/2026
BOTA

Bie imigrimi në Gjermani, më pak azilkërkues

10:05 : 02/06/2026
BOTA

Gjermania do një vend në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

08:24 : 02/06/2026
BOTA

Droni i dyshimtë alarmon Policinë Federale gjermane, mbyllet aeroporti i Mynihut

16:16 : 30/05/2026
AKTUALITET

Bordi i Transparencës ‘luan’ sërish me çmimet, ja me sa do të shitet nafta

11:37 : 30/05/2026
Para

Goditet grupi i drogës në Berat, 3 të arrestuar, 2 në kërkim

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom