Emigrantët që festuan Pashkën në vendlindje kanë nisur rikthimin drejt shtetit grek, duke shkaktuar fluks në pikën kufitare të Kapshticës. Radha ka arritur në më tepër se 1 kilometër.
Sipas të dhënave nga pika kufitare, pala shqiptare po punon me 5 sportele në dalje, pra me kapacitet të plotë, ndërsa pala greke operon me 6 korsi në hyrje të saj.
Fluksi është krijuar në minutat e fundit, pasi më herët situata në doganë ka qenë e qetë. Autoritetet bëjnë me dije se janë marrë të gjitha masat e nevojshme, me qëllim shmangien e pritjeve të gjata për qytetarët që kalojnë kufirin.














