Kryeministri Rama u shpreh se Shqipëria ka shënuar përmirësime të ndjeshme në fushën e prokurimeve publike, sipas një raporti të fundit të Bashkimit Evropian, të matur nëpërmjet instrumenteve SIGMA dhe OECD.
Ai u shpreh se raporti ka analizuar situatën në rajon dhe sipas projeksioneve Shqipëria spikat për progresin e arritur, duke u renditur ndër vendet me përmirësimet më të dukshme.
Në podkastin e së dielës Edi Rama duke u munduar tu mbushë mendjen shqiptarëve që korrupsioni nuk ekziston gjen e citon raporte që nuk kanë lidhje me rilindjen.
Gjithsecili prej shqiptarëve tani e ka të qartë se kush vjedh paratë e shqiptarëve dhe kush është ai që mbron korrupsionin dhe të korruptuarit.
Ai për të mos lëshuar Ballukun pasi pas saj do të binte edhe vete vuri ne rresht grupin parlamentar ta PS dhe i detyroi që të pengonin hetimet ndaj saj.
“Dua të ndaj me ju kënaqësinë e marrjes këto ditë të një raporti shumë domethënës të BE-së, përmes instrumentit përkatës të SIGMA dhe OECD, që kanë analizuar edhe panoramën e përgjithshme të prokurimeve publike në rajonin tonë, ku Shqipëria spikat me përmirësimet e saj dhe përmes shifrave e fakteve do i tregojmë edhe publikut sesa larg janë ato që thuhen e stërthuhen duke ushqyer një perceptim negativ lidhur me raportin e Shqipërisë me korrupsionin dhe me pozicionin e kësaj shumice ndaj korrupsionit, në raport me realitetin e fakteve dhe shifrave konkrete, të identifikuara dhe rreshtuara jo nga qeveria dhe ekspertë të saj, por nga një instrument i besueshëm dhe cilësor i BE-së, me të gjithë integritetin e duhur dhe profesional, për të treguar se cila është e vërteta edhe në atë çka lidh prokurimet publike me transparencën dhe cilësinë e mekanizmave që i vënë ato në përdorim në të mirë dhe interes të publikut, ku Shqipëria spikat si e para në rajonin tonë”, tha mes të tjerash Rama.














