• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

REL: Kushtetuta e Kosovës që nuk lexohet njësoj nga të gjithë

13:59 : 09/04/2026
në RAJONI

E shkruar 18 vjet më parë, Kushtetuta e Kosovës, si akti më i lartë juridik, synon të përcaktojë rregullat e lojës politike.

Por, në Kosovë, loja shpesh është ndalur për t’u sqaruar në Gjykatë Kushtetuese.

Nga qershori i vitit 2025, deri në janarin e 2026-tës, Kushtetuesja u përgjigj për pesë raste që lidheshin vetëm me çështjen e konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Ndërkaq, shqyrtoi edhe tri raste të tjera për çështje politike gjatë muajit të kaluar.

Lexo edhe:

Dy milionë euro për linjat ajrore: Si do të shpërndahet ndihma e Qeverisë?

Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiçit, protestave në Serbi…

Gjykata e shfuqizoi dekretin e presidentes Vjosa Osmani për shpërndarje të Kuvendit; e hodhi poshtë kërkesën e kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu, rreth mospjesëmarrjes së deputetëve në seancën për presidentin dhe, shpalli të papranueshme kërkesën e Osmanit rreth emërimit të anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Pse kaq shumë raste në Kushtetuese?

A është kaq e paqartë Kushtetuta, apo po shfrytëzohet për qëllime politike mundësia për interpretime nga Gjykata?

Në vlerësimin e njohësve të Kushtetutës, kjo nuk është çështje bardh e zi.

Visar Morina, profesor i së Drejtës Kushtetuese në Universitetin e Prishtinës, thotë për Radion Evropa e Lirë se Kushtetuta e Kosovës nuk është e paqartë në tërësinë e saj, por vlerëson se ka disa formulime më të përgjithësuara që prapë nuk janë arsyeja kryesore e numrit të madh të rasteve të dërguara në Kushtetuese.

Ai konsideron se një nga rrethanat që ndikoi në rritjen e rasteve për shqyrtim është fakti se Kushtetuta rregullon çështje fundamentale të shtetit, si formimi i institucioneve, kufizimi i pushtetit, kompetencat, afatet – norma këto që, sipas tij, në disa raste nuk kuptohen njësoj nga të gjithë politikanët.

“Kur mungon dialogu politik dhe kompromisi institucional, atëherë dilemat kushtetuese zhvendosen natyrshëm në Gjykatën Kushtetuese”, thotë Morina, duke e quajtur veprim normal në demokraci kushtetuese.

Saktësia e gjuhës me të cilën shkruhet një kushtetutë vlerësohet se do të linte më pak hapësirë që rregullat e saj të interpretoheshin në mënyra të ndryshme.

“Kur dispozitat kushtetuese nuk janë mjaftueshëm të qarta, ato krijojnë natyrshëm mundësi për lexime të ndryshme nga aktorët politikë dhe institucionalë, duke rritur potencialin për konteste kushtetuese”, shprehet ai.

Por, interpretimeve nga gjykata, sipas profesorit Morina, nuk mund t’i shmangen plotësisht as kushtetutat e hartuara me shumë kujdes.

Në fund të fundit, interpretimi kushtetues është një funksion thelbësor i gjykatave kushtetuese, thotë ai.

Rrëzimi i ligjeve, presidentëve, Qeverisë…

Përveç proceseve politike brenda institucioneve, gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese para vetes patën edhe dhjetëra ligje të Kuvendit për shqyrtim.

Trembëdhjetë prej tyre – ndër të tjera edhe Ligjin për Byronë për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme – që ishin miratuar nga deputetët në dhjetorin e 2024-ës, ata i rrëzuan në fillimin e vitit 2026.

Gjykata tha se ligjet nuk ishin në përputhje me Kushtetutën e vendit, pasi gjeti se ishin shkelur rregullat për qeverisjen, ndarjen e pushtetit, vlerat, ushtrimin e funksionit, rregulloren e punës dhe komisionet kur deputetët i kishin miratuar ato në Kuvend.

Përtej ligjeve, interpretimet kushtetuese në historinë politike të Kosovës kanë rrëzuar edhe presidentë e qeveri.

Më 2010, presidenti i atëhershëm, Fatmir Sejdiu, dha dorëheqje, pasi Gjykata gjeti se ai shkeli Kushtetutën duke mbajtur edhe postin e presidentit, edhe atë të kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Një vit më pas, Gjykata rrëzoi nga posti i presidentit Behgjet Pacollin, pasi forma e zgjedhjes së tij kishte qenë jokushtetuese.

Më 2020 u rrëzua Qeveria e Avdullah Hotit, pasi zgjedhja e saj u vlerësua jokushtetuese.

A duhet të ndryshohet Kushtetuta e Kosovës?

Profesori Morina thotë se ajo ka evoluar vazhdimisht, si përmes amendamenteve të shkruara, ashtu edhe përmes interpretimeve të Gjykatës Kushtetuese, që më pas janë bërë precedent për rrethanat e ngjashme.

Sipas tij, se çfarë duhet ndryshuar varet nga prioritetet e shtetit dhe shoqërisë, si dhe nga faktorë të jashtëm, si procesi i integrimit evropian ose aspiratat për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

Kuvendi i Kosovës miratoi Kushtetutën më 9 prill 2008, ndërsa ajo hyri në fuqi dy muaj më pas.

Ndryshimi i Kushtetutës kërkon votim të dyfishtë: dakordim nga dy të tretat e të gjithë deputetëve, dhe nga dy të tretat e deputetëve të komuniteteve pakicë. Pra, çdo ndryshim kërkon konsensus të gjerë.

Në një realitet ku Kushtetuta nuk lexohet njësoj nga të gjithë, Gjykata Kushtetuese mbetet shpesh vendi ku përfundojnë mosmarrëveshjet politike./REL

Etiketa: kosovekushtetute

Lajme të lidhura

RAJONI

Dy milionë euro për linjat ajrore: Si do të shpërndahet ndihma e Qeverisë?

20:17 : 04/06/2026
RAJONI

Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiçit, protestave në Serbi…

16:01 : 04/06/2026
RAJONI

Kurti dhe Haxhiu takim me kreun e Këshillit të Evropës: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës!

16:27 : 03/06/2026
RAJONI

Gazi amerikan si test i politikës energjetike të Kosovës

15:42 : 03/06/2026
RAJONI

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

13:50 : 03/06/2026
RAJONI

Hapet Muzeu i Viktimave në Mitrovicë, Kurti nderon të vrarët e masakrës së ’99

22:51 : 01/06/2026
Para

Xhixho-Kumbaros në Kuvend: U keni vjedhur 1 milionë lekë nga pagat mësuesve, pse s’ua ktheni?

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e premte 5 qershor 2026

23:00 : 04/06/2026

E vërteta për Arubën dhe tokën në Zvërnec, Artur Shehu rrëfehet për herë të parë

22:55 : 04/06/2026

“Makina u prish rrugës, 6 efektivë shkuan me këmbë drejt stanit”, detaje nga operacioni ku u vra polici

22:46 : 04/06/2026

Abilekaj: Sekuestrimi i vilës në Dhërmi mund të zgjerojë hetimet ndaj Ballukut

22:40 : 04/06/2026

Ylli Manjani shpërthen ndaj protestuesve: R*bt ku t’i keni, legena, ku*va e ku*varë

22:28 : 04/06/2026

Tabaku: Shqipëria është trajtuar si pronë e pushtetit, jo si pasuri e përbashkët e qytetarëve

22:20 : 04/06/2026

Qytetarët zhvendosen tek rruga e Kavajës

22:18 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetcasibomlunabetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom