Një incident është regjistruar gjatë vizitës së Edi Ramës në qytetin e Lezhës këtë të martë.
Dy qytetarë janë ndaluar nga policia dhe janë shoqëruar në komisariat për disa orë.
Sipas raportimeve në media, rasti është denoncuar nga njëri prej personave të shoqëruar, i cili është shprehur se në momentin e ndalimit ishte duke u kthyer në banesë dhe se nuk i është dhënë asnjë shpjegim nga ana e policisë për arsyet e shoqërimit.
Sipas raportimeve, ata janë mbajtur në ambientet e komisariatit për rreth 4 orë, deri në përfundim të agjendës së Ramës dhe largimit të tij nga qyteti.
Sipas të njëjtave raportime, shoqërimi i tyre thuhet se është kryer mbi baza parandaluese, pasi kishte informacione se ata “mund të krijonin incidente gjatë vizitës së Ramës”.














