• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Integrimi i bllokuar/ Vokshi rendit skandalet që ndikuan në refuzimin e raportit IBAR

10:09 : 03/04/2026
në AKTUALITET, POLITIKE

Procesi i integrimit evropian të Shqipërisë duket se ka hyrë në një ngërç serioz, i ndikuar drejtpërdrejt nga skandalet e brendshme qeveritare dhe problematikat strukturore që lidhen me demokracinë dhe shtetin ligjor. Ndërkohë që raporti për integrimin evropian nuk u soll kurrë për diskutim në Kuvend gjatë muajit prill, të dhënat nga raporti i fundit i Komisionit Evropian tregojnë një panoramë dekurajuese, ku progresi është evidentuar vetëm në 4 nga 40 fushat e monitoruara.

Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi e ftuar në emisionin “Kafe Shqeto” në Syri tv tha se, sipas gjetjeve, në 28 fusha kyçe si siguria ushqimore, shëndeti publik, arsimi, infrastruktura dixhitale dhe transporti, Shqipëria ka bërë “zero ose shumë pak progres”. Kjo stanjacion pasqyron një mungesë të thellë reformash dhe përputhshmërie me standardet evropiane, duke lënë vendin pas në garën e integrimit.

Situata është përkeqësuar ndjeshëm nga dy raste të profilit të lartë korruptiv, ai i ish-ministres Belinda Balluku dhe AKSHI. Këto skandale kanë qenë faktori vendimtar që grupi i punës i Këshillit të BE-së të refuzonte kalimin e raportit të ndërmjetëm IBAR.

Rasti “AKSHI” konsiderohet veçanërisht i rëndë, pasi përfshin akuza për abuzim me detyrën, korrupsion përmes tenderave sekretë me vlerë qindra milionë euro, dhe lidhje të drejtpërdrejta me rrethin e ngushtë të Kryeministrit. Këto zhvillime kanë alarmuar partnerët ndërkombëtarë, të cilët i shohin si një dëshmi të kapjes së shtetit dhe erozionit të shtetit ligjor.

Lexo edhe:

‘Air Albania’ si charter privat/ Si u refuzua hetimi për udhëtimet e Ramës, zbardhen faturat e borxheve

Zvërneci/ Rama përplaset me gazetaren e CNN: Nuk ka protesta në të gjithë Shqipërinë, lajme të rreme

Përtej korrupsionit, një tjetër fenomen i errët që mban peng vendin është sistemi i sofistikuar i patronazhimit. Të dhënat nga databaza e AKSHI-t zbulojnë një mekanizëm mbikëqyrjeje masive, ku jeta private e çdo qytetari është nën vëzhgim të vazhdueshëm.

Megjithatë janë votat që kanë marrë. Përtej kësaj, me këto vota, me këto mandate zonja Vokshi, duket se ka një shërbim të munguar në aspektin politik për qytetarët shqiptarë, veçanërisht kur kuvendi do të duhet të adresonte dy çështje madhore jetike në këto momente. Është fjala për integrimin europian që duket se e grisëm dhe e dogjëm për shkak të votimit për Ballukun dhe mandatin e saj dhe imunitetin e saj dhe gjithashtu edhe për çështjen e sigurisë tanimë kombëtare që është një lajm i orëve të fundit, por që do të duhej të adresohej në kuvend. A mos ndoshta kjo, le të themi, zallamahi mandatesh, bandash, krimesh e të tjerë e të tjerë, duket se po çbën edhe një funksion praktik, kaq jetik të parlamentit?

Albana Vokshi: Përsa i përket procesit të integrimit, me rregullore dhe e ngriti dje këtë çështje edhe kryetari i grupit parlamentar zoti Bardhi. Duhet brenda prillit të ishte diskutuar në seancë raporti për integrimin europian. Pra kishte kaluar në komisionin tonë, të ishte diskutuar, të ishin thirrur ministra, të ishin thirrur kryenegociatorja e të tjerë, Dhe të kishte kaluar në seancë. Nuk e kanë sjellë fare raportin. Po ashtu keni dëgjuar që Balluku dhe AKSHI kanë ndikuar më së shumti në javët e fundit, por Shqipëria s’ka bërë progres në asnjërën prej fushave dhe këtë e thotë Komisioni Europian, nuk e themi ne.

Në qoftë se raporti i Komisionit Europian ka dalë në nëntor. Pra para se SPAK të dërgonte kërkesën zyrtare për heqjen e imunitetit.

Para se gjermanët të thonin që është test kritik.

Albana Vokshi: Para gjermanëve, para McAllister… Po të lexosh raportin e Komisionit Europian i cili në fakt e ka mbështetur, i ka dhënë mbështetje, sidomos Komisionerja Kos apo komisionerë të tjerë e kanë mbështetur Ramën përtej edhe detyrës dhe funksionit të tyre. Kanë dalë nga detyra për ta mbrojtur. Sepse e mbani mend që komisionerja Kos ka ardhur dhe ka thënë, zgjedhjet ishin të lira e të ndershme, kur ODIHR vetë ka thënë që zgjedhjet s’ishin të lira dhe të ndershme. Kemi një parti shtet të lidhur dhe me bandat. E ka thënë ODIHR. Pra raporti i Komisionit Europian ka thënë vetëm katër fusha nga 40 ka një lloj përparimi. Dhe këto janë marrëdhëniet me jashtë, çështjet rajonale, gjëra që janë kanë qenë gjithmonë.

Në 28 fusha të tjera ka bërë zero ose shumë pak progress. Pjesa më e madhe është zero. Dhe këtu futet siguria ushqimore, futet shëndeti publik, arsimi, infrastrukturat ditale, transporti, pra janë 28 fusha edhe te komisioni.

Një grup shumë i rëndësishëm diplomatësh apo staf të ministrive të jashtëme, e përfaqësues të Komisionit Europian, Parlamentit Europian e të tjerë kanë ardhur dhe këtu kanë bërë takime, unë i kam takuar kur kanë ardhur në Shqipëri. Ata kanë refuzuar që të kalojnë raportin e ndërmjetëm IBAR të cilin e keni përmendur në emisionin tuaj apo në televizionin tuaj. Por ky është raporti, vendimi i tyre është më i rëndësishmi për të vijuar më tepër hapjen e kapitujve. Këto thonë po ose jo.

Ata thanë jo. S’ka asnjë progres dhe ai ka qenë momenti kur ka ndikuar edhe rasti Balluku, edhe rasti AKSHI. Balluku ka bërë më shumë zhurmë për shkak të mbrojtjes publike me 82 vota dhe me propozimin për ndryshimin e kodit të procedurës civile, penale nga ana e Edi Ramës. Pra u bë mburojë Rama për të mbrojtur Ballukun sepse mbronte veten. Tani këtë e kemi të qartë të gjithë. AKSHI është akoma më i rëndë si rast sesa Balluku.

Që është strukturë kriminale e organizuar.

Albana Vokshi: Sepse kemi abuzim. Sepse kemi korrupsion me tendera sekret, ju e dini që është bërë nami, sepse është kopshti i Edi Ramës, ku baxhanaku merrte tendera sekretë, ka marrë qindra milionë euro, ku e kontrollonte Ergys Agasi që neve të gjithë e dimë që ishte koordinatori i Ramës me bandat kriminale.

Të gjitha të dhënat e AKSHI-t ishin në duart e bandave kriminale. Të gjitha pa përjashtim. Dhe s’po flas vetëm që keqpërdoreshin për fushatë elektorale? Se mua vetë më kanë rënë në dorë tabelat e AKSHI-t, për shembull të Belinda Ballukut, ku qartazi shihet se si është dhunuar vota. Patronazhisti është aty për të spiunuar, çdo nevojë, çdo problem, nëse ke shtëpi ku e ke, nëse ke tokë ku e ke, nëse ke makinë kush është targa, i ke paguar taksat apo jo, ke marrë kredi apo jo, ke një sëmundje apo jo, pra të gjitha të dhënat. Ku është fëmija në shkollë, kush është emri i mësueses….,

Më keq se sigurimi i shtetit.

Albana Vokshi: Po po, më keq. Është më keq se sigurimi i shtetit. Domethënë unë kam lexuar tek lista e Ballukut, është i sëmurë mendor po duhet marrë, duhet çuar aty, jeton përballë dyqanit të mishit në katin e dytë nga mbrapa. Ka shkuar Albana e ka takuar po Albana nuk ja ka mbushur mendjen. Do t’i çojmë filanin, fistekun. Ka shtatë shtresa patronazhimi, nuk i shpëton dot askush patronazhimit…

Etiketa: albana VokshiEdi Ramaintegrimi ne BE

Lajme të lidhura

AKTUALITET

‘Air Albania’ si charter privat/ Si u refuzua hetimi për udhëtimet e Ramës, zbardhen faturat e borxheve

22:00 : 03/06/2026
AKTUALITET

Zvërneci/ Rama përplaset me gazetaren e CNN: Nuk ka protesta në të gjithë Shqipërinë, lajme të rreme

21:18 : 03/06/2026
AKTUALITET

Morali i munguar i politikës

20:40 : 03/06/2026
AKTUALITET

Dy orë protestë, ndizet bulevardi: Pa ikur Rama nuk largohemi!

20:28 : 03/06/2026
AKTUALITET

Vogëlushja mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel, do ta sjellim në Surrel

20:04 : 03/06/2026
AKTUALITET

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg, opozitë e shitur

19:39 : 03/06/2026
Para

SPAK, 6 vjet zvarritje/ A po mbyllet dosja e koncesionit të “Check-Up” që la "burrat me barrë"

TË GJITHA

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

08:43 : 04/06/2026

Tragjedia në Lezhë/ Dalin fotot e dy të rinjve që u mbytën në det

08:38 : 04/06/2026

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

08:24 : 04/06/2026

E rëndë në Maliq/ Të shtëna me armë zjarri gjatë një operacioni, vritet një polic, plagoset një tjetër

08:18 : 04/06/2026

Këmbimi valutor 4 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:09 : 04/06/2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për sot

07:59 : 04/06/2026

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom