• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Irani nuk është lufta jonë

17:31 : 02/04/2026
në AKTUALITET, BOTA, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Andi Bushati

Relativizimi që qeveria shqiptare po i bën shqetësimit amerikan për një kërcënim të mundshëm të vendit nga Irani, nuk është as naiv, as i pamenduar.

Etiketimi si “hamendësime” i paralajmërimeve se mund të ketë goditje në kampin e Manzës, në selitë diplomatike, apo edhe në qendra të populluara, është një përpjekje për të kamufluar udhën pa krye ku e ka degdisur vendin diplomacia personale e Edi Ramës.

Kjo kuptohet më së miri nëse lexon me vëmendje një intervistë që kryeministri i dha revistës franceze “Le Point” diku një javë më parë. Ai u mburr se ne ishim nga vendet e vetme në botë që nuk kishim marëdhënie me Teheranin. Në një amalgamë konfuze arguementash ai e justifikoi rreshtimin radikal pro Trumpit dhe Natanjahut, herë me faktin se shqiptarët e dinin çdo të thoshte të jetoje në diktaturë, herë me alibinë se ata na kishin shpallur armiq të parët dhe herë me merakun për stabilitetin e lindjes së mesme. Dhe sikur këto të mos mjaftonin, pyetjes nëse i trmbej një sulmi nga regjimi i mollahëve, ai iu përgjigj se shqiptarët nuk kanë kurrë frikë pasi ata kanë mbrojtur edhe hebrejtë gjatë luftës së dytë botërore.

Në fakt, e vërteta është shumë e thjeshtë. Ajo s’ka të bëjë as me ndjeshmërinë ndaj holokaustit, as me zemërdridhjen ndaj viktimave të një diktature teiste, as me merakun për deztabilizimin e Gjirit persik.

Lexo edhe:

“3 vjet që shmang llogaridhënien”/ Bardhi kërkon Ramën në Kuvend: Interpelanca nuk delegohet!

Rama postoi videon me mbeturina në Zvërnec, qytetarët e “kryqëzojnë”: O mret, ku ishe këto vite?!

Që kur ka ardhur në pushtet Edi Rama ka pasur vetëm një qëllim, ta përdorë politikën e jashtme si një rezervuar qokash për të tejzgjatur sundimin e vet mbi shqiptarët. Ai e çoi në ekstrem zgjedhjen e Berishës për të mirpritur luftëtarët e opozitës iraniane, duke ngritur në Manzë kampin me 3000 Muxhahedinë të MEK.

Pasojat e këtij vendimi-, servilizmin e skajshëm ndaj Uashingtonit dhe në vitet e fundit, mbështetjen e krahut më radikal të sionizmit-, i kemi parë kohë pas kohe. Gjatë presidencës së parë Trump, ish këshilltari i atëhershëm i sigurisë kombëtare të SHBA-së, John Bolton, foli për “agjentë iranianë që po përgatitnin një sulm terrorist në Shqipëri”. Kjo deklaratë u bë në sfondin e një qëndrimi që kish mbajtur lideri, tashmë i vrarë, Ali Khamenei, duke folur kundër një “vendi djallëzor” që bashkëpunonte me amerikanët dhe tradhëtarët e Iranit, kundër këtij të fundit.

Dy vite më pas, në korrik 2022 erdhën sulmet kibernetike që goditën të dhënat personale të qytetarëve shqiptarë dhe bllokuan gjithë aktivitetin online, me pretendimin se me të njëjtën mënyrë ishin sulmuar iranianët nga kampi i Manzës. Ndonëse qeveria Rama i përzuri menjëherë nga territori ynë diplomatët e Teheranit, sulmet e mëpasme nuk munguan dhe si “Homeland Justice”, si faqe të tjera online e bënë të qartë se kjo qe një hakmarrje ngaqë Tirana mbante të strehuar kundërshtarët e regjimit.

Këtij konfikti të mbartur kohët e fundit i janë shtuar edhe dy elementë të rinj. Së pari, qëndrimi i paprinciptë ndaj masakrës në Gaza, mbrojtja pa kushte e një krimineli lufte si Natanjahu dhe fajësimi vetëm i Hamasit për mbi 80 mijë civilët e shfarosur nga ushtria izraelite. Së dyti, rreshtimi në front të parë të mbështetjes, që një vend liliput si yni, po i jep bombardimeve të pajustifikueshme nga ligji ndërkombëtar, mbi Iranin.

As arsyet morale, as ato pragmatike me të cilat Rama e justifikon këtë zgjedhje, nuk qëndojnë. Askush nuk di të thotë përse Shqipëria duhet të tregohet më katolike se papa në këtë luftë që nuk është e jona. Askush nuk di të tregojë pse ne nuk e kemi linjëzuar qëndrimin tonë me neutralitetin që po demostrojnë vendet më të fuqishme të BE në këtë konfikt. Askush nuk di të shpjegojë, se si mund të merren vendime kaq të forta, pa pyetur për sentimentin fetar të një pjese të qytetarëve të vendit.

Natyrisht, në këtë aventurë, Edi Rama është i inkurajuar si nga tredhja deri në përçudnim e muslimanëve shqiptarë, po aq edhe nga mefshtësia e një opozite, që servilizmin ndaj amerikanëve e flak vetëm kur i preken interesat personale.

Por, pavarësisht prej faktit se autokrati shqiptar e ka nënshtruar këtë shoqëri, kjo nuk e shmang dot thelbin e çështjes: politikën e ndjekur që mëton të na shndërrohet në rrezik. Si lëpirja ndaj amerikanëve, si përpjekja për të depërtuar në oborrin e Trump-it, përmes shkëmbimit të favoreve me lobet çifute, e kanë kthyer Shqipërinë një target të mundshëm të luftës së fundit.

Prandaj tani, kur ambasada e ShBA flet për kërcënim nga Irani, qeveria jonë mundohet ti shfryjë këto paralajmërime duke i etiketuar si “hamendësime”.

Në këtë kontekst, duhet të lutemi që ky rrezik i parajalmëruar edhe më parë, ku na futën pa na pyetur, të ngelet vërtet një hamendësim. Edi Rama po na garanton se asgjë nuk do ndodhë dhe ne s’kemi gjë tjetër në dorë veçse ti besojmë, duke mos dyshuar se ai dëshëron një skenar krejt tjetër, që do i mundësonte para Trumpit dhe Natanjahut, të shitet si viktimë e besnikërisë ndaj tyre. /Lapsi.al

Etiketa: Edi RamaIranlufteQeveria shqiptare

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“3 vjet që shmang llogaridhënien”/ Bardhi kërkon Ramën në Kuvend: Interpelanca nuk delegohet!

12:07 : 04/06/2026
AKTUALITET

Rama postoi videon me mbeturina në Zvërnec, qytetarët e “kryqëzojnë”: O mret, ku ishe këto vite?!

10:11 : 04/06/2026
BOTA

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026
AKTUALITET

‘Air Albania’ si charter privat/ Si u refuzua hetimi për udhëtimet e Ramës, zbardhen faturat e borxheve

22:00 : 03/06/2026
AKTUALITET

Zvërneci/ Rama përplaset me gazetaren e CNN: Nuk ka protesta në të gjithë Shqipërinë, lajme të rreme

21:18 : 03/06/2026
AKTUALITET

Morali i munguar i politikës

20:40 : 03/06/2026
Para

FOTO/ Ky është 78-vjeçari që u godit për vdekje në Korçë, dy pistat e hetimit

TË GJITHA

“Revanshi”/ SPAK kërkon 98 vite burg për Durim Bamin, Aldo Avdylin dhe 5 të tjerë

12:27 : 04/06/2026

“Opozitë e shitur”/ Thirrjet e protestuesve para selisë blu, Berisha: Tipa të stisur!

12:17 : 04/06/2026

“3 vjet që shmang llogaridhënien”/ Bardhi kërkon Ramën në Kuvend: Interpelanca nuk delegohet!

12:07 : 04/06/2026

Shpërthim me tritol në Kurbin

12:05 : 04/06/2026

Përfshihet nga flakët autobusi i linjës Durrës-Spitallë

12:01 : 04/06/2026

“Në burg je një i vdekur që ecën”/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Më kanë futur në hasmëri!

11:54 : 04/06/2026

Publikohen pamjet/ Momenti kur Gjesti hyn me armë në zyrat e “ONIMA” dhe kërcënon pronarin

11:53 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom