Dy vëllezër janë arrestuar nga policia, pasi njëri dyshohet se shiste drogë në qytetin e Laçit dhe tjetri kundërshtoi uniformat blu gjatë aksionit, teksa në banesë iu gjetën edhe sasi municionesh.
Aksioni u krye nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve, ndërsa të ndaluarit janë G.T., 36 vjeç dhe E.T., 38 vjeç.
Si prova materiale u sekuestruan sasia e kanabisit, municionet dhe celulari i 36-vjeçarit.
“U referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. T., 36 vjeç, pasi në automjetin që drejtonte në Laç, u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa. Më tej, shërbimet e Komisatiatit të Policisë Kurbin referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për vëllanë e 36-vjeçarit, shtetasin E. T., 38 vjeç, pasi dyshohet se ka kundërshtuar dhe fyer punonjësit e Policisë që kryenin veprimet procedurale për rastin e shtetasit G. T.”, bënë me dije burime zyrtare.
Dhe më tej sqarohen detajet e kontrollit shtesë në banesë:
“Gjatë kontrolleve në banesën e 38-vjeçarit, u gjetën 250 fishekë armë gjahu që posedoheshin pa leje. Municioni dhe lënda narkotike, automjeti dhe celulari i 36-vjeçarit u sekuestruan me cilësinë e provës materiale”, thuhet në njoftim.














