• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Qeveria asnjë plan për krizën demografike, si po shkon Shqipëria drejt ‘plakjes’

10:19 : 31/03/2026
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Shqipëria nuk ka një dokument të vetëm strategjik që të adresojë në mënyrë të integruar fenomenin e moshimit të popullsisë, ndërsa trajtimi i kësaj sfide mbetet i shpërndarë në strategji sektoriale. Ky është një nga gjetjet kryesore të auditimit të Kontrollit të Lartë i Shtetit me fokus “Planet gjithëpërfshirëse të qeverisë dhe aspektet buxhetore për një popullsi në moshim”.

Sipas auditimit, kjo mungesë e një plani gjithëpërfshirës dhe ndërsektorial ka bërë që politikat të mos jenë të koordinuara si duhet, objektivat të mos kenë nivel të lartë zbatimi dhe procesi i monitorimit të ketë probleme në matjen e saktë të arritjes së tyre.

Raporti nënvizon se, pavarësisht politikave të miratuara, treguesit demografikë kanë vijuar të përkeqësohen. Mosha mediane në Shqipëri është rritur nga 32.6 vjeç në vitin 2011 në 38.8 vjeç në vitin 2023, për të vijuar më tej në 43.5 vjeç në vitin 2024 dhe 44.3 vjeç në vitin 2025. Në të njëjtën kohë, lindshmëria ka rënë me rreth 72% nga viti 1990 deri në vitin 2024, ndërsa migracioni neto është përkeqësuar nga -15,030 persona në vitin 2018 në -32,497 persona në vitin 2022.

KLSH vlerëson se këta tregues dëshmojnë se politikat aktuale nuk kanë sjellë ndikim real në përmirësimin e situatës demografike dhe se vendi duhet të hartojë e zbatojë politika të drejtpërdrejta në perspektivë afatgjatë, duke pranuar se ndryshimet në punësim, lindshmëri, migracion, mbrojtje sociale dhe zhvillim ekonomik kërkojnë dekada për të prodhuar efekt të qëndrueshëm.

Në aspektin buxhetor, raporti evidenton se nga Programi Social vlera e produktit “Të moshuar të trajtuar me shërbime të përkujdesit” është rritur nga 174,087 lekë në vitin 2021 në 240,803 lekë të planifikuara për vitin 2025. Po ashtu, Programi Buxhetor Afatmesëm 2025–2027 ka parashikuar një rritje të vlerës së “Programit të Përkujdesit Social” nga viti 2025 në vitin 2027 në masën 344,242 lekë. Megjithatë, KLSH-ja thekson se rritja e financimit nuk mjafton, nëse mungon një qasje e bashkërenduar dhe një sistem i qartë objektivash e treguesish që matin ndikimin real të politikave.

Lexo edhe:

Maran i befason të gjithë, publikohet formacioni zyrtar për ndeshjen në “Air Albania”

AirDNA: Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Raporti sjell shembuj konkretë të zbatimit të dobët të objektivave. Sipas Planit Kombëtar të Veprimit mbi Moshimin 2020–2024, objektivi për krijimin e mjediseve motivuese në punë për personat para daljes në pension dhe nxitjen e të mësuarit gjatë gjithë jetës nuk ka funksionuar.

Nga verifikimi, modeli i “Universitetit të Moshës së Tretë” nuk është ngritur dhe asnjë nga 10 kurrikulat e planifikuara nuk është miratuar. Edhe pse janë zhvilluar disa kurse formimi profesional nga AKPA, pjesëmarrja ka qenë shumë e ulët, me vetëm 100 persona mbi 65 vjeç të përfshirë nga 1000 të synuar.

KLSH-ja evidenton gjithashtu se Strategjia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive 2023–2030 e njeh plakjen e popullsisë si sfidë për tregun e punës dhe kërkesën për aftësi, por kjo njohje mbetet në nivel vizioni dhe nuk shoqërohet me tregues të matshëm për grupmoshën mbi 55 vjeç.

Në dokumentet strategjike, përfshirë planin e veprimit dhe raportet e monitorimit për vitet 2023 dhe 2024, nuk ka tregues të dedikuar për punësimin, rikualifikimin apo përfshirjen e kësaj grupmoshe.

Sipas të dhënave të AKPA për periudhën 2020–2025, vetëm 596 persona mbi 50 vjeç janë përfshirë në Programin e Punësimit, 358 në Formim në Punë, 45 në Vetëpunësim dhe 18 në Riintegrim Social, çka tregon përfshirje shumë të kufizuar të kësaj grupmoshe në programet aktive të tregut të punës.

Në përfundim, raporti paralajmëron se Shqipëria jo vetëm që do të tkurret në numër popullsie, por do të ndryshojë ndjeshëm edhe përbërjen e saj moshore dhe gjinore. Krahasimi i piramidave të popullsisë për vitin 2019 dhe popullsisë së projektuar për vitin 2031 tregon rritje të numrit të popullsisë mbi 67 vjeç, ndërsa grupmoshat nën 67 vjeç do të pësojnë tkurrje.

Për KLSH-në, kjo e bën edhe më urgjente hartimin e një strategjie ndërministrore dhe gjithëpërfshirëse, që ta vendosë moshimin dhe çështjet demografike në qendër të agjendës kombëtare, si kusht për zhvillim të qëndrueshëm dhe një shoqëri më gjithëpërfshirëse. /Ekofin.al

Etiketa: Edikrize demografikeshpopullimShqiperi

Lajme të lidhura

SPORT

Maran i befason të gjithë, publikohet formacioni zyrtar për ndeshjen në “Air Albania”

18:51 : 03/06/2026
AKTUALITET

AirDNA: Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

15:16 : 03/06/2026
AKTUALITET

Pse korrupsioni vijon të mbijetojë në Shqipëri? CSDG: Goditen zyrtarët, por duhet goditur sistemi

13:59 : 03/06/2026
AKTUALITET

Kurthi i Ramës ndaj Amerikës

09:57 : 03/06/2026
AKTUALITET

Shqipëria e humb “kurorën” e rritjes më të lartë të netqëndrimeve turistike në Europë

14:17 : 02/06/2026
AKTUALITET

Një vend me më pak njerëz dhe më pak të rinj, Shqipëria humbi 28,531 banorë në 2025

13:53 : 02/06/2026
Para

Dështon plani Trump, Irani shkatërron cisternën e naftës së Kuvajtit

TË GJITHA

EMRAT/ Një efektiv u vra dhe një tjetër u plagos, detaje nga operacioni ku pati shkëmbim me armë zjarri!

08:50 : 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

08:43 : 04/06/2026

Tragjedia në Lezhë/ Dalin fotot e dy të rinjve që u mbytën në det

08:38 : 04/06/2026

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

08:24 : 04/06/2026

E rëndë në Maliq/ Të shtëna me armë zjarri gjatë një operacioni, vritet një polic, plagoset një tjetër

08:18 : 04/06/2026

Këmbimi valutor 4 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:09 : 04/06/2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për sot

07:59 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom