Një 52-vjeçar është gjetur pa shenja jete, në një lulishte të qytetit të Sarandës.
Sipas policisë, viktima është identifikuar si Fatmir Taka, i cili është gjetur gjatë natës nga shërbimet, pa shenja jete, në një hapësirë publike të gjelbër në qytet.
Mësohet se 52-vjeçari ishte banor i Sarandës dhe jetonte në kushte të vështira, pa familje të afërt, ndërsa shpesh endej rrugëve.
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa dyshohet se bëhet fjalë për vdekje natyrale.
Megjithatë, për të përcaktuar shkakun e saktë, trupi është dërguar për ekspertizë në Instituti i Mjekësisë Ligjore, për shkak të mungesës së kushteve të përshtatshme në morgun e spitalit të Sarandës.
Hetimet vijojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje.














