Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Britani, ku një emigrant afgan ka përdhunuar një 12-vjeçare në qytetin e Newnington.
Sipas raportimeve, 23-vjeçari Ahmad Mulahil, u dënua me 15 vjet burg pasi u shpall fajtor për rrëmbimin dhe përdhunimin e një vajze 12-vjeçare, vetëm katër muaj pasi mbërriti në Mbretëria e Bashkuar.
Sipas mediave, Ahmad Mullahil u dënua për përdhunim dhe dy akuza për sulm seksual pas një gjyqi të mbajtur muajin e kaluar, ndërsa ai tashmë kishte pranuar një akuzë tjetër për përdhunim. Juria e gjykatës gjithashtu e shpalli atë fajtor për rrëmbimin e një të mitur, si dhe regjistrimin e një videoje intime të vajzës.














