E Ngarkuara me Punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Nancy VanHorn, ka zhvilluar gjatë javëve të fundit një seri takimesh me ministrat e emëruar së fundmi në detyrë.
Në këto takime morën pjesë zv/kryeministrja Albana Koçiu, Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi, Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha, Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës Enea Karakaçi, Ministri i Drejtësisë Toni Gogu, Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari, si dhe Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin Erjona Ismaili.
Sipas njoftimit të ambasadës, VanHorn ritheksoi përkushtimin e SHBA për zbatimin e agjendës së Shtëpisë së Bardhë të Donald Trump, ndërsa ka ndarë dhe një mesazh për ministrat e rinj.
Sipas njoftimit, Van Horn ka theksuar se duhen rezultatet konkrete në eliminimin e plotë i karteleve të krimit të organizuar, nxitjen aleatëve të NATO-s për të respektuar angazhimet për shpenzimet në mbrojtje, si dhe sigurimi i marrëveshjeve të drejta për kompanitë amerikane që operojnë në Shqipëri.
“Gjatë javëve të fundit, e Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn zhvilloi takime me ministrat e emëruar së fundmi në detyra të reja; Zëvendëskryeministren Albana Koçiu, Ministrin e Mbrojtjes Ermal Nufi, Ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha, Ministrin e Energjisë dhe Infrastrukturës Enea Karakaçi, Ministrin e Drejtësisë Toni Gogu, Ministrin e Brendshëm Besfort Lamallari, si dhe Ministren për Marrëdhëniet me Parlamentin Erjona Ismaili. Znj. VanHorn ritheksoi përkushtimin e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në zbatimin e agjendës së Shtëpisë së Bardhë të Trump: eliminimin e plotë të karteleve të krimit të organizuar, bindjen e aleatëve të NATO-s për të respektuar angazhimin e tyre të Hagës për shpenzimet në fushën e mbrojtjes dhe marrëveshje të drejta për kompanitë amerikane që bëjnë biznes në Shqipëri. Ne vazhdojmë të punojmë me partnerë në të gjitha ministritë dhe institucionet që ndajnë angazhimin tonë për dhënien e rezultateve si për amerikanët, ashtu edhe për shqiptarët”,- thuhet në njoftimin e ambasadës.














