• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Koncesionari i Sterilizimit “lë gropë” shërbimin, SHA-ja shtetërore shpenzon 5 milionë euro me negocime

11:05 : 24/03/2026
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Një nga koncesionet më të debatuara në shëndetësi ka qenë sterilizimi i pajisjeve mjekësore, shërbim që iu dha privatit në vitin 2015, ndërkohë që fatura e kripur që pagoi shteti ishte rreth 120 milionë euro. Ndërkohë, shtetarët që firmosën letrat dhe privatët që përfituan këtë shumë për rreth një dekadë, kanë një gjyq të hapur në Gjykatën e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Pas përfundimit të afatit të koncesionit, qeveria vendosi shtetëzimin e këtij shërbimi, duke krijuar edhe një kompani shtetërore, në varësi direkte të ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Në janar të vitit 2026, ministrja Evis Sala firmosi aktin e themelimit të firmës shtetërore që merrte sterilizimin, duke e quajtur kompaninë “Operatori i Shërbimeve të Integruara të Sterilizimit”.

Ndërkohë, në ditët apo javët paraardhëse, ky institucion i ri shtetëror ka verifikuar pajisjet dhe të gjitha mjetet e punës që ka kryer koncesionari, firma “Sani Service”. Mësohet se janë gjetur një mori anomalish, teksa firma private dyshohet se ka lënë “gropë” të gjithë shërbimin. Kjo e ka “detyruar” Operatorin të hapë me shpejtësi plot 15 tendera për shërbimet bazë, pjesa më e madhe e procedurave janë me negocim, pra pa asnjë garë.

Shpresojmë që, historia të mos përsëritet në bërjen e këtyre tenderave në mjekësi, ku sërish paratë shkojnë te një grup i ngushte njerëzish, privatë me lidhje të forta në politikë.

Lexo edhe:

Terapia hormonale/ PD kërkon ministren e Shëndetësisë në Komision, Shalsi si ‘lider’: S’do e thërrasim

Shqipëria, në fund të rajonit për financim në shëndetësi

Faksimile: Tenderët që ka hapur Operatori i Shërbimeve të Integruara të Sterilizimit, ku në total do shpenzojnë rreth 5 milionë euro

Mësohet se brenda një periudhe të shkurtër janë hapur 15 procedura, ku ato me fondet më të larta janë vetëm me negocim. Administratorët e kompanisë shtetërore do të negociojnë ose më saktë do të zgjedhin firmat fituese për t’ua dhënë shërbimet dhe paratë “në dorë”. Në total, sipas përllogaritjeve të redaksisë sonë, Ministria e Shëndetësisë do të shpenzojë 481.378.506 lekë, ose rreth 5 milionë euro.

96 milionë lekë, ose rreth 1 milionë euro, do të shkojnë për transportin e seteve sterile, i seteve jo sterile, materialeve të buta. Kërkohet edhe transport i mbetjeve të rrezikshme spitalore. Një shumë prej 216 milionë lekësh, ose 2.2 milionë euro, do të shkojnë për blerjen e materialeve mjekësore sterile, veshje sterile salle dhe materiale të ngjashme njëpërdorimshme në sallat kirurgjikalë. Një shumë prej 6 milionë lekësh do të shkojë për të pastruar centralesh. Ndërkohë, 82 milionë lekë do të shkojnë sërish për blerjen e materialeve mjekësore sterilë, veshje sterile.

Lista e tenderëve vijon me procedurën për transportin e seteve sterile, i seteve jo sterilë, materialeve të buta, ku shifra është 24 milionë lekë. Procedura e radhës, me negocim, pa njoftim, është mirëmbajtje të sistemeve të gurmueshmërisë dhe menaxhimit të brendshëm, kostot e së cilës shkojnë 8.5 milionë lekë. 1 milionë lekë do të shkojnë për shërbim interneti, po me këtë shumë do të blihet ujë i pijshëm për stafin.

Sipas dokumenteve që ka hulumtuar Vox News, 25 milionë lekë kanë shkuar për blerje karburanti për mjetet e shoqërisë,9 milionë lekë për mirëmbajtjen e pajisjeve mjekësore apo edhe 7.2 milionë lekë për transportin e mjeteve urbane. 2.4 milionë lekë, ose rreth 25 mijë euro, kanë shkuar për blerje uniforma për stafin e centraleve të sterilizimit.

Faksimile: Akti i themelimit të kompanisë shtetërore “Operatori i shërbimeve të integruara të sterilizimit”

Në datën 15 janar 2026, Evis Sala ka regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit aktin e themelimit të shoqërisë Sh.a “Operatori i shërbimeve të integruara të sterilizimit” (OSHIS) për ofrimin e shërbimeve të integruar të procesit të sterilizimit. Kapitali fillestar për krijimin e shoqërisë aksionere ka qenë 200 milionë lekë, ndërkohë që pason në shërbime firmën koncesionare “Sani Service”.

Pak muaj më parë, Vox News publikoi dokumente që firma koncesionare e sterilizimit në vitet e fundit të operimit të saj, do të deklaronte një xhiro vjetore prej 18 milionë eurosh nga shteti. Koncesioni është finalizuar në muajin dhjetor 2015, ku ministria e Shëndetësisë firmosi një kontratë 10-vjeçare me kompaninë “Sani Service”.

Ndërkohë, në gusht të vitit 2023, SPAK-u lëshoi 8 urdhër arreste për zyrtarë të lartë dhe pronarët e koncesionit, të cilët u akuzuan për shpërdorim detyre, falsifikim dokumentesh, korrupsion pasiv dhe shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në gara. Madje, hetimet zbuluan se mungonte nga arkiva edhe kontrata origjinale e koncesionit. Nga hetimet rezultoi se studimi i fizibilitetit ishte kryer me të dhëna të rreme.

Faksimile: Firma doli me një fitim në vitin 2024 prej 760 mijë eurosh

Mësohet se firma përfituese e koncesionit “Sani Service” zotërohet nga 4 ortakë, “Servizi Italia” me 30 %, “Tecnosanimed” dhe “TRD” me 15 % si dhe “Investital” me 40 % të kuotave. Firma “Investital” është e regjistruar në Kosovë me pronar Ilir Rrapaj, i cili është në arrest nga SPAK-u, sëbashki me ish zv/ministrin e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj. Madje, për Sterilizimin ka masë sigurie edhe ish-ministrin Ilir Beqaj.

Në dokumentet e publikuara në Qendrën Kombëtare të Biznesit, firma koncesionare shkruante se “shoqëria është e shpërndarë në 29 qendra spitalore në të gjithë territorin”. Ajo operon ndërhyrje me kompleksitet të ulët, me kompleksitet të mesëm, të lartë dhe paketime me avull.

Në bilance, “Sani Service” shkruan se në vitin 2024, “në bazë të akteve rezulton se rezultati ushtrimor – FITIM – pas tatimit të vitit 2024 është 67,591,156 lekë”. Ka dyshime se koncesionari ka fryrë kostot që të mos paguajë detyrime të tjera në shtet, por të veprojë njëjtë si firmat e tjera që vijojnë vetëm të rrjepin nëntokën shqiptare apo taksat e banorëve të varfër të Shqipërisë./VoxNews

Etiketa: Evis Salaministria e shendetesiseOperatori i Shërbimeve të Integruara të SterilizimitSani Servicesterilizimi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Terapia hormonale/ PD kërkon ministren e Shëndetësisë në Komision, Shalsi si ‘lider’: S’do e thërrasim

12:24 : 02/06/2026
AKTUALITET

Shqipëria, në fund të rajonit për financim në shëndetësi

15:08 : 22/05/2026
AKTUALITET

Spitalet shqiptare në gjendje të mjerueshme, Ministrja Sala bën propagandë me Inteligjencë Artificiale

12:23 : 22/05/2026
AKTUALITET

Shqipëria, e fundit në rajon për shpenzimet publike në sektorin e shëndetësisë

19:38 : 21/05/2026
AKTUALITET

Degradimi i spitalit të Lushnjës, Sala i përgjigjet Korreshit: Do të investojmë në të ardhmen

11:51 : 21/05/2026
AKTUALITET

“Mirëmëngjes zonja Sala”/ Korreshi: Spitali i Lushnjës me ilaçe të skaduara, pacientëve u jepet vetëm bukë e kos

11:27 : 21/05/2026
Para

SHBA ul pritshmëritë për negociata me Iranin, nafta ‘kapërcen’ sërish mbi 100 dollarë

TË GJITHA

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

08:43 : 04/06/2026

Tragjedia në Lezhë/ Dalin fotot e dy të rinjve që u mbytën në det

08:38 : 04/06/2026

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

08:24 : 04/06/2026

E rëndë në Maliq/ Të shtëna me armë zjarri gjatë një operacioni, vritet një polic, plagoset një tjetër

08:18 : 04/06/2026

Këmbimi valutor 4 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:09 : 04/06/2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për sot

07:59 : 04/06/2026

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom