• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Hetimet për Ballukun/ GJKKO lejon SPAK të kontrollojë celularët! Do ‘zbërthehen’ Gjyli, Elezi dhe disa biznesmenë

13:46 : 23/03/2026
në AKTUALITET, KRONIKE, POLITIKE

Gjykata e Posaçme, përmes një vendimi të firmosur më 19 mars, ka lejuar SPAK të kqyrë të gjithë celularët dhe pajisjet kompjuterike të sekuestruara në kuadër të hetimeve që po kryhen ndaj ish-zëvendës kryeministren dhe ish-ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku.

Në zbatim të një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, prokurorët e posaçëm i janë drejtuar gjykatës për të lejuar zbërthimin e të gjitha pajisjeve, që u janë marrë si personave nën hetim, sikurse janë ish-kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli dhe ish-administratori i KESH Erald Elezi, por edhe të atyre në dijeni në mesin e të cilëve janë edhe disa biznesmenë.

Më herët zbërthimi i celularëve bëhej pa marrë miratimin e gjykatës, por nisur nga vendimi i Kushtetuese, u hap dhe praktika e re që prokurorët e SPAK janë të detyruar të kalojnë në çdo rast filtrin e gjykatës.

Në rastin konkret, pasi ka marrë kërkesën e SPAK për të lejuar hapjen dhe aksesimin e pajisjeve, gjyqtari Erjon Cela ka njoftuar palët dhe ka pranuar prapësimet e avokatëve te personave nen hetim dhe dijeni, të cilët përmes memove kanë kërkuar që të lejohet kqyrja e pajisjeve dhe marrja e të dhënave që lidhen me çështjen hetimore ndaj ish numrit dy të qeverisë.

Lexo edhe:

“Revanshi”/ SPAK kërkon 98 vite burg për Durim Bamin, Aldo Avdylin dhe 5 të tjerë

“Në burg je një i vdekur që ecën”/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Më kanë futur në hasmëri!

 

 

Gjykatësi Erjon Çela pasi e ka shqyrtuar cështjen ka miratuar marrjen e të gjitha të dhënave, duke argumentuar se janë të dhëna me interes për hetimin. Të dhënat që do të nxirren nga telefonët apo laptopët do të analizohen në harmoni me të dhënat e tjera të dosjes Balluku. Ish-zv.kryeministrja po hetohet për paracaktim të procedurave tenderuese të rrugëve në vlera miliona euro.

Gjatë kqyrjes së telefonëve të Ervis Berberit, ish-kreut të Autoritetit Rrugor Shqiptar, i besuar i Ballukut janë zbuluar mesazhe që sipas SPAK tregojnë se Balluku, ka ndikuar në paracaktimin e kompanive fituese për tendering për ndërtimin e tunelit të Llogarasë dhe të gjitha lotet e Unazës së Madhe të Tiranës.

Po ndërsa Erjon Çela i ka ndezur dritën jeshile SPAK në drejtim të hetimeve, me shumë interes pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për çështjen e Berberit, i cili kërkon papërdorshmërinë e të dhënave që janë siguruar nga kqyrja e telefonëve të tij celularë.

Shpallja e vendimit për këtë çështje nga Kushtetuesja u shty për shkak se një prej anëtarëve të saj ndodhej jashtë vendim. Seanca e radhës pritet të zhvillohet me datë 26 mars e me gjasë do të ketë edhe një vendim lidhur më këtë çështje, që ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në hetimet për dosjen Balluku./ News24

Etiketa: belinda ballukuErald EleziGentian GjyliGJKKOspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Revanshi”/ SPAK kërkon 98 vite burg për Durim Bamin, Aldo Avdylin dhe 5 të tjerë

12:27 : 04/06/2026
AKTUALITET

“Në burg je një i vdekur që ecën”/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Më kanë futur në hasmëri!

11:54 : 04/06/2026
AKTUALITET

Dosja “Balluku”, SPAK merr të pandehur Igli Taren

10:27 : 04/06/2026
AKTUALITET

Dosja “Balluku”, ish-futbollisti i Kombëtares, Igli Tare paraqitet në SPAK

09:32 : 04/06/2026
AKTUALITET

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

08:24 : 04/06/2026
AKTUALITET

U padit për shpifje, GJKKO shpall të pafajshëm Erion Braçen

16:54 : 03/06/2026
Para

Irani mohon "bisedimet produktive" me SHBA-në: Përpjekje e Trump për të fituar kohë!

TË GJITHA

Rritet sërish çmimi i naftës

13:30 : 04/06/2026

Vrau efektivin e “Shqiponjave”/ Violand Braçellari prej vitesh xhiro në fshat, i shpëtoi 4 operacioneve të RENEA-s

13:23 : 04/06/2026

Nga Italia dhe Shqipëria deri në Dubai, goditet organizata e trafikut të kokainës, 6 të arrestuar

13:10 : 04/06/2026

FOTO/ Dikur kunata, komenti i Gigi Hadid për martesën e Dua Lipës ndez rrjetin

13:07 : 04/06/2026

Ç’po ndodh në Zvërnec? Çmontohet gjatë natës gardhi rrethues

13:02 : 04/06/2026

Makina përfundon në kanal në aksin Lushnje-Fier, banorët shpëtojnë babë e bir

12:50 : 04/06/2026

Ujësjellësi i Elbasanit si “inceneratori”/ Qytetarët paguajnë tarifë për impiantin fantazëm të ujërave të ndotur

12:44 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom