• Kontakt
Friday, November 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Gara presidenciale SHBA, Trump dhe Clinton priten të triumfojnë në New York

18:35 : 15/04/2016
në BOTA

Dy pretendentët, republikani Donald Trump dhe demokratja Hillary Clinton kryesojnë në Nju Jork pas humbjeve të fundit në disa shtete.

Në zgjedhjet paraprake, Donald Trump pret të fitojë të martën në shtetin ku ai jeton. Por Trump ka hedhur kritika të ashpra ndaj udhëheqjes së partisë republikane, duke shprehur pakënaqësinë që rivali i tij Ted Cruz po merr mbështetjen e disa delegatëve të pavendosur në shtetet e tjera.
“Ata nuk flasin aspak për faktin që unë jam miliona vota përpara. Ata flasin vetëm për numrin e delegatëve. Unë jam qindra delegatë përpara. Por sistemi është i manipuluar, i neveritshëm dhe i padrejtë”, thotë Trump.

Senatori Cruz thotë se Trump është duke u ankuar dhe po përpiqet të frikësojë partinë dhe delegatët. “Emërimi i Donald Trump¬it do të ishte një gabim i madh. Në qoftë se Donald Trump merr emërimin e partisë, Hillary Clinton do të fitonte ndaj tij me një avantazh dyshifror”.

Senatori Cruz dhe guvernatori i Ohajos John Kasich janë mbrapa zotit Trump në Nju Jork. Guvernatori John Kasich thotë si ai është e vetmja alternativë optimiste. “Disa kandidatë ushqehen nga frika dhe zemërimi që ndjenë disa prej nesh dhe e shfrytëzojnë këtë për të ushqyer dëshirat e tyre për famë apo vëmendje. Kjo mund të dëmtojë Amerikën e jo ta rikthejë madhështinë e saj”.

Kryesuesja e garës në partinë demokrate, Hillary Clinton është favorite ndaj rivalit të saj Bernie Sanders në zgjedhjet paraprake të Nju Jorkut. Clinton ka një epërsi dyshifrore në shumicën e sondazheve dhe duket se do t’i shkaktojë një humbje të madhe në Nju Jork rivalit të saj Bernie Sanders. “Kam vënë re se në Nju Jork senatori Sanders ka patur probleme në përgjiejgen e pyetjeve në lidhje me çështjen e tij kryesore, pra ato që kanë të bëjnë me bankat”.

Lexo edhe:

Laguna që po vdes përditë, mungesa e lidhjes me detin rrezikon gjallesat

Në vend të shtëpisë, një magazinë! 23 vite padrejtësi për familjen Gega

Por Sanders vazhdon të tërheqë turma të mëdha si kjo në Manhatan dhe shpreson që të martën të ngushtojë hendekun me zonjën Clinton. “Ne kemi fituar shtatë nga tetë zgjedhjet e fundit paraprake. Dhe një turmë e pabesueshme si kjo më bënë që unë të besoj se ne do të fitojmë këtu në Nju Jork të martën e ardhshme”.

Analisti Tom DeFrank i tha Zërit të Amerikës se gara e demokratëve në Nju Jork është intensifikuar. “Gara po bëhet gjithnjë e më agresive, jo vetëm në anën e republikanëve, por edhe në anën e demokratëve, ku dy pretendentët, Hillary Clinton dhe Bernie Sanders, po hedhin akuza absurde ndaj njëri¬tjetrit për mungesë kualifikimesh për të qenë president”.

Dy kandidatët demokratë kanë lidhje të forta me Nju Jorkun. Sanders është rritur në Brooklyn ndërsa Clinton ka përfaqësuar Nju Jorkun në Senat.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Laguna që po vdes përditë, mungesa e lidhjes me detin rrezikon gjallesat

22:43 : 07/11/2025
AKTUALITET

Në vend të shtëpisë, një magazinë! 23 vite padrejtësi për familjen Gega

22:39 : 07/11/2025
AKTUALITET

I dyshuar si ortak i Vis Martinajt/ GJKKO rrëzon kërkesën për konfiskim pasuri ndaj Elvin Merlikës

22:33 : 07/11/2025
AKTUALITET

“Banalitet i frikshëm në pushtet”, Lubonja: Qeveria flet si një bandë, është delegjitimuar plotësisht

22:24 : 07/11/2025
AKTUALITET

Rrafsho bujtina, rindërto kulla! Paradoksi i ‘turizmit’ të Ramës në veri

22:18 : 07/11/2025
AKTUALITET

Zbardhet skema e Ballukut: kompania me dy bilance që fshehu milionat e Tunelit të Llogarasë

22:06 : 07/11/2025
Para

Banditi sulmon 90 -vjeçarin, vdes pasi i shkatërron fytyrën (Foto +16)

TË GJITHA

Laguna që po vdes përditë, mungesa e lidhjes me detin rrezikon gjallesat

22:43 : 07/11/2025

Në vend të shtëpisë, një magazinë! 23 vite padrejtësi për familjen Gega

22:39 : 07/11/2025

I dyshuar si ortak i Vis Martinajt/ GJKKO rrëzon kërkesën për konfiskim pasuri ndaj Elvin Merlikës

22:33 : 07/11/2025

“Banalitet i frikshëm në pushtet”, Lubonja: Qeveria flet si një bandë, është delegjitimuar plotësisht

22:24 : 07/11/2025

Rrafsho bujtina, rindërto kulla! Paradoksi i ‘turizmit’ të Ramës në veri

22:18 : 07/11/2025

Zbardhet skema e Ballukut: kompania me dy bilance që fshehu milionat e Tunelit të Llogarasë

22:06 : 07/11/2025

Nga makinat te apartamenti i sajuar, rrjeti i mashtrimeve që zhvat investitorë

21:50 : 07/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com