• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

GJKKO kalon për gjykim dosjen Meta-Kryemadhi

11:35 : 18/03/2026
në AKTUALITET, POLITIKE

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka vendosur të kalojë për gjykim dosjen ndaj Ilir Metës, ku pjesë është edhe Monika Kryemadhi dhe tre të pandehur të tjerë.

Gjyqtarja e seancës paraprake, Irena Gjoka, mbylli javën e kaluar shqyrtimin e çështjes dhe ditën e sotme vendosi që të kalojë për gjykim dosjen.

Ndërkohë në përfundim të seancës, avokati i Metës, Kujtim Cakrani, deklaroi se gjykata pranoi se hetimet janë të paplota dhe se mungojnë prova materiale dhe dëshmi, por sërish vendosi të mos pranojë kërkesat për plotësim hetimesh dhe ta dërgojë çështjen për gjykim.

Sipas tij, ky vendim është i pakuptueshëm dhe e vendos Gjykatën e Themelit në rolin si të prokurorit, ashtu edhe të gjyqtarit. Ai shtoi se ligji parashikon që çështja kalon për gjykim vetëm pasi provat të jenë të plota.

Cakrani theksoi se janë konstatuar mangësi të rëndësishme, përfshirë dëshmi që duhet të merren brenda dhe jashtë vendit, si dhe çështje që lidhen me vlerësimin financiar.

“Problemi qëndron që gjykata pasi relatoi kërkesat tona ku ne i kishim të bazuara për plotësim hetimesh dhe gjykata i relatoi dhe i konstatoi që hetimet janë të paplota, ku ka nevojë për të marrë si prova materiale, si prova me dëshmitarë. Gjykata përsëri nuk u ngrit dot në lartësinë që e kërkon detyra. Vendosi, nuk i pranoi kërkesat dhe ja kaloi çështjen për gjykim, duke na thënë që këto çështje mund të zgjidhen vetëm në, në themel. Që do të thotë që Gjykata e Themelit duhet të bëjë edhe prokurorin, duhet të bëjë edhe gjyqtarin. Unë nuk e kuptoj dot këtë vendim të gjykatës, pavarësisht se ne e prisnim një vendim të tillë, por menduam që gjykata të ngrihet në lartësinë e që e kërkon ligji, që e kërkon detyra. Kështu që nuk ka asgjë të re.

Sot ka përfunduar çështja ligjore për zotin Meta.

Në themel fillon çështja politike. Ne deri sot nuk jemi shprehur politikisht, padyshim, por sot ka përfunduar çështja ligjore, ku u konstatua që nuk ka prova, nuk ka as fakt penal dhe gjykata e kalon çështjen për gjykim. Ligji procedural penal e ka qartësisht të përcaktuar që prokuroria pasi ka administruar të gjitha provat, me dëshmitarë dhe të gjitha mënyrat e provave, kërkon gjykatës kalimin e çështjes së gjykimit.

Kur gjykata e konstaton që provat janë të plota, janë administruar dëshmitë dhe çdo provë tjetër, e kalon për gjykim. Në rastin konkret, çuditërisht, gjykata ka konstatuar që ka mangësi në hetim dhe ka kaluar çështjen për gjykim. Unë e kundërshtova gjykatën, i thashë që çështja, seancat paraprake duhet të zhduken. Gjyqtarët e seancës paraprake janë gjyqtarë kot.

Është kot, më vjen keq, është një procedurë kote, koti. Kur shumë bukur mund ta kalosh çështjen direkt në themel dhe mbyllet aty gjithë kjo histori shtatëmujore, se ne kemi shtatë muaj që po merremi me gjykatën dhe kjo ka bërë një teatër dhe është tallur me avokatët dhe me kërkesat e avokatëve. Dhe kjo është ajo për të cilën unë kam mbetur pak, jo i dëshpëruar, por ja, kam rezervat e mia përsa i përket gjykatës.

Atëherë, mangësitë e hetimeve, unë po i përmend tre-katër dhe të tjerat i përmend Monika. Ka qenë dëshmitë që duhet të merreshin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që gjykata i konstatoi, dëshmitë që duhet të merreshin në Shqipëri, në parlamentin me parlamentarët shqiptarë, të cilët gjykata i konstatoi, që nga kryeministri zoti Rama dhe të gjithë ata që propozuan, ideuan ligjin për minierat dhe shumë dëshmi të tjera. Dhe gjykata e konstatoi por përsëri tha që duhet të merren këto në themel. Dhe prandaj them që ajo gjykatë nuk u ngrit dot në lartësi që kërkonte. Përsa i përket provave të tjera, padyshim që janë provat, provat e tjera që zonja Kryemadhi ka bërë edhe aktet e vlerësimit financiar, të cilat dhe ajo ka një mangësi thelbësore, sepse aty ka probleme me përsa i përket të ardhurave të zotit Meta, zonjës Kryemadhi e kështu me radhë, sepse ju duhet të kuptoni diçka. Zonja Kryemadhi dhe zoti Meta nuk ishin familjarë.

Zonja Kryemadhi dhe zoti Meta kanë qenë dy deputetë, kanë patur role të ndryshme në të gjithë jetën politike të Shqipërisë. Dhe t’i trajtosh sikur zonja Kryemadhi ishte familjare, është shtëpiake dhe nuk ka kryer asnjë funksion dhe asnjë punë në jetën e saj, vetëm kjo gjykatë mund ta bënte.

Shiko, ky ishte problemi, se nëse ne do kishim kërkuar gjykim të shkurtuar, sipas gjykatës, provat nuk ishin të plota. Po gjykimi i shkurtuar kërkohet, ju e dini, kur ne nuk kemi kontestime mbi provat, mbi aktet aty dhe kërkon gjykim të shkurtuar. Ndërkohë që gjykata, pasi konstatoi  që provat nuk ishin të plota, dosja nuk ishte e plotë, po si kur kërkojmë gjykim të shkurtuar, i thashë unë gjyqtares. Gjyqtarja nuk i ktheu dot përgjigje kësaj. Gjykimi të shkurtuar kërkuan, tre nga të bashkëpandehurit.”,- ka deklaruar avokati.

Sakaq vetë Kryemadhi, në një prononcim për mediat, e cilësoi procesin si politik, duke theksuar se do të përballet me akuzat në seancat gjyqësore. “Ne do kënaqemi përditë në seanca,” u shpreh ajo, ndërsa kritikoi sistemin e drejtësisë, duke e quajtur atë “një inkuizicion politik”.

Ajo pretendoi se gjatë seancës, gjyqtarja ka përmendur disa elementë që sipas saj nuk janë paraqitur nga prokuroria.

Hetimet 

Pas një procesi 8-mujor hetimesh, SPAK dorëzoi kërkesën për gjykim ndaj Metës e Kryemadhit, të cilët akuzohen për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Në këtë proces të pandehur janë edhe Pirro Xhixho, Ema Çoku dhe Fatime Kryemadhi.

Ilir Meta u arrestua më 21 tetor 2024. Ai dhe deputetja Kryemadhi dyshohen se, duke bashkëpunuar mes tyre dhe me funskionarë të tjerë shtetërorë, në disa episode duke nisur nga 15 vite më parë kanë shfrytëzuar postet e tyre shtetërore dhe politike për të favorizuar kompani private, si dhe në veprimtari të tjera me lobime në SHBA dhe shitblerje banesash në këmbim të përfitimit të shumave të konsiderueshme parash, të cilat janë përpjekur t’i fshehin, duke mos i deklaruar në ILDKPI dhe KQZ.

Lexo edhe:

Berisha flet pas takimit me Metën: Burgosja, farsë e montuar me porosi të Ramës

Ilir Meta lë sërish qelinë, pret ngushëllime për ndarjen nga jeta të babait! Takohet me Sali Berishën

Konkretisht, deputetja Kryemadhi po hetohej nga SPAK për tre akuza, pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim të ardhurash. Gjykata la në fuqi më 23 tetor masën “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj Kryemadhit, për të njëjtat vepra penale, si dhe ndaj të hetuarës Ema Çoku, për pastrim parash.

Ndërkohë ndaj Piro Xhixhos, i hetuar për korrupsion pasiv, iu zëvëndësua masa e sigurisë nga “arrest në shtëpi” në “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. Të tre të hetuarit nën masën e sigurimit “detyrim paraqitje” urdhërohen të paraqiten një herë në muaj në zyrat e Policisë Gjyqësore të SPAK.

Etiketa: Ilir MetaMonika Kryemadhi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berisha flet pas takimit me Metën: Burgosja, farsë e montuar me porosi të Ramës

12:12 : 03/06/2026
AKTUALITET

Ilir Meta lë sërish qelinë, pret ngushëllime për ndarjen nga jeta të babait! Takohet me Sali Berishën

11:03 : 03/06/2026
AKTUALITET

Ceremonia mortore e babait të Ilir Metës, Monika Kryemadhi merr pjesë në varrim

12:42 : 02/06/2026
AKTUALITET

Ilir Meta del nga qelia, mbërrin në ceremoninë mortore të babait /VIDEO

11:35 : 02/06/2026
AKTUALITET

Ndarja nga jeta e babait të tij, Ilir Meta reagon nga qelia

13:28 : 01/06/2026
AKTUALITET

Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK, njofton gazetarët: Vdiq babai i Ilirit, e morët vesh?

12:57 : 01/06/2026
Para

Ç’po ndodh mes Ramës dhe Marta Kos-it?! Pse është idhnue Brukseli

TË GJITHA

Nga Italia dhe Shqipëria deri në Dubai, goditet organizata e trafikut të kokainës, 6 të arrestuar

13:10 : 04/06/2026

FOTO/ Dikur kunata, komenti i Gigi Hadid për martesën e Dua Lipës ndez rrjetin

13:07 : 04/06/2026

Ç’po ndodh në Zvërnec? Çmontohet gjatë natës gardhi rrethues

13:02 : 04/06/2026

Makina përfundon në kanal në aksin Lushnje-Fier, banorët shpëtojnë babë e bir

12:50 : 04/06/2026

Ujësjellësi i Elbasanit si “inceneratori”/ Qytetarët paguajnë tarifë për impiantin fantazëm të ujërave të ndotur

12:44 : 04/06/2026

Ish-ushtaraku amerikan merr peng dhjetë persona në bankë, FBI e vret pas 15 orësh rrethim

12:42 : 04/06/2026

“Revanshi”/ SPAK kërkon 98 vite burg për Durim Bamin, Aldo Avdylin dhe 5 të tjerë

12:27 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom