• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Pse ultranacionalistët serbë rreshtohen përkrah Iranit?

17:14 : 15/03/2026
në BOTA, RAJONI

Disa grupe të ekstremit të djathtë në platformën Telegram ndjekin dhe komentojnë luftën në Lindjen e Mesme pothuajse çdo ditë dhe shumica e tyre mbështesin udhëheqjen në Iran.

Lëvizja konservatore “Nashi”, një grup ultra i djathtë që nuk i fsheh lidhjet e tij me Rusinë, mbajti një protestë në Beograd në mbështetje të popullit të Iranit, ndërsa disa grupe në Telegram i bënë vazhdimisht thirrje Teheranit të bombardojë bazën ushtarake amerikane Bondsteel në Kosovë.

“Narrativi që po përhapet në këto kanale, është kryesisht shprehje e një diskursi të fortë antiperëndimor dhe kundër NATO-s, që prej kohësh është i pranishëm te një pjesë e së djathtës serbe”, thotë për Radion Evropa e Lirë Hikmet Karçiq, bashkëpunëtor kërkimor në Institutin për Kërkime të Krimit në Universitetin e Sarajevës.

SHBA-ja dhe Izraeli nisën sulmet ajrore kundër Iranit më 28 shkurt, duke vrarë udhëheqësin suprem fetar të Iranit, Ali Khamenein dhe zyrtarë të tjerë të lartë.

Konflikti u përhap në vende të tjera të Lindjes së Mesme, pasi Teherani nisi dronë dhe raketa në drejtim të Izraelit dhe shteteve arabe të Gjirit Persik, ku SHBA-ja ka baza ushtarake.

Lexo edhe:

Izraeli dhe Libani pajtohen për armëpushim

Ish-ushtaraku amerikan merr peng dhjetë persona në bankë, FBI e vret pas 15 orësh rrethim

Mercenari serb si “analist gjeopolitik”

Kanali në Telegram i Dejan Beriqit – një qytetar serb që luftoi për një kohë në Ukrainë në anën e Rusisë – poston rregullisht rreth zhvillimeve në Lindjen e Mesme që nga fillimi i sulmeve izraelite dhe amerikane ndaj Iranit.

Beriq, kanali i të cilit ka më shumë se 102.000 ndjekës, poston kryesisht propagandë të Kremlinit në lidhje me luftën në Ukrainë, por është përqendruar tek Irani që nga 28 shkurti.

Postimet e tij ndajnë deklarata nga zyrtarët iranianë dhe pamje nga bombardimi i qyteteve izraelite.

Nën titullin “Një propozim prej një milion dollarësh”, kanali transmetoi më 10 mars një pjesë të një deklarate nga Trupat e Gardës Revolucionare të Iranit, duke u bërë thirrje vendeve arabe t’i dëbojnë diplomatët amerikanë dhe izraelitë, në mënyrë që Irani t’u lejojë atyre “kalim të plotë dhe të lirë përmes Ngushticës së Hormuzit”.

Në të njëjtën ditë, Beriq shkroi në Telegram se kompania amerikane “Planet Labs” ka zgjeruar kufizimet në qasjen në pamjet e saj nga Lindja e Mesme, për të parandaluar kundërshtarët që ta përdorin atë për të sulmuar Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre.

Siç raportoi agjencia e lajmeve, Reuters, Planet Labs – që operon me një flotë të madhe satelitësh për incizimin e Tokës dhe u shet imazhe të përditësuara qeverive, kompanive dhe mediave – i njoftoi klientët më 9 mars se vonesa katërditore e futur javën e kaluar, do të zgjatej në një periudhë prej 14 ditësh.

Në postimin e tij, Beriq pretendoi se masa nuk u fut “për t’i parandaluar iranianët të marrin informacione, por, përkundrazi, për t’i parandaluar amerikanët të shohin se sa të shkatërruar janë”.

“Mos u shqetësoni – kinezët dhe rusët po ofrojnë imazhe në kohë reale”, shkroi Beriq.

Beriq po gjykohet para Gjykatës së Lartë në Beograd për pjesëmarrje në një luftë në një vend të huaj. Megjithatë, ai nuk është i disponueshëm për autoritetet serbe, pasi ndodhet në Rusi që nga viti 2014.

Thirrje për të sulmuar Bondsteel-in

Ndër kanalet që ndajnë rregullisht postime rreth ngjarjeve në Lindjen e Mesme, është “Bunt është një gjendje mendore”.

Ky kanal në Telegram – me më shumë se 80.000 ndjekës – i ka bërë thirrje Iranit disa herë që të qëllojë me raketa Bondsteel-in, bazën më të madhe ushtarake amerikane të vendosur në Kosovë.

Në këto postime, “Bunt” nxori edhe koordinatat e Bondsteel-it, së bashku me një vegëz që tregon vendndodhjen e tij në Google Maps.

Koordinatat e kampit Bondsteel ose thirrjet për bombardimin e tij u publikuan edhe nga kanale të tjera proruse të krahut të djathtë, si: “???????? ???????”, “Srpska Sparta Info”, “Bunker”, që së bashku kanë më shumë se 50.000 ndjekës.

Karçiq, nga Universiteti i Sarajevës, beson se grupet e ekstremit të djathtë nuk e shohin domosdoshmërisht Iranin si një aleat ideologjik, por më tepër si një shtet që kundërshton Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre perëndimorë.

“Kjo është arsyeja pse ai shpesh paraqitet si pjesë e një lufte më të gjerë kundër ndikimit amerikan në botë”, thotë Karçiq.

Në të njëjtën kohë, shton ai, këto grupe përpiqen t’i lidhin konfliktet globale me çështjet lokale, kryesisht me Kosovën.

“Baza Bondsteel përmendet gjithashtu në këtë kontekst. Është një kombinim i narrativëve lokalë dhe një kuadri më të gjerë ideologjik, që është promovuar fuqishëm viteve të fundit, përmes rrjeteve proruse dhe ultrakonservatore”, thotë Karçiq, duke shtuar:

“Elementet lokale janë kryesisht ndjenjat kundër NATO-s dhe çështja e Kosovës, ndërsa narrativi më i gjerë rreth luftës globale kundër Perëndimit është marrë kryesisht nga diskursi transnacional i krahut të djathtë, i promovuar nga aktorë të lidhur me Rusinë, përfshirë rrjetet përreth oligarkut rus, Konstantin Malofeev”.

Disa ditë më parë, më 6 mars, teza se Bondsteel-i mund të jetë shënjestra e një sulmi, u nxor edhe në gazetën pro regjimit të Beogradit “Veçernje novosti”.

Kanali prorus “Koridor”, i cili ndiqet nga pak më shumë se 11.000 njerëz, shkroi ditën e fillimit të luftës, më 28 shkurt, se “nuk do të transmetonte lajme për këtë luftë nëse nuk ka ndonjë lajm të rëndësishëm, siç është goditja e Bondsteel-it”.

Protestë në mbështetje të Iranit në Beograd

“Ne, serbët, qëndrojmë me popullin e Iranit dhe me të gjithë popujt liridashës në mbarë botën”.

Këtë e deklaroi Ivan Ivanoviq, udhëheqës i Lëvizjes Konservatore të krahut të djathtë “Nashi” në një tubim në mbështetje të Iranit, më 7 mars, në Beograd.

Fjalimi i tij i shkurtër, i publikuar në formatin video në kanalin në Telegram të shoqatës së Ivanoviqit, u përcoll nga disa dhjetëra njerëz.

Në atë tubim u nxorën flamuj të Iranit, si dhe të Bjellorusisë, udhëheqësi autoritar i së cilës, Aleksandr Lukashenko, lavdërohet shpesh nga grupi “Nashi” në platformën ruse të mesazheve.

Në gusht të vitit 2025, “Nashi” mori me qira disa tabela reklamuese, në të cilat uroi presidentin bjellorus dhe një nga aleatët e paktë të presidentit rus, Vladimir Putin, për ditëlindjen e tij.

Lëvizja konservatore “Nashi” u regjistrua në Agjencinë e Regjistrave të Biznesit në dhjetor të vitit 2024. Statuti i shoqatës thotë se një nga qëllimet e saj është “promovimi i anëtarësimit në Bashkimin Euroaziatik”.

Kjo shoqatë u formua nga Lëvizja Popullore Serbe “Nashi”. Në vitin 2012, Zyra e Prokurorit Publik të Republikës së Serbisë kërkoi ndalimin e saj, për shkak të nxitjes së urrejtjes dhe diskriminimit kombëtar, fetar, racor dhe seksual. Megjithatë, Gjykata Kushtetuese vlerësoi më pas se kushtet për ndalimin e punës së saj, nuk janë përmbushur.

Kanali në Telegram i këtij grupi u hap në vitin 2022 dhe në katër vjet mblodhi pak më pak se 130 ndjekës.

Pro dhe kundër Iranit

Kur më 1 mars doli lajmi se udhëheqësi iranian, Ajatollah Ali Khamenei, ishte vrarë në sulmet izraelito-amerikane, “Koridor” e përshkroi atë si “lajm të shkëlqyer”.

Së bashku me njoftimin, grupi postoi edhe një fotografi nga një takim mes ish-presidentit të Bosnje dhe Hercegovinës, Alija Izetbegoviq, dhe Khameneit.

Në të njëjtin njoftim u tha se “Ali Khamenei ofroi mbështetje logjistike dhe materiale” për Ushtrinë e Bosnje dhe Hercegovinës gjatë luftës në këtë vend, në vitet 1990.

Përndryshe, kanali “Koridor” është përdorur më parë nga “Brigada e Veriut”, e cila, së bashku me “Mbrojtjen Civile”, u shpallën organizata terroriste nga Qeveria e Kosovës në qershor të vitit 2023.

Ndryshe prej këtij kanali, Iranit i ofroi mbështetje grupi i paregjistruar i ekstremit të djathtë “Aksioni serb”.

Në një postim më 5 mars, ai e përshkroi Iranin si “pengesën e vetme reale” për planin e Izraelit “për të vendosur në fron mesiahun e tij, domethënë Antikrishtin”.

Më 3 mars, kanali transmetoi një postim nga grupi “Paladins”, i udhëhequr nga oligarku ultrakonservator rus, Konstantin Malofeyev, në të cilin Irani përshkruhej si “shtet terrorist”, ndërsa sionizmi si “tumor mbi njerëzimin” që “duhet të shkatërrohet”.

Në shtator të vitit 2025, “Paladins” organizoi një konferencë ku morën pjesë grupe të ekstremit të djathtë nga disa kontinente, përfshirë përfaqësues të “Aksionit serb”.

Temë kryesore ishte lufta kundër migrantëve nga Lindja e Mesme dhe Afrika.

Edhe kanali “Doboshar”, i cili ka rreth 400 ndjekës, shkroi në një postim më 2 mars se mbështet Iranin “deri në fitore dhe shkatërrim të shtetit satanik të Izraelit”.

Pasi mediat njoftuan se Irani ka zgjedhur zyrtarisht Mojtaba Khamenein si Ajatollah, kanali përgëzoi udhëheqësin e ri suprem të Iranit dhe i uroi atij “urtësi, këmbëngulje dhe guxim në luftën kundër Izraelit”.

Mbështetja për Teheranin si pjesë e narrativës antiperëndimore

Sipas Karçiqit, në perceptimin e këtyre grupeve, Perëndimi dhe rendi liberal përfaqësojnë kundërshtarin kryesor, dhe të gjithë aktorët në konflikt me Perëndimin shihen si aleatë taktikë.

“Prandaj, mbështetja për Iranin nuk buron nga afërsia me teokracinë iraniane, por nga një narrativ më i gjerë gjeopolitik antiperëndimor. Në të njëjtën kohë, bëhet një dallim midis mbështetjes për një shtet që kundërshton Perëndimin dhe një qëndrimi armiqësor ndaj migrantëve nga vendet myslimane – gjë që u mundëson atyre t’i pajtojnë këto pozicione, në dukje kontradiktore, në diskursin publik”, thotë Karçiq.

Sipas autoriteteve të Iranit, gati 10.000 objekte civile janë bombarduar në luftën dyjavore në vend, duke vrarë më shumë se 1.300 civilë.

Pentagoni tha se rreth 140 pjesëtarë të shërbimit amerikan janë plagosur dhe shtatë janë vrarë që nga fillimi i sulmit ndaj Iranit.

Në Izrael, dy ushtarë dhe 11 civilë janë vrarë.

Në Liban, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë vrarë së paku 486 persona nga sulmet izraelite.

Në Irak janë regjistruar së paku 15 të vrarë në incidente të ndara, përfshirë vrasjen e një komandanti ushtarak në një sulm ajror./Rel

Etiketa: IranizraellufteSHBA

Lajme të lidhura

BOTA

Izraeli dhe Libani pajtohen për armëpushim

15:55 : 04/06/2026
BOTA

Ish-ushtaraku amerikan merr peng dhjetë persona në bankë, FBI e vret pas 15 orësh rrethim

12:42 : 04/06/2026
BOTA

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026
BOTA

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026
BOTA

SHBA i kërkon Evropës dhe Kanadasë të forcojnë forcat ajrore dhe detare të NATO-s

17:48 : 03/06/2026
AKTUALITET

Regjistrimet e makinave bien edhe në maj, lufta frenon importet nga Koreja e Jugut dhe Kina

10:29 : 03/06/2026
Para

Dasmë në familjen mbretërore, Princ Leka martohet me Blerta Celibashin

TË GJITHA

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës teksa ndalohet nga policia

20:37 : 04/06/2026

“Mos na i prisni krahët”, mesazhi i veçantë i vogëlushes nga protesta

20:29 : 04/06/2026

Dy milionë euro për linjat ajrore: Si do të shpërndahet ndihma e Qeverisë?

20:17 : 04/06/2026
Foto e gjeneruar me ChatGPT

Flamingot bëjnë ‘valixhet’ gati, Rama dorëzohet përballë 4 mld eurosh të investimit në Zvërnec

20:11 : 04/06/2026

Zvërneci/ Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit, brohorasin “Rama ik”

20:00 : 04/06/2026

Protestuesi thirrje qytetarëve: Jo provokimeve, mos u bëni mish për top

19:58 : 04/06/2026

Incident në Aeroportin e Frankfurtit, dëmtohet një “Boeing 787”, 10 të plagosur

19:43 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelerromabetjojobetpadişahbetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom