Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Sarandë, ku një 31-vjeçar dyshohet se ka kanosur ish-bashkëjetuesen e tij dhe kunatin e saj, duke qëlluar edhe me armë zjarri në ajër.
Autori i dyshuar Kristi Ceka, 31 vjeç, kishte ardhur nga Borshi me qëllim të qartë për të kanosur ish-bashkëjetuesen e tij, me të cilën ishte ndarë pas një lidhjeje rreth 1-vjeçare.
Në fshatin Shelegar, ai e ka dhunuar ish-bashkëjetuesen dhe më pas është përballur me kunatin e saj, të cilit i ka drejtuar armën tip pistoletë në kokë duke e kërcënuar.
Gjithashtu, autori ka qëlluar rreth 4-5 herë me armë zjarri në ajër para se të largohej drejt Borshit me automjetin e tij tip “Audi Q7” me targa AB020RR.
Kristi Ceka është kapur në Borsh dhe pritet të sjellë në Komisariatin e Sarandës. Grupi hetimor vijon veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Sot, rreth orës 17:30, shtetasi K. C., 31 vjeç, banues në Borsh, ka shkuar në fshatin Shelegar, në banesën e ish-bashkëjetueses së tij, ku dyshohet se e ka dhunuar fizikisht.
Gjithashtu, ky shtetas dyshohet se e ka kanosur me armë zjarri atë dhe familjarët e saj, duke qëlluar disa herë në ajër.
Falë reagimit të shpejtë dhe punës së mirëorganizuar të shërbimeve të Policisë u bë e mundur kapja e autorit të kësaj ngjarje.
Grupi hetimor po vijon veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.














