Policia ka arrestuar në Portin e Durrësit 42-vjeçarin Martin Dervishi i ciloi tentoi të hynte në Shqipëri duke përdorur disa identitete, me qëllim t’i shmangej identifikimit nga Policia, pasi ishte i dënuar në Itali për vjedhje me pasoja të rënda dhe për emigracion të paligjshëm.
“Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, shërbimet e Policisë Kufitare bënë ndalimin, me qëllim ekstradimin në Itali, të shtetasit Armando Valchizan alias Armando Dervishi alias Armando Gheorghe alias Altin Dervishi alias Martin Dervishi, 42 vjeç”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Nga verifikimet rezultoi se Gjykata e Pordenones e ka dënuar këtë shtetas me 5 vjet, 9 muaj e 5 ditë burgim, për veprën penale “vjedhja”, me pasoja të rënda, dhe për emigracion të paligjshëm.
“Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Romën, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e këtij shtetasi në Itali”, sqaroi policia vendore.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.














