Ministri i ri i Infrastrukturës dhe Energjisë ,Enea Karakaçi, ka konfirmuar anulimin e tenderit 400 mln euro për Portin e Ri në Durrës,
Pas raportimeve, se tërheqja e Edi Ramës, nga projekti, erdhi pas presionit të amerikanëve, ky i fundit ka nxjerrë Karakaçin të deklarojë të kundërtën.
Sipas Karakaçit, kompania e vetme në garë për ndërtimin e Portit në Porto Romano është tërhequr, sipas tij me arsyetimin ekonomik për shkak të rritjes së kostove dhe se anulimi i tenderit nuk lidhet me e-mailin e amerikanëve.
“Kemi një tërheqje të ofertuesit, me një arsye ekonomike, duke qenë se për shkak të rritjeve të kostove dhe efekteve të krizës ka një rritje të kostove totale të ndërtimit në përgjithësi dhe ofertuesi ka bërë një tërheqje, me justifikime ekonomike. Komisioni do vijojë me vijimin e procedurës. Dua të rikujtoj faktin se Rama u shpreh për këtë projekt, që ka aktorë të llojeve të ndryshme që përpiqen ta frenojnë dhe sabotojnë këtë projekt për qëllime të ndryshme. Ne do ndërtojmë një skenar tjetër në bashkëpunim me qeverinë që çdo faktor apo aktor tjetër nuk do mund ta frenojë këtë projekt, sepse është një projekt i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të vendit”, deklaroi ai ndër të tjera
LEXO EDHE:
Presioni amerikan dhe hetimi i SPAK? Anulohet tenderi 400 mln euro për Portin e Ri të Durrësit














