Një shtetas shqiptar, i identifikuar si Bledar Barsan, 32 vjeç, është arrestuar në Tiranë pas një urdhri ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet italiane.
Barsan është dënuar nga Gjykata e Ankonës me 8 vjet, 11 muaj e 10 ditë burgim për veprat penale të plagosjes, kundërshtimit të punonjësit të Policisë dhe vjedhjes.
Pas ndalimit të tij në kryeqytet, autoritetet shqiptare kanë nisur procedurat për ekstradimin drejt Italisë, ku ai pritet të vuajë dënimin e dhënë nga gjykata italiane.














