• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Linçim publik!”/ PS refuzoi arrestin e Ballukut, Këlliçi përplaset me Baton Haxhiun: Ke 60 mijë faqe akuza….

21:31 : 09/03/2026
në AKTUALITET, POLITIKE

Mazhoranca socialiste me urdhër të Edi Ramës, ka refuzuar kërkesën e SPAK për ti hequr imunitetin Belinda Ballukut.

Lidhur me këtë çështje, kanë debatuar deputeti i PD, Belind Këlliçi dhe analisti Baton Haxhiu.

Të ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Këlliçi, ka deklaruar se Rama po mbron Ballukun dhe SPAK ka vërtetuar se ajo u ka bërë presion dëshmitarëve, ndaj i duhej hequr imuniteti për t’u përballur me drejtësinë. Sipas tij janë 60 mijë faqe prova që tregojnë veprat penale të Ballukut.

Ndërsa analisti Baton Haxhiu, deklaroi se ndaj Ballukut ka patur linçim publik dhe sipas tij nuk është respektuar parim i prezumimit të pafajësisë.

Debati

Lexo edhe:

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

SPAK jep pretencën për bashkëpunëtorët e Veliajt, kërkon burg për Fatmir Bektashin e “Kontakt” shpk dhe Elman Abulen

Baton Haxhiu: Më thuaj argumentet juridike pse duhet hequr imuniteti? Përmendët 16 mijë faqe. Një prokurori që vendos 16 mijë faqe në tryezë, e konsideroj jo serioze. Do të doja të vendoste dy faqe dhe të vendosë argumentet e korrupsionit. Ju ku i keni argumentet tuaja për korrupsion?

Belind Këlliçi: Këto nuk janë argumentet tona, të PD-së.

Baton Haxhiu: Çfarë keni gjetur në dokumente meqenëse keni patur rast ti shihni?

Belind Këlliçi: Janë 16 mijë faqe, që në kërkesën zyrtare janë përmbledhur në 41 faqe. Meqë kanë dashur me shumë detaje anëtarët e PS, kanë vënë në dispozicion 16 mijë faqe. Sipas dijenisë time, të gjitha aktet shkojnë në 60 mijë faqe. Për sa kohë është e faktuar nga prokuroria, me përgjime nga prokuroria, që cdo ditë pas momentit të parë të komunikimit të akuzës fillestare, që nëse Balluku do të jepte dorëheqjen dhe do të pranonte verdiktin e SPAK që në dhjetor, kam përshtypjen se kjo situatë nuk do të agravonte deri në këtë pikë. SPAK ka faktuar që zonja në fjalë, kur ka shkuar në zyrë, ka vijuar të intimidojë dëshmitarët, ka shkuar të prishë prova. Është e njëjta qasje, akuzë, logjikë, që kemi përdorur në protestat e Bashkisë Tiranë, ku thoshim kreu duhet të largohet pasi prish provat. Është faktuër nga SPAK, nuk besoj se ka një prokuror që ka kurajon apo guximin, apo është aventurier, që të kërkojë arrest për numrin dy të shtetit, bazuar në thashetheme. As në Afrikën qendrore nuk ndodh.

Baton Haxhiu: Ke 44 faqjet.

Belind Këlliçi: Është shkelja e barazisë në tendera, është e faktuar, kur ka shpallur tenderin e tunelit Llogarasë, ka kërkuar anullim, pastaj është zhvilluar takim bashkë me krueministrin me kompaninë, pastaj është hapur tenderi me 50 mln euro më shumë, e ka fituar tendering kompania turke. 99.9% i ka bërë kompania fillestare shqiptare që fitoi tenderin herën e parë. Në rastin e Unazës së Madhe janë të faktuara komunikimet që ajo shpërndan fituesit e loteve. Ne duhet të qëndrojmë te prezumimi i pafajësisë, por ky njeri kaq i fuqishëm, që prokuroria tregon përgjime se si janë intimiduar dëshmitarët, nuk mund të qëndrojë në zyrë.

Baton Haxhiu: Po kthehemi te një kronologji e ngjarjeve. Prokuroria nuk ka qenë  e penguar të marrë të gjithë dokumentacionin në ministri dhe i ka marrë. Dosja e kësaj ministrie ka qenë në prokuroi një vit e gjysëm apo dy, para akt-akuzës. Kur janë bërë nga arkiva e ministrisë në arkivën e prokurorisë, nuk e di sim und të prisheshin provat. Ti thua për prezumimin e pafajësisë, por është vijë ndarëse mes shtetit ligjor dhe lincimit publik. Ky ëshrtë gabimi që SPAK kë bërë. Mosbesimi që ka krijuar, ka përhapur apo ka ndërtuar rrëfime, që janë lincim publik, gati të patolerueshëm. Kjo është shumë serioze.

Belind Këlliçi: Nëse keni prova, faktojini këto.

Baton Haxhiu: PRovat janë nga dosja, ju kanë dhënë mediave të caktuara, që pastaj është bërë lincim publik.

Belind Këlliçi: Dosja nuk është sekret hetimor. PD ka qëndruar tejet korrekte dhe strikt kërkesës së SPAK, që asnjë akt i konsideruar sekret, të mos bëhet puboik, pasi mbajnë përgjegjësi penale deputetët.

Baton Haxhiu: Jam i parimit që prokurorinë dhe sidomos gjykatën, ta cojë në qiell lëndën e vet ose vitet e dënimit, por ajo që kam problem është që ndonjëherë duhet ta mbrojmë drejtësinë e pavarur, nga drejtësia e nxituar. Kjo prokurori e ndërtuar me shumë mund dhe lekë, shumë lehtë mund të jetë e nxituar dhe kjo drejtësi e nxituar humb besimin dhe nuk e kthejmë dot kurrë më. Këtu duhet të kemi kujdes. Nuk kam problem që njeriu i korruptuar të dënohet. Por nëse vepra penale që parashikojnë 2 apo 3 vjet, nuk duhet të prezumohet pafajësia dhe pastaj të kemi lincim publik dhe pastaj të bëjmë dënimin publik. Prokurori nuk mund ta thotë ashtu në një ambjent si parlamenti. Korrigjues duhet të jetë gjykata.

Belind Këlliçi: Prokuroria e ka shprehur qëndrimin, që kemi të bëjmë me shkelje ligjore të përsëritur 9 herë që dënohet cdo herë 4 vite dhe në total mund të shkojë deri në 36 vite. Ata kanë qenë të qartë në raport me hetimet që kanë kryer.

Etiketa: baton haxhiuBelind Këlliçibelinda ballukuspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

08:24 : 04/06/2026
AKTUALITET

SPAK jep pretencën për bashkëpunëtorët e Veliajt, kërkon burg për Fatmir Bektashin e “Kontakt” shpk dhe Elman Abulen

14:41 : 03/06/2026
AKTUALITET

Rama për Zvërnecin: Çështja e origjinës së pronës do të hetohet nga SPAK

13:02 : 03/06/2026
AKTUALITET

Hetimi për tjetërsim pronash në Zvërnec/ SPAK zhbllokon llogaritë e “Albania Land Development”

10:39 : 03/06/2026
AKTUALITET

Laboratori i kokainës në Frakull, SPAK kërkon 14 vite burg për kimistin kolumbian

10:00 : 03/06/2026
AKTUALITET

Protestat për Zvërnecin, reagon kompania investuese: Zotohemi që do respektojmë proceset publike

22:14 : 02/06/2026
Para

Fshati në Korçë zhduket nga sistemi, shkak lapsusi i juristit

TË GJITHA

Efektivi i vrarë, Enea Mekolli

Ngjarja e rëndë në Maliq, ja kush është efektivi që u vra në krye të detyrës

09:02 : 04/06/2026

EMRAT/ Një efektiv u vra dhe një tjetër u plagos, detaje nga operacioni ku pati shkëmbim me armë zjarri!

08:50 : 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

08:43 : 04/06/2026

Tragjedia në Lezhë/ Dalin fotot e dy të rinjve që u mbytën në det

08:38 : 04/06/2026

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

08:24 : 04/06/2026

E rëndë në Maliq/ Të shtëna me armë zjarri gjatë një operacioni, vritet një polic, plagoset një tjetër

08:18 : 04/06/2026

Këmbimi valutor 4 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:09 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom