Një ditë pas takimit me demokratët e Vlorës, Ervin Salianji ka shpërndarë një postim në facebook me foto gjatë takimit.
Salianji shkruan se korrupsioni e ka kalbëzuar qeverinë, e cila sipas tij, ka rënë moralisht dhe është delegjitimuar, ndërsa shton se i takon PD-së që të bëjnë gjithçka të largojnë Edi Ramën.
“Me demokratët e Vlorës! Korrupsioni e ka kalbëzuar qeverinë, e ka rrënuar moralisht dhe delegjitimuar, na takon ne demokratëve të bëjmë gjithçka për të larguar Edi Ramën”,- shprehet Salianji.
Takimet e Salianjit me mbështetësit demokratë vijnë në një kohë kur PD është në qendër të kritikave, në lidhje me reagimet e kësaj force politike, pas skandaleve që kanë përfshirë qeverinë Rama.
Kreu i kësaj force politike, Sali Berisha prej vitit të kaluar vijon me foltoret dhe protestat por deri më tani nuk është parashtruar asnjë mundësi apo alternativë e qartë nga kjo forcë politike, që do të bënte ndryshimin në vend.














