• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Grenell i gëzohet shpërndarjes së Kuvendit, shpreson në rikthimin e Thaçit për zgjedhje

15:37 : 07/03/2026
në RAJONI

I dërguari i presidentit amerikan për misione të posaçme, Richard Grenell, ka sugjeruar rikthimin në politikë të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, duke thënë se ai mund të marrë edhe postin e kryeministrit në të ardhmen, në një kohë kur vendi po përballet me mundësinë e zgjedhjeve të reja pas dekretit të presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit.

Thaçi aktualisht ndodhet në paraburgim në Hagë, ku po përballet me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Dhomat e Specializuara të Kosovës, akuza ndaj të cilave është deklaruar i pafajshëm.

Në një postim në rrjetin social X, Grenell shkroi: “Lajm i shkëlqyer. Zoti po na përgatit të gjithëve për rikthimin e Hashim Thaçit! Thaçi për kryeministër”.

Deklarata e tij vjen në një kohë kur procesi gjyqësor ndaj Thaçit në Dhomat e Specializuara në Hagë po shkon drejt përfundimit.

Lexo edhe:

Pse u shty shpallja e aktgjykimit për ish-krerët e UÇK-së në Gjykatën Speciale?

“Më është mbyllur goja…”, Hashim Thaçi rrëfen përjetimin në 6 vite izolim

Më 18 shkurt, Thaçi dhe bashkë-të akuzuarit e tjerë – ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, si dhe ish-deputeti Rexhep Selimi – u deklaruan sërish të pafajshëm në deklaratat përmbyllëse në gjykatë.

Ish-eprorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, akuza që të katërtit i kanë mohuar.

Prokuroria ka kërkuar që ata të shpallen fajtorë dhe të dënohen me nga 45 vjet burgim secili, ndërsa ekipet mbrojtëse kanë kërkuar lirimin e tyre, duke argumentuar se nuk ka prova për krimet e pretenduara.

Tani, gjykatësit kanë deri në tre muaj kohë për të marrë një vendim ose për të kërkuar zgjatje të afatit.

Komentet e Grenellit vijnë gjithashtu në një moment tensioni politik në Kosovë, pasi vendi po përballet me krizë institucionale lidhur me zgjedhjen e presidentit.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nxori dekret për shpërndarjen e Kuvendit pasi ky institucion dështoi ta zgjedhë presidentin e ri deri më 5 mars. Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje u ankua ndaj vendimit në Gjykatën Kushtetuese.

Osmani i mblodhi partitë politike për të diskutuar për zgjedhje të reja, por në takim nuk mori pjesë partia e kryeministrit Albin Kurti. Kurti e quajti dekretin “jokushtetues”, duke thënë se Kushtetuta parasheh afat prej 60 ditësh për zgjedhjen e presidentit dhe se zgjedhjet nuk janë zgjidhje.

Seanca e 5 marsit në Kuvend dështoi në mungesë kuorumi, pasi deputetët e partive opozitare nuk morën pjesë në votim.

Grenell ka qenë i përfshirë më herët në zhvillimet politike që lidhen me Kosovën. Në nëntor të vitit 2019, ai u emërua nga presidenti i atëhershëm amerikan, Donald Trump, si i dërguar i posaçëm për negociatat mes Kosovës dhe Serbisë.

Në vitin 2020, gjatë këtij mandati, Kosova dhe Serbia nënshkruan në Shtëpinë e Bardhë marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike – të njohur si Marrëveshja e Uashingtonit – e cila nuk është zbatuar kurrë në tërësi/REL

Etiketa: Hashim ThaçiRichard Grenell

Lajme të lidhura

RAJONI

Pse u shty shpallja e aktgjykimit për ish-krerët e UÇK-së në Gjykatën Speciale?

18:55 : 08/05/2026
AKTUALITET

“Më është mbyllur goja…”, Hashim Thaçi rrëfen përjetimin në 6 vite izolim

22:41 : 04/05/2026
RAJONI

Mbrojtja kërkon lirimin e Hashim Thaçit nga Gjykata Speciale

20:59 : 05/04/2026
RAJONI

Gjyqi në Hagë/ U akuzua për ndërhyrje në drejtësi, Hashim Thaçi deklarohet i pafajshëm

12:11 : 27/02/2026
RAJONI

Sot deklaratat hyrëse në rastin ndaj Thaçit, Smakajt, Kilajt, Fazliut dhe Kuçit për pengim të drejtësisë

08:44 : 27/02/2026
RAJONI

Dëshmitë në Hagë, Reuters citon Thaçin: S’ka drejtësi për viktimat duke dënuar të pafajshmit!

21:48 : 18/02/2026
Para

Dy vrasje në tre muaj! Si u dekorua drejtuesi i policisë i lidhur me grupin e Ines Hajrullës

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom